Gazetari dhe publicisti i njohur shqiptar që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, Ilir Demalia ka komentuar situatën politike në vend, teksa e ka ndalur theksin tek protesta e fundit e opozitës më 20 shkurt. Gjithashtu në intervistën për “Dritare.net”, ai ka përkujtuar dhe rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës. Demaliaj ka sjellë disa fakte interesante. Sipas tij, Sali Berisha ka qenë kundër rrëzimit të bustit të diktatorit, madje sipas tij, atë ditë që u rrëzua monumenti ka kaluar me atë makinën Fiat që i dha Komiteti Qendror dhe u largua nga Bulevardi. Nga ana tjetër, Demalia ka folur edhe për deputetët shqiptarë që janë shfaqur hapur duke punua për interesat e Greqisë në Shqipëri, siç është dhe rasti i Fredi Belerit.
-Zoti Demalia, si t’u duk përkujtimi i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës pak ditë më parë?
Këto përkujtimet mua më kujtojnë ato përkujtimet e kohës së komunizmit për ngjarje të ndryshme. Janë bërë si ato festat e brigadave. Ne nuk duhet të mburremi. Ne mbas 33 vjetësh duhet ta kishim ezauruar këtë duke u trajtuar dhe ballafaquar me faktet, rrethanat si ndodhi, pse ndodhi dhe çfarë ndodhi dhe jo duke rrahur gjoksin. Edhe un kur u rrëzua, u gëzova vetëm ajo urrejtja që ishte grumbulluar për atë regjim. Ata ishin në shërbim të regjimit komunist dhe të sigurimit të shtetit tani na dolën heronjtë që rrëzuan komunizmin. Po ti dëgjoje, mediave u ka shpëtuar një gjë. Berisha ka qenë kundër rrëzimit të monumentit. Atë ditë që u rrëzua monumenti ka kaluar me atë makinën Fiat që i dha Komiteti Qendror dhe u largua nga bulevardi. Mirëpo sipas referencave këta të PD-së edhe po t’i pyesësh ata nuk e dinë së çfarë kanë rrëzuar. Janë shumë konfuzë. Sepse nuk kanë rrëzuar gjë. Njëri thotë dita e rrëzimit të monumentit, tjetri dita e rrëzimit të bustit. Pra këta nuk e dinë akoma se çfarë kanë rrëzuar. Kanë rrëzuar monument apo bust. Ajo është shtatore, nuk është as monument dhe as nuk është bust. Ne duhet që të krijojmë normalitet, ne kërkojmë heronj, këta bënë hero Haxhi Qamilin.
-Mendon se ne jemi një komb që ka nevojë për simbolet e veta, sepse kemi histori të varfër me simbole?
Jam dakord, por simbolet janë për një moment të caktuar, nuk mund të jetosh me simbole për gjithë jetën. Kë të bëjmë simbol ne? Më thuaj një simbol.
-Në fakt, amerikanët i kam dëgjuar vetëm për një festë për ditën e pavarësisë, po mitingje a bëjnë ata?
Jo. Këtu në 4 korrik, njerëzit e kanë ditë pushimi, shkojnë tek njëri-tjetri në darkë hedhin fishekzjarre dhe kaq. Kurse ne, jemi ndryshe. Po ku harrohet torta e pavarësisë që u bë para disa vitesh, se ca u bë atje. Njeriu mund të gaboj padashje dhe mund të tërhiqet, kurse këta nuk tërhiqen. Ne nuk kemi data, nuk rron njeriu me simbolika. Ajo protestë e këtyre që bënë dëgjova se e kishin rrëzuar Ramën, vetëm gënjejnë dhe nuk ka më keq. Shqiptarët e kanë si kulturë që të gënjejnë nuk e pranojnë vetën si janë. Duan që ti largohen vetes, po hijes tënde nuk i largohesh dot bëjë ca të duash. Un si largohem dot vetes sime. Këta rrejnë kot, se të rresh për një arsye ose kur je i detyruar. Këta thonë e rrëzuam. Kë rrëzuan këta? Këta me veten kanë një raport kur dalin para pasqyrës? Parulla që mua më ka bërë përshtypje ishte ajo me shkrimin që Himara ka zgjedhur Fredi Belerin. Si mund të jenë nacionalist këta palaço. Si mund të jenë e djathtë këtyre. Me këtë është për tu thënë këtyre le të rrijë Edi Rama dhe ju kurrë mos ardhshi në pushtet. Kurrë mos ardhshi në pushtet këta palaço. Do ju them një gjë, në vitin kur erdhi Mehmet Shehu në OKB dolën nacionalistët shqiptar që të bënin demonstratë kundër Mehmet Shehut dhe kundër regjimit dhe nuk kishte asgjë sepse ishte një gjë normale. Në atë demonstratë erdhën dhe grekët me parulla për Vorio Epirin dhe është bërë skandal i madh. Nacionalistat shqiptar e lanë protestën kundër Mehmet Shehut dhe janë rrahur grekët me shqiptarët rëndë, sa kanë përfunduar edhe në spital. Ata e lanë protestën për Mehmet Shehun dhe iu turrën grekëve. Këto palaço arrin dhe dalin dhe bëjnë këto. Ai Gjekmarkaj kishte shkuar në Greqi dhe kishte shkruar na ndihmoni që të lirojmë Belerin dhe Berishën si të burgosur politik. Ai Tomorr Alizoti që bënë si nacionalist ishte aty afër flamurit grek. Ajo parrullë nuk ishte rastësi, sepse e prunë fshehur dhe më pas e nxorën aty. Ishte parulla me e madhe, lëre pastaj ajo që doli dhe foli për mbrojtjen e Belerit dhe foli për gati 20 minuta.
-A tregon kjo dëshpërim të opozitës?
Është vazhdimësi e një politike e njerëzve të kapur, nga sigurimi i shtetit dhe nga shërbimet sekrete. Ca ti them unë atij Bardhit që deri dje ai ça nuk i tha babit të Zenit dhe nuk kaloj shumë, e pa që Basha u dobësua dhe nuk ka vend mbase për këtë dhe mund të mos fitoj dhe shkon tek Berisha. Pastaj, na bënë edhe filozofi unë ndryshoj sepse i bindem shumicës. Këta nuk kanë fytyrë. Këta kanë 11 vjet, nesër Rama do rrëzohet, sot do rrëzohet. Rama i ka bërë qesharak dhe ata thonë do ta rrëzojmë. Këta nuk kanë një raport me veten, janë bërë të pabesueshëm. Hallin e kanë sepse duan karrigen e deputetit sepse po vijnë zgjedhjet. Këta armik nuk kanë Ramën, por kanë Lul Bashën.
-Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka hedhur disa teza, si ajo e hapjes së dosjeve të agjenturave të huaja, mendon se nëse vazhdon kështu mund t’i marrë territor Berishës?
Berishës po, por jo të mund Ramën. Këta janë parti që duhet të kishte përfunduar në ’97, por nuk ndodh sepse ne politikën e kemi përdorur si politik feudalësh nga të dyja krahët. Këta nuk ardhur në politikë për të bërë politik, por kanë ardhur për të marr dhe për ti shërbyer atyre që i kanë futur në politik. Pse nuk dëgjoj unë një gazetar sot, që ta pyes Berishën për dosjet dhe implikimet e tij, por e merr ai fjalën dhe flet për 20 minuta, apo Ramën pse se pyesin për problemet. Kurse për protestën dalin ata të Berishës dhe thonë ishin shumë protestues. Ata pak aty në fillim ishin ngjeshur, pastaj nga fundi ishin shpërndarë kokrra-kokrra. Po ja ishin 10 mijë vet ca mesazhi jep ti. Ata nuk kanë asnjë qëllim. Prit, njëherë se ky njeri është i akuzuar. Ai ka një 1997, 1998, ka Rrugën e Kombit. Këta janë bërë bajat të gjithë, me Flamur Nokë, me Bardh me Berishë, me Garo, i ke çdo natë në televizione edhe dalin edhe thonë pastaj se e ka kapur Rama median. Këta thonë regjimi, diktatura, ai i dha hapësirë dolën protestuan dhe ikën. Ai probleme ka me qeverinë e tij, po ai thotë leri këta të flasin, merr edhe zgjedhjet prap ai në 2025.
-Në 2025 mendon se një rifitore e Ramën e shkatërron opozitën, apo jo?
Një ditë Rama do ta mbyll ciklin e jetës edhe biologjikisht, nuk ka rëndësi se kush vjen, por zhvillimi i shoqërisë shqiptare. Po ta garantoj në 2025 Rama do ti marr më shumë deputet këtyre se sa ka sot. Imagjino në ca gjendje të rëndë është shoqëria, politika, media saqë arrin në këtë pikë sa pas 3 mandate dhe pas gjithë këtyre që janë bërë PS arrin prapë që të jetë fituese. Rama di të luaj bukur, sepse i godet me atë që ata duan që të godasin Ramën. Ata vazhdojnë akoma për çështjen McGonigal, ajo çështje u mbyll. Rama di të luaj bukur, Rama të lëshon kur vjen puna dhe thotë e ke bërë shko dhe jep xhevap. A ka përgjegjësi, normale që ka. Këta merrem me këto të Ramës akoma, kurse Rama merret me zgjedhjet. Kishte përgatitur edhe takimin që do të mbahej me Blinken që erdhi edhe i tha kryeministër i shkëlqyer. Me këtë nuk jam dakord, sepse kjo qeveri ka shumë probleme. Unë dua që ta heq Ramën sot por me kë ta heq. Si mund të bashkohem unë me një njëri që më rrenë njëherë, dy herë, tre herë. Këta një fjalim kanë gjithë kohës, do rrëzojmë Ramën. Njerëzit tani nuk po shohin më televizion.
– Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk mori pjesë në protestën e organizuar pak ditë më parë, ai tha jam në një takim të rëndësishëm?
Pozicionin e Metës dhe Berishës e shoh si një luftë për të shpëtuar veten dhe për të shpëtuar gjënë e vjedhur. Një njeri që ka hyr në krim, vetëm fakti që Meta është me zë dhe me figurë për 700 mijë dollarë, ca duhet më shumë. Ai tjetri po ashtu vrau 4 njerëz. Këta e rrëzuan Ramën me atë protestë. Ça i bënë Ramës këta me atë protestë, se kanë bërë kurrë.