Pas refuzimit që kryediplomati shqiptar i bëri notë protestës ndaj vendit tonë në lidhje me incidentin e ndodhur ndaj autobusit të futbollsitëve serbë, Vuçiç ka marrë një vendim. Ai ka bërë me dije për mediat serbe se për 6 muajt e ardhshëm, ambasadori nuk do të ketë asnjë kontakt diplomatik jo vetëm me të, por me asnjë zyrtarë tjetër serb.
“Në gjashtë muajt e ardhshëm, me ambasadorin e Shqipërisë, Ilir Boçka nuk do të ketë më kontakte diplomatike, për shkak se ai refuzoi të pranojë notën e protestës. Një sjellë jo diplomatike të cilën nuk mund ta kuptoj”, është shprehur kryeministri serb në një konferencë për mediat.
Serbia ka pasur në dorë dy alternative, tha Vuçiç, ose ta shpallë person non grata ose ta bllokojë për 6 muajt e ardhshëm.
Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë e quajti incident diplomatik goditjen me gurë të autobusit të ekipit serb ndërsa vinin nga Rinasi në drejtim të Tiranës ku do akomodoheshin në hotel. Ministria thirri ambasadorin shqiptar në Beograd për t’i dhënë notën e protestës, por kryedplomati shqiptar nuk shkoi…veprim i cili duket se nuk është mirëpritur nga kryeministri Vuçiç.