Pas izolimit historik ndërkombëtar, hapjes së disa llogarive me drejtësinë, Sali Berisha, Ilir Meta, por edhe familjarët e tyre, në përpjekje për të shtrënguar radhët dhe për të mbajtur stafetën opozitare dhe ushtruar trysni politike ndaj SPAK kanë intensifikuar daljet e tyre me konferenca për media. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë dosje të hapura në SPAK, madje kreut të “Foltores” i është bllokuar pasaporta dhe në ditët në vijim rrezikon dhe arrest shtëpie. Prokurorët kanë hapur dosjen e aferës së privatizimit të ish Klubit Partizani, ndërsa ka regjistruar disa procedime penale për Ilir Metën për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie etj. Edhe Ilir Meta u thirr për të dytën herë për çështjen “CEZ-DIA”. Lidhur me këto zhvillime analisti i njohur Ilir Demalia paralajmëron se si Meta dhe Berisha po përdorin presionet dhe shantazhet për të justifikuar vjedhjet e tyre në mënyrë për të shpëtuar nga prangat e SPAK. Demalia, i pyetur në një intervistë televizive për marrjen në pyetje të Metës dhe deklarimet e tij se ai që e ka paditur është dënuar për dhunë në familje tha se: Po ça lidhje ka ai. Edhe nëse ai është dënuar për dhunë nuk ka lidhje me akuzën. Ky është akuzuar për këtë gjë dhe merret me paditësin. Ata duan që të justifikojnë veten, ai duhet që të përgjigjet për “CEZ-DIA” dhe të thotë ku janë lekët dhe dokumentet. Ke hedhur firmë. Tek “CEZ-DIA” është bërë nami”, u shpreh Demalia.
Mbrojtja e Berishës dhe Metës
Sipas Demaliat, si Meta, apo Berisha po përdorin çdo lloj karte për tu mbrojtur nga akuzat. Një nga ato janë sulmet nda prokurorëve të çështjes. “Prandaj them se unë se drejtësia nuk është në qëndrimin e duhur. Ku ke parë ti në ndonjë vend në botë që njerëz që janë akuzuar për grabitje, jo që kanë vjedhur se vjedhja është luks për këta, por këta kanë grabitur dhe thotë këto deklarata. Del edhe ajo vajza e tij, Berishës edhe thotë se babai im ka bërë ligje, cilat ligje ka bërë ai. Dy ligjet më antishtet dhe më kriminale janë 7501 dhe ligji i legalizimit të pronave që e kanë bërë të dyja partitë sepse i ka interesuar, sepse me ngatërrimin e pronave kanë përgatitur këta, ka përfituar media. Njoh njërin që ka marrë një vilë, këta janë kriminale, si mund të merret një njeri që drejton një media me gjëra të tilla. Këta janë banditë. Saliu thotë ky ka qenë prokuror i komunizmit, po ti shoku Sali ca ke qenë. Njeriu e mban pak vetën por ky është bërë qesharak fare, hyjnë nga kangjellat, dalin nga dritare, hyjnë nga dritaret. Atëherë nëse funksionon le të shpërbëhet Shqipëria sepse nuk do të ndërtohet dot kurrë tregon se ne nuk kemi shtet, do vijnë edhe ata emigrantët nga dhe le të bëhet një shtet rrumpallë, sepse rrumpallë ka qenë dhe rrumpallë ka për të qenë. Kanë filluar më këtë prishjen e imazhit tani këta, po i prishet imazhi një hajduti, a ka imazh trafikanti dhe a ka imazh një i korruptuari. të gjithë nuk jemi engjëj, por njeriu mban një bosht burrërie dhe integriteti. Ca pune ka politika këtu, zotëri këtu është dokumenti që ke firmos, ku kanë shkuar këto lekë. Pastaj kush janë këta që nuk i binden drejtësisë, në çdo vend të botës thirrjes së gjykatës ti nuk mund ti shmangesh, pastaj është gjykata ajo që vendos. Ne deri tani nuk kemi pas as gjykata as prokurori. Nuk jam për tu dënuar dy vetë, le të dënohet Berisha dhe Meta, por duhet që të shkohet edhe me thellë”, u shpreh Demalia. Kujtojmë se disa ditë më parë Këshilli i Lartë Gjyqësor foli për “sulme mediatike, të pajustifikuara ndaj gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, që përbëjnë sulm ndaj gjyqtarëve për shkak të detyrës, duke synuar intimidimin, kërcënimin dhe ndikimin e paligjshëm të tyre nëpërmjet përndjekjes mediatike.