Analisti Ilir Demalia ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Metaj dhe ish-kryeministri Sali Berisha, të cilët sipas tij, kanë konfirmuar hapur së fundmi veten si “këlyshë” të grekëve. Ti ofrosh shqiptarëve për t’i drejtuar një personash si Beleri të dënuar me burg për korrupsion si dhe të hetuar për vrasjen e dy bij nënash ushtarë në Masakrën e Peshkopisë (dosje e zhdukur në vitet 97), vetëm dy personazhe anti-shqiptarë, si Ilir Meta dhe Berisha e bëjnë. Ditët e fundit ata kanë marrë në mbrojtje hapur Belerin, i cili u dënua nga SPAK me dy vite burg. Në një reagim në rrjetin social, Demalia u shpreh ditën e djeshme se Berisha dhe Meta janë në shërbim të qarqeve më të zeza shovinisto-terroriste greke për irredentizmin dhe separatizmin e Himarës me deputetët e tyre dhe median. Ai thotë se pasi hëngrën lugën e çorbës së prishur me regjimin komunist edhe si spiune te Sigurimit, sot me qarqet greke-serbe janë ulur këmbëkryq mes Parlamentit. “Ku është hal(e)lita shqiptare?! Ku janë hale-intelektualët shqiptarë?! Ku janë hale-artistët, shkrimkarët, hale-analistët, që jo vetëm heshtin për maskaradën opozitës Meta(j)t-Berishës në lidhje me Beler shtazën, por janë vënë në shërbim të qarqeve më të zeza shovinisto-terroriste greke për irredentizmin dhe separatizmin e Himarës me deputetët e tyre dhe median. Të gjithë kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur si dje me regjimin komunist edhe si spiune te Sigurimit, sot me qarqet greke-serbe ulur këmbëkryq mes Parlamentit dhe kanë të varur një dekorate nga Ilir Meta si Lala Kros. Ytttt plehu gjallë me u qit ju jashtë shqipnie”, u shpreh Demalia.
Meta dhe Berisha marrin në mbrojtje Belerin
Reagimi i ashpër i Demaliajt erdhi pasi Ilir Meta takoi në fundjavë të atin e Fredi Belerit. “Jam në Himarë, pranë Petro Belerit, babait të të rrëmbyerit politik nga banda në pushtet, që e ka rrëmbyer pikërisht për të rrëmbyer pronat e himariotëve në mënyrë që të pastrohen paratë e drogës dhe krimit të organizuar. Himara do ja tregojë vendin edhe nga burgu, regjimit të pengmarrësve dhe do t’ua tregojnë gjithmonë siç ja u ka treguar osmanëve njëherë e një kohë dhe siç ja u ka të gjithë pushtuesve dhe zaptuesve. Nga e hëna do bëj kërkesën për të vizituar të rrëmbyerin politik në një vend anëtar të NATO-s, në një vend që synon të çelë negociatat me Bashkimin Europian dhe të anëtarësohet, në një vend ku mbretëron arbitrariteti dhe jo vullneti i qytetarëve dhe demokracia. Përshëndetje të gjithë himariotëve trima dhe guximtarë që u kanë dhënë shembull të gjithë shqiptarëve se si duhet sfiduar ky regjim grabitës dhe intimidues”, shkruajti Meta. Në momentin kur u dënua Beleri, Meta sulmoi edhe SPAK duke i quajtura të kapura nga Edi Rama. “Çështja Beleri është problem thelbësor dhe skandaloz i vetë mungesës së demokracisë në Shqipëri, është treguesi më flagrant i kapjes së shtetit, i përdorimit kriminal të shtetit nga kryeministri. Kryeministri ka kapur policinë, prokurorinë, gjykatat, përdorimi i dëshmitarëve të rremë dhe bllokimi i betimit të tij është antikushtetues. Fredi Beleri u rrëmbye në mënyrë mafioze nga policia e Edi Ramës. Ai fitoi zgjedhjet dhe duhet të ishte kryebashkiak i Himarës. Për shkak të këtyre padrejtësive, çështja ka marrë jehonë më të madhe. Kryeministri Rama ka kapur për fyti drejtësinë. Sa i përket çështjes së dënimit ose jo të gjyqtares Irena Gjoka, unë nuk dua të komentoj shumë mediat e huaja. Autoritetet tona kanë thënë se ndaj gjyqtares nuk ka akuzë, por kjo nuk do të thotë se duhet të besojmë autoritetet e shtetit tonë, që janë të kapura. Nuk është hera e parë që ndodh që funksionarë të lartë të maxhorancës apo të shtetit të kenë probleme me drejtësinë. Kemi rastin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, që edhe pse doli se ishte dënuar, sërish është aty, sepse ka interesa Edi Rama. Ndërsa, akuzat ndaj Berishës janë të fabrikuara totalisht nga një vend i kapur, që synon shkatërrimin e pluralizmit. Është kjo qeveri, që ka lënë pensionistët në mëshirë të fatit”, deklaroi Meta.
Reagimet e Berishës
Edhe Sali Berisha, njësoj si Ilir Meta ka ditë që mbron Belerin nga dritarja e banesës së tij ku është izoluar që nga muaji dhjetor i 2023. Ai thekson se Beleri është dënuar pa prova dhe akuzon kreun e qeverisë, Edi Rama se ka stisur dosjen e tij. “Çdo orë, ditë që kalon dëshmon se sa jetike, vendimtare është për fatin, për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve, beteja pa kthim për përmbysjen e regjimit, e narko regjimit të bazuar në aleancën e pushtetit me organizatat kriminale, me korrupsionin dhe vjedhjen e shqiptarëve, me drogën. Çdo ditë regjimi tregon fytyrën e tij të shëmtuar. Nuk ndalet në krimet e tij nga asgjë. Sot ai dëshmoi para shqiptarëve me dënimin e kryetarit të zgjedhur me votën e qytetarëve të Himarës, Fredi Belerit, me dënimin pa asnjë shkak, pa asnjë faj, me dënimin mbi bazën e një dosje të stisur si në kohërat më të zeza të sigurimit të shtetit. Me dënimin e tij, Edi Rama, miqtë e mi, ju faktoi shqiptarëve se pavarësisht se si ju do të votoni, kurrë nuk do të keni atë që doni me votën tuaj. Ky përbën një akt flagrant të këtij armiku të egër të votës së lirë të shqiptarëve. Të dënosh me një proces farsë, një qeveritar të zgjedhur vendor, do të thotë se nuk pranon vullnetin e qytetarëve se dhe drejtësinë e ke shndërruar në një vegël të verbër të pushtetit të krimit”, tha Berisha.