Ish-presidenti Ilir Meta ka dale jashtë kontrollit pas thellimit të hetimeve nga Prokuroria e Posaçme për dosjet e tij korruptive. Ai arriti deri aty sa akuzoi televizionin e financuar nga Shkëlzen Berisha se nuk i kishte transmetuar aktivitetet e Partisë së Lirisë para zgjedhjeve të 14 majit. Ai nxori mesazhet me Çim Pekën në celular në emisionin ku ishte i ftuar, ku gazetari i pohonte se kishte kërkesa nga grupi tjetër i Partisë së Lirisë për të mos transmetuar Metën. “Sa herë ishte keq i vija këtu. Dhe më bën lojëra mua ky. Dëgjoni tani e vërteta, së këta kanë frikë se i bëj lojë doktorit të madh. Nuk më shpërqendron dot Çimi. Unë hyp te hekurat mbaj fjalime, ti nuk mban dot. Më 31 maj i them si të kam, ke filluar bllokadën? Që ta dimë, se unë ndryshe u them opozitarëve mos ndiqni Syrin më se ky është nja TV fake opozitarr. Ndiqni Metën në Facebook. Më dërgove 3 pikëpyetje. Çfarë bllokade kemi nxjerrë gjithçka taten, Xhixhos, Titit dhe Blushit edhe pse ka kërkesa nga grupi tjetër i PL. Unë i them nuk ka grup tjetër të PL, ata janë bashkëpunëtor të SPAK. Vetëm Meta e Berisha bëjnë opozitë. Ti më the është vërtet ke kërcit dhe një zemër”, tha ai.
Kryemadhi sulmon Metën
Nga ana tjetër, alarmin e prangave të SPAK e ka kapur dhe Monika Kryemadhin. Kjo e fundit konfirmoi dje në një studio televizive se ka një raport të ngrirë me Ilir Metën. Madje ajo ka nënkuptuar se Meta tashmë po i shërben Edi Ramës me akuzat dhe sjelljet e tij së fundmi. “Raporti im bashkëshortor me Metën është një raport për momentin i ngrirë për shkak të konfliktit në parti se sigurisht që brenda familjes tonë, familjes së vogël, ka ndërhyrë njerëz të cilët mendojnë që duke shkatërruar pozicionimet apo lidhjet familjare do të kenë karrierë politike. Mendoj që nuk është hera e parë që unë dhe Ilir Meta kemi këto konflikte. Ne nuk kemi këto konflikte parimore, morale midis njëri-tjetrit. Konfliktet tona janë vetëm konflikte politike. Ato reflektohen dhe në jetën private, sepse në qoftë se ne jemi dy njerëz të cilët punojmë nga mëngjesi deri në darkë në politikë, sigurisht që marrëdhënia është e përditshme edhe në familje. Ajo që mua më bën përshtypje dhe që e them gjithmonë, është që njeriu sa të rrojë do të mësojë. Mendjelehtësia më e madhe si te burrat, edhe te gratë qëndron kur mendojnë që lumturinë e tyre dhe pushtetin e tyre mund ta ndërtojnë duke rrënuar lumturinë dhe familjen e dikujt tjetër, por kjo nuk ndodh. Pse nuk ndodh? Nuk ndodh sepse marrëdhënia morale është shumë më e rëndësishme se marrëdhënia financiare”, tha Kryemadhi. Deputetja tha se Meta po i shërben Edi Ramës pasi Partia e Lirisë nuk e ka betejën me SPAK. ”Për çfarë i duhet Partia e Lirisë Altin Dumanit? Po pse Altin Dumani dhe jo Prokuroria e Tiranës? Po pse jo gjykata? Pse jo KLP? Pse jo Edi Rama? Pse mo beteja e Partisë së Lirisë është SPAK-u?”,-tha Kryemadhi. Gjatë 3 ditëve të fundit, Ilir Meta ka bërë akuza të forta në adresë të SPAK dhe kreut të kësaj prokurorie.
Debatet brenda partisë
Kryemadhi është shprehur gjithashtu se ka këndvështrime ndryshe nga Meta, po ai nuk mund t’ia heqë dot asaj të drejtën për të shprehur mendimin e saj. “Mendimet e mia do të jenë të drejtpërdrejta. Unë kam këndvështrim ndryshe sa i përket strukturimit të partisë. Nuk po them që kur kam drejtuar LSI-në kam shkëlqyer edhe të drejtën për të shprehur mendimin tim nuk mund të ma heqë dot. Nuk ka konflikt por një sjellje që ka marrë nga këshilltarët e gabuar”, tha Kryemadhi. Ajo u pyet edhe për deklaratat e Metës se në Partinë e Lirisë ka pasur përgjues, por Kryemadhi tha se kjo nuk është e vërtetë. “Nuk është përgjimi në Partinë e Lirisë problemi i shqiptarëve. Ilir Meta nuk ka qenë në zyrë. Nuk është përgjuar asnjë person”, tha Kryemadhi. Ajo tha se në mbledhjen e Kryesisë së partisë nuk ka patur diskutime me tone të larta, por theksoi se ajo nuk është as personazh që të aprovojë çdo gjë që thotë kryetari. Sipas Kryemadhi, debati në Partinë e Lirisë, siç përmend Meta për “cimkaxinj”, ka nisur pas sulmit hakerues disa javë më parë të kompjuterave në selinë e partisë. Denoncimin që bëri vetë Meta në organet ligjzbatuese për këtë çështje, Monika Kryemadhi e konsideron si paçavure. “Nuk mendoj që ka konflikt, ka një sjellje ndryshe të këshilltarëve të gabuar që ai ka mbledhur. Këto janë debate që unë i kam bërë në mbledhjen e Kryesisë. Nuk ka qenë mbledhje e tensionuar. Debati që Monika Kryemadhi di të bëjë gjithmonë, nuk bën debat duke thënë po shefi, Monika bën debat duke treguar që debati ka filluar me atë paçavuren e famshme të denoncimit që është firmosur nga z.Meta përsa i përket serverave. Debati është edhe për shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë sa i përket meritokracisë, angazhimit, funksionimit të strukturave, marrjes së përgjegjësisë. Unë nuk mendoj që një parti politike është thjesht like dhe share në Facebook. Struktura e një partie politike është kontakti fizik i drejtpërdrejt me njerëzit. Ajo paçavure e firmosur nga Ilir Meta është një…”, tha Kryemadhi.