Avokati i njohur, Idajet Beqiri thotë në një intervistë për gazetën “SOT”, se çështja e “21 janarit” duhet të hetohet nga SPAK, pasi funksioni i këtij institucioni është pikërisht ky. Sipas tij, Gjykata e Lartë tashmë ka ndezur dritën jeshile për një proces të rregullt dhe ligjor. Sipas tij, në datën 12, gjykata do tërhiqet për vendim dhe ai mendon se do e marrë brenda ditës, ose do e marrë maksimumi një javë. Por brenda marsit, për avokatin, kjo çështje është e përfunduar dhe do t’i vejë SPAK, sepse nuk mund të luhet me vendimin e Strasburgut dhe me një krim që është shtetëror që ata 4 protestues u vranë për të mbajtur me forcë pushtetin. Beqiri, thotë se ata kanë dhe një provë ku tregohet se është urdhëruar që të qëllohet. Sipas tij, ata kanë një video si provë dhe nuk është dorëzuar te Prokuroria e Tiranës, sepse nuk kanë besim. Nëse e merr SPAK nën hetim, videoja do të dorëzohet tek ata, theksoi ai.
-Avokat Beqiri, vendimi i Gjykatës së Lartë për 21 janarin ishte në pritshmëritë tuaja?
Po ishte. Çështja nuk është ndjekur nga pala e dëmtuar, viktima Aleks Nika pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, por para vendimit të gjykatës familja e Aleks Nikës bëri një kallëzim penal dhe ja drejtoj SPAK dhe thuhej se ky është krim që është bërë jo nga ata që keni gjykuar ju, por krim shtetëror dhe këtë krim e kanë kryer me emra Berisha dhe Andrea Prendi me bashkëpunëtorët e tjerët të tyre dhe këtë kallëzim penal dhe një provë që kishte dal e re një video regjistrim ku dalloheshin urdhrat që ishin dhënë nga komanda e gardës. Ata kallëzuesit ja çuan SPAK kallëzimin. SPAK e mori dhe në vend që ta regjistronte procedimin dhe të fillonte hetimin ja çoj prokurorisë së Tiranës dhe meqenëse nuk u pajtua me këtë sepse i thamë SPAK nuk është kompetencë e prokurorisë hetimi i çështjeve që kanë të bëjnë me ish-kryeministër dhe ish-ministër të brendshëm. Kundër këtij vendimi të SPAK bëmë ankim në GJKKO, nuk e pranoi, e hodhëm në Apel dhe nuk e pranoi. Ja çuam gjykatës së Lartë rekurs dhe kur ishte duke e shqyrtuar doli vendimi i Strasburgut dhe ne vendimin e gjykatës me një shtesë rekursi ja dërguam si plotësim Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë tashmë ka ndezur dritën jeshile për një proces të rregullt dhe ligjor. Gjykata do vendos se kush është kompetente për të vijuar hetimin kësaj çështje.
-Ju do të përfaqësoni familjen Aleks Nikës, ku do ta mbështesni argumentin tuaj?
Është ligjore sepse SPAK-u për këtë u krijua për të luftuar korrupsionin e lartë shtetëror dhe krimin e organizuar të nivelit të lartë. Në rast se është ai person që kallëzohet penalisht dhe ne penalisht kemi kallëzuar Berishën, Bashën dhe këta të dy janë subjekt të hetimit në SPAK. Ata kanë urdhëruar që të qëllohet, kemi një video si provë dhe nuk e kemi dorëzuar sepse i thamë SPAK i dorëzojmë vetëm tek ju, ata thanë çojini në Prokurorinë e Tiranës. Nuk e çuam në Prokurorinë e Tiranës sepse nuk kemi besim, është e kapur, ka qenë ortake me Berishën dhe me familjen e tij. Të gjitha çështjet që kanë shkuar nga ajo familje janë me mosfillim ose me pushim. Prokuroria e Tiranës i çeli hetimet për 21 janarin në 2021 dhe deri më sot nuk ka bërë asgjë, zero. Për Berishën dhe Bashën kjo është një çështje e re që do të filloj nga e para dhe aty do të thuhet kush janë provat dhe pikat më të fuqishme. E para ata u vranë jashtë rrethimit, pse u vranë ata? Pse tha ai janë vrarë nga protestuesit dhe qitjet janë bërë me çadra pistoletë? Pse u tha ai mjekëve që qitjet janë bërë nga afër, kur ato janë nga larg? Pse s’ja dha kamerat policisë ai? Kur u dha urdhër që gardistët të arrestohen, po Berisha në vend që ti lejonte që të arrestoheshin por i dekoroi? Këto janë prova që tregojnë se SPAK duhet që të filloj hetimin. Në datën 12, gjykata do tërhiqet për vendim dhe mendoj se do e marr brenda ditës, ose do marr maksimumi një javë. Por brenda marsit kjo çështje është e përfunduar dhe do ti vejë SPAK, sepse nuk mund të luhet me vendimin e Strasburgut dhe me një krim që është shtetëror që ata 4 protestues u vranë për të mbajtur me forcë pushtetin.
-Mendon se do të duhet të vijohet me masën arrest me burg për Berishën, pavarësisht atyre që thotë mbrojtja se ai nuk largohet jashtë?
Këto janë çështje ligjore të dyja, si për Dakon edhe për Berishën. Për Dakon kam vlerësimin ligjor që për ato akuza që i kanë ngarkuar ishte e nxituar masa arrest me burg pa afat, sepse nuk merret një masë e tillë edhe për qytetarë të thjesht sepse rrezikshmëria e veprës dhe autori nuk janë për atë masë, por mund të ishin detyrim paraqitje. Për Berishën në rast se ka kaluar afati i paraburgimit ai nuk e mban dot më, sepse afatet janë afate edhe në rast se janë mbyllur hetimet dhe nuk rezulton asnjë provë tjetër përveç atyre që ka koha e paraburgimit është e tillë që nëse do jap vendim gjykata mund ta dënoj me aq burg sa ka bërë paraburgim në këtë situatë e çojnë në arrest shtëpie dhe pastaj do dal në gjyq. Kurse Berisha e ka masën që të mos flas dhe ai flet me përkrahësit e tij, por SPAK e ka konsideruar si diçka që nuk përbënë problem.
Intervistoi: Rigels Seliman