Gazetari Arian Çani ishte këtë të diel i ftuar në një intervistë ndryshe në një emision televiziv. Ai ka folur për jetën e tij, por edhe për karrierën shumë të gjatë televizive, ndërsa ndau edhe një mendim të tijin se si duhen parë politikanët.
Ai tha se ka respekt për njerëzit e politikës, ndërsa shtoi se te ata i intrigon ambicia e tyre, ndaj ai shprehet se nuk është e drejtë që njerëzit e politikës vetëm të shahen, te ata sipas Çanit fillimisht duhet parë “metamorfoza” që ata pësojnë.
Ne e marrim “hë mos e këta janë hajdut e të korruptuar”, lëreni atë pjesë njëherë e shiko pjesën njerëzore, se si kanë arritur deri atje. Mua më intereson pjesa njerëzore, ambicia më intereson mua. Te njerëzit ambicioz, ka nga ata që shkelin rrugës, futin duart e vjedhin gjëra, ka nga ata që arrijnë të shkelin por nuk kapen, ka e nga ata që nuk vjedhin gjë. Mua nuk më intereson kjo pjesë se unë nuk bëj gazetari investigative, mua ajo që më intrigon gjithmonë është ambicia, a arrijnë të realizojnë ëndrrën e tyre apo jo”,-tha Arian Çani.