I Ngarkuar me punë i Uashingtonit në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, David Wisner ka takuar dje kryetaren e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushkën si dhe nënkryetaren Dhurata Çupin. Përmes një njoftimi të publikuar ditën e djeshme në rrjetet sociale, ambasada amerikane theksoi se fokusi i diskutimit ishte reforma në drejtësi dhe roli i opozitës në një demokraci të shëndetshme. “Për të diskutuar përparësitë legjislative të Kuvendit, I Ngarkuari me Punë i SHBA David Wisner u takua me Kryetaren Klotilda Bushka dhe Nën-Kryetaren Dhurata Çupi të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike, dhe të Drejtat e Njeriut sot pasdite. Ata ranë dakord për rëndësinë e posteve kyçe si ai i Avokatit të Popullit, natyrën kritike të përpjekjeve të Shqipërisë për reformën në drejtësi, si dhe rolin që shumica dhe opozita luajnë në një demokraci të shëndetshme”, shkroi ambasada e SHBA në Tiranë. Ndërkohë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë organizoi dje pritjen e 8-të vjetore të Laboratorit të Gazetarisë Investigative me Albanian Center for Quality Journalism. “Krenarë që organizuam pritjen e 8-të vjetore të Laboratorit të Gazetarisë Investigative me Albanian Center for Quality Journalism! Gazetarët që u bëjnë pyetje të vështira udhëheqësve të zgjedhur janë një shtyllë e demokracisë. I Ngarkuari me Punë David Wisner theksoi mbështetjen tonë për punën e tyre për të hedhur dritë mbi zhvillimet e rëndësishme në Shqipëri dhe gjetkë. Ambasada e SHBA-së është krenare të mbështesë programin dhe mirënjohja jonë shkon për çdo anëtar të diplomuar të Laboratorit të Gazetarisë dhe çdo mentor që punon së bashku me studentët. Urime për studentët tanë të rinj të Laboratorit që u zgjodhën për të marrë pjesë në program! Suksese”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë