Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka hedhur akuza të forta në adresë të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokati zbulon se kush ja ka çuar valixhet me para Ilir Metës në Zelandë të Re, Angli, Itali, Zvicër dhe Qipro, ndërkohë që ka dhënë gjithashtu detajet e forta nga skema e pastrimit të parave të presidentit të PL me ish-ministrin e Transporteve dhe shoferin e Janullatosit në Greqi.
-Avokat Beqiri, një nga mesazhet që kryeministri Edi Rama dha gjatë takimit me diasporën në Athinë ishte heqja e ligjit të luftës që Greqia ka ende në fuqi me Shqipërinë. Pse Athina zyrtare nuk e ka shfuqizuar ende ligjin dhe çfarë do të sillte heqja e këtij ligji?
Ligji i luftës u vendos u vendos nga Greqia për një qëllim madhor për ato. Sikurse e dimë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ato bënë shpërngulje masive të çamëve nga tokat e veta. Ajo ka qenë një gjenocid dhe një spastrim etnik i vërtetë, i ngjashëm me atë të Armenisë. Faktikisht ne nuk kemi patur shtet të fortë i cili ta vinte në ujëdhinë e të drejtës ndërkombëtare këtë problem dhe ta zgjidhte prej kohës. Është proces jashtëzakonisht i vonuar si proces pasi Greqia pretendonte sikur ne ishim pushtues të saj në aspektin se meqë ne na pushtoi Italia fashiste dhe Viktor Emanueli vendosi kurorën e mbretit dhe e konsideronte dhe Shqipërinë si pjesë të mbretërisë së Italisë kur na pushtuan. Heqja e këtij ligji të luftës sjell atë që po të hiqet këtij ligj, zhbllokohen të gjitha pasuritë e shqiptarëve në Greqi, të cilat janë marramendëse faktikisht. Ka të drejtë çdo shqiptar ta kërkojë sikurse çdo njeri te ne pronarë të vjetër ka të drejtë të kërkojë pronën e tij dhe i marrin. Kanë të drejtë dhe të rikthen dhe në pronat e tyre, andej nga janë përzënë me dhunë sepse kam pronën time dhe do të ndërtoj shtëpi e dua të kthehem.
-Pse shqiptarët që kanë vite që jetojnë në Greqi e kanë kontribuar për këtë shtet e kanë të vështirë të pajisen me pasaporta greke, janë të vetmit shqiptarë në Greqi të cilët e kanë të vështirë këtë gjë. Çfarë pengese ka nga ana ligjore?
Nuk ka asnjë pengesë ligjore por është artificiale e cila vetë Greqia e ka sajuar pasi duke patur probleme të rëndësishme kombëtare të natyrës që ato vetë janë të ndërgjegjshëm që shqiptarët atje janë në truallin dhe tokën e tyre. Ata kanë luftuar gjithë kohën që duke i mbajtur sa më larg probleme e duke iu mohuar të drejtat themelore të njeriut, duke iu mohuar të drejtat e shkollimit, të drejtat pronësore, etj, ato duan gjithmonë që t’i sundojnë vetë pasi janë pasuri përrallore e t’i konsiderojnë sikur janë të tyre. Për rrjedhojë, ato thonë se çdo lloj shtetësie me iu dhënë shqiptarëve janë problematike dhe i zvarrisin me copa letre e i lënë për 30 e ca vjet e që është një turp i madh. Por e morën mësimin e duhur nga kryeministri i Shqipërisë i cili për hir të së vërtetës i cili ka qenë një ndër aktet më madhore e historike ku në mes të Athinës ua thotë në sy grekëve, e jo vetëm qeverisë po ia thotë dhe të gjithë popullit që ka ardhur koha e drejtësisë dhe e paqes pasi doni apo nuk doni ju luftë nuk bëni më me ne dhe ne kundër jush. Ndaj, me drejtësi dhe me paqe duhet t’i zgjidhin këto probleme.
-Mesa duket Rama nuk do të jetë i vetmi që ndërmarr një tur të tillë me diasporën në Athinë. Edhe ish-presidenti Meta ka deklaruar se do ndërmarr një tur të tillë në Athinë pas Ramës, çfarë impakti do të ketë?
Nga mënyra dhe sjellja ju e shikoni sa ka shkarë, e këtë kemi patur ish-president e kryetar shteti. Krahasoje tani këtë me atë burrë shteti, Edi Rama që shkon në mes të Athinës pasi në historinë tonë kemi patur gjithmonë probleme me Greqinë, kemi patur provokacionet e gushtit të 49’-ës ku iu dhamë një mësim të duhur grekëve. Edhe kur u prishën në traktatin e Varshavës, pati një tentativë nga Greqia që ta shfrytëzonte atë situatë dhe hodhi sinuata se donte ta pushtonte Shqipërinë. Kryeministri i asaj kohe, Mehmet Shehu i tha provojeni e për katër orë do ta pi kafen në Athinë, kurse Edi Rama vajti dhe e piu kafen në Athinë, jo vetëm e piu kafen por bëri dhe aktin e takimit me diasporën. Kurse Meta nuk vete dot atje, sepse ato e dinë që ky është një spiun i ndyrë i Shovinizmit grek. E dinë jashtëzakonisht mirë që ky ishte si president i republikës e vajti në Greqi dhe bëri lojën e këtyre horave që po bëjnë tani. Anti shqiptarët më të mëdhenj tani mblidhen nëpër studio televizive dhe flasin dhe e konsiderojnë një turp vizitën e Ramës në Athinë. Meta do të shkojë tani në Greqi me idenë se do të shkojë sikurse shkova herën e parë ku nuk zuri në gojë asnjë problem të çështjes shqiptare dhe të problematikave reale që ka emigracioni atje, si të pensioneve, problemin e kartave ku të marrin pasaportat e letrat, problemin e shkollave shqipe që duhet të hapen në Greqi. Por Meta shkoi për të marrë valixhet me euro si spiun i tyre si është, ku njëherë dërgon Haxhinaston, ndonjëherë dërgon shoferin e Janullatosit që vjen dhe ua sjell eurot këtu, herë dërgon gruan e Haxhinastos se është krye sekretarja e Janullatosit dhe prandaj e mban Haxhinaston aty dhe e ka njeriun më të besuar në parti. Ilirit i ka ikur koha, i ka bërë këtij vendi dëme të jashtëzakonshme edhe si spiun e tradhtar. Por ky e ka gllabëruar në pikëpamjen e vjedhjeve dhe grabitjeve pa fund. Nëse do t’ja nxjerrësh paratë këtij horri, SPAK-u duhet të hetojë urgjentisht ato që ky ka vendosur konsull nderi. Ka vendosur ca konsuj nderi ky nga të cilët nuk ishin konsull nderi por ndryshe nga këtu vendet e tjera të botës merr një pasaportë të zakonshme jo një pasaportë diplomatike. Ai nuk mund të konsiderohet diplomat por ndërmjetëson në vendin ku është për biznese të ndryshme, etj. Por jo ta konsiderosh si diplomat me pasaportë diplomatike, ku vetëm kanë marrë si konsuj valixhet me para nga Iliri Meta dhe i kanë çuar sa në Zerlandë të Re, sa në Angli, sa në Itali, sa në Zvicër e sa në Qipro. 90% e konsujve të nderit që ka bërë Ilir Meta kur ishte ish-ministri i Jashtëm, janë pastrues të produkteve që rrjedhin nga një krim të Ilir Metës. Këtë do ta presin me domate të kalbura e do t’i thonë ik hajdut me çizme sepse ne vijmë në emigracion e vuajmë në punë të rënda. E këtë e kemi peshqesh nga ty se le pasuri kombëtare pa grabitur e nuk ka le neve që t’i gëzojmë ne me prindërit tonë në Shqipëri.
Intervistoi: Rigels Seliman