BREAKING NEWS

“Përçarje” brenda Kryesisë së PD/ Diskutohen dy skenarë për zgjedhjet e 14 majit, zbulohen EMRAT, ja si janë ndarë anëtarët

“Përçarje” brenda Kryesisë së PD/ Diskutohen
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet lokale/ “Klone të Ramës”, Berisha shpërthen keq ndaj kandidatëve të PS: Duhet të arrestohen

Zgjedhjet lokale/ “Klone të Ramës”, Berisha shpërthen
x
BREAKING NEWS

“Do që të heqë non gratën, se në pushtet s’vjen dot”/ Ish-deputeti zbardh skenarin e Berishës dhe paralajmëron

“Do që të heqë non gratën, se në pushtet
x
BREAKING NEWS

Mblidhet kryesia e PS, ja çfarë pritet të vendoset

Mblidhet kryesia e PS, ja çfarë pritet të vendoset
x
BREAKING NEWS

Nëse Kryesia vendos të dilni vetëm me emra për këshilltarë, do bëni fushatë me Berishën? Gazment Bardhi habit me përgjigjen

Nëse Kryesia vendos të dilni vetëm me emra për
x
BREAKING NEWS

“Berisha ka qenë i prerë, pati një refuzim për bashkimin”/ Bardhi zbardh prapaskenat nga mbledhjet e PD për 14 majin: Për Tiranën nuk është vetëm Godole dhe Bejko, ka disa emra...

“Berisha ka qenë i prerë, pati një refuzim për
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur kandidatët përfundimtarë, shtyhet me dy orë, zbardhet arsyeja

Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur
x

Politike

“Ilir Meta është pikëpyetja e madhe në këtë histori”/ Lorenc Vangjeli zbardh prapaskenat e protestës dhe planin e dyshes: Është tragjike dhe komike në të njëjtën kohë, Berisha e nisi...

“Ilir Meta është pikëpyetja e madhe në këtë

Analisti Lorenc Vangjeli është i mendimit se kryedemokrati Sali Berisha ka luajtur blofin me protestën e 6 dhjetorit.

Duke folur në MCN Live Vangjeli u shpreh se kreu i PL Ilir Meta ka qenë deri në fund në kundërshtim të protestës, por në fund llogaria i ka diktuar se s’mund të shkëputej nga Berisha.

Sipas analistit shumë ujëra do të rrjedhin deri në 6 dhjetor, dhe në fund mund të kemi një protestë të bukur estetikisht, me fytyra të qeshura dhe flamujt e BE-së dhe SHBA-ve në duar.

"Të tentojmë të hyjmë për një çast nën lëkurën e protagonistëve. Ka një këshillë të moçme, e thonë latinët, që thonë ‘tento të gjesh arsye edhe te kundërshtari më i egër’. Kjo është një nga mënyrat për ta kuptuar.  Çfarë pret Rama se 6 dhjetori? Të jetë lojtar në politikën e madhe europiane, imazhi, do jetë pjesë e propagandës së tij. Për Berishën do ta thosha shumë thjesht, edhe në këtë moment me shumë gjasa ai ka një vesh e ka të dëgjojë a ka hapa në shkallët e selisë, a po afrohet dikush te dera dhe t’i trokasë: “Tërhiqu! E drejta jote për të protestuar, por që bie ndesh me axhendën që kanë këta burra’. Berisha e ka nisur këtë si blof. Thotë unë jam kryetar i PD, kryetar i opozitës, kur të vini në Tiranë do negocioni me mua. Z.Berisha ka një dorë të zgjatur me kartëvizitën e tij, pasi në derën e tij ka kohë që s’troket njeri.

Ilir Meta është pikëpyetja e madhe në këtë histori, sepse besova deri në fund te pragmatizmi i tij. Z.Meta ka qenë deri në fund në kundërshtimin e kësaj proteste, sepse nuk na jep gjë, nuk sjell asnjë dobi. Këtë i dikton Metës logjika. Llogaria është, ai s’mund të shkëputej nga Berisha. Martesa e tyre do ketë përplasje, vijnë nga një e shkuar me përqafime dhe helmime reciproke.

Mendoj që deri në 6 dhjetor do rrjedhin të tjera ujëra në Tiranë. Në mos protesta do të jetë një detashment me fytyra të buzëqeshura me flamujt e Evropës dhe SHBA, dhe besoj që ky ka qenë kushti i Metës, ose një kompromis, që do të thotë blofi i doktor Berishës, ku veshi i tij ka dëgjuar hapa në shkallët e PD dhe trokitje në derë. Z. Berisha është i refuzuar nga anglo-amerikanët, i refuzuar me gjysmë zëri nga Europianët dhe ai do të tregojë që është këtu. Nëse zullimi trashet, shuplaka është gjithmonë një opsion. Por jo përjashtimi. Është tragjike dhe komike në të njëjtën kohë, që edhe në Shqipëri mund të ketë një forcë politike që të ketë kundër gjithë faktorin ndërkombëtar dhe të ketë gjasa të votohet nga Shqipëria. Unë them jo, shqiptarët do ta refuzojnë këtë gjë, dhe këtë e di më së miri doktor Berisha.

Besoj se negociatori ka qenë Meta. Në ato shkallë është ngjitur Ilir Meta, ka rrëfyer se çfarë ka dëgjuar gjetkë. Por nuk ka një unitet monolit të menduari. Mbase Meta ka dëgjuar që ditën që do ndodhë Samiti edhe mund të protestohet", u shpreh Vangjeli.

Më të lexuarat