BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Politike

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e

Ish-President, ish-kryeministër, ish-kryetar Kuvendi, një prej njerëzve me postet më të larta Ilir Meta është shfaqur me profilin e një influenceri në rrjetet sociale. Në rolin e një “spideman”-i ai, së fundmi ka ngjallur mjaft reagim në publik, një lloj befasimi. Nuk ka qenë në profilin e tij, pasi njihet si natyrë më e tërhequr, ndryshe nga politikanë të tjerë. Por për aktivisten e njohur Evi Kokalari, i gjithë ky transformim i Ilir Metës do të përdoret si karta e fundit e tij e shpëtimit nga prangat, në momentin kur SPAK të firmosë masën e sigurie arrest me burg për çështjen CEZ-DIA, dosjen e lobimit dhe shërbimet estetike. Sipas Kokalarit daljet e tij qesharake në rrjetet sociale është në një farë plani i tij që në fund të deklarohet edhe me letra si i çmenduar. “Jam i bindur! Ai po planifikon arratisjen e tij nga burgu duke u deklaruar si i çmenduar dhe duke shkuar në një institucion mendor”, thotë Kokalari. Gjithashtu edhe avokati Idajet Beqiri është shprehur se ky është plani përfundimtar i Metës me daljet e tij të çuditshme në publik. “Hipja në majë të hekurave do të thotë që “ nuk jam mirë nga gjendja psikike” me qëllim qe mjekët në të ardhmen ta konstatojnë si të papërgjegjshëm dhe që mos të dënohet sepse nuk mund të merret masë arresti ndaj dikujt që cilësohet si i sëmure psikik. Pra janë lëvizje të cilat ai po i bën me qëllim siç ishte edhe rasti i Gjermanisë që qëndroi për një kohë te gjatë për të rregulluar shtrimin në spital pikërisht në momentin që mendoi se do ti hidheshin “hekurat”. Janë manovra që ai i bën por SPAK nuk duhet të bjerë pre e këtyre lojërave, SPAK merret me ligjin jo me këto. Derisa e ka të mbyllur çështjen e CEZ-DIA dhe e ka mbaruar hetimin e saj duhet ta dërgojë atë në gjyq pasi i ka tashmë provat”, u shpreh Beqiri së fundmi. Gjatë gjithë kësaj periudhe terreni është përgatitur si nga Meta, por edhe Kryemadhi duke përforëcuar dhe theksuar sëmundjen e tij që i është shfaqur së fundmi. U raportua se në mbledhjen e fundit të Partisë së Lirisë, Kryemadhi i ka thënë Metës se duhet të shmang daljet publike se është i sëmurë, ndërsa Meta i është kthyer ashpër duke i thënë “Ti je peng i Dumanit”. Nga ana tjetër, vetë ish-presidenti e konfirmoi pak javë më parë kur mungoi për një periudhë në daljet e tij për media. “Unë për hir të së vërtetës gjatë këtyre 3 javëve për arsye personale të disa çështjeve të shëndetit, nuk kam qenë i angazhuar publikisht, aq sa edhe ju jeni shqetësuar”, tha Meta.

Hapësirat ligjore

Kujtojmë se përveç Ilir Metës, shumë politikanë të tjerë janë përpjekur të shfrytëzojnë hapësirat ligjore për të përfituar masa të buta kur kapen “mat” në korrupsion. Ashtu si Saimir Tahiri, i cili shfrytëzoi sëmundjen e gruas dhe mungesën e kujdestarisë së fëmijëve për t'u liruar nga burg. Në një shtet europian fëmijët do të merreshin nën kujdes nga institucionet, gruaja nga kujdesi shëndetësor dhe i dënuari do të vijonte të qëndronte në qeli për veprën penale të kryer, por kur bëhet fjalë për zyrtarë të lartë “mbyllet njëri sy” në Shqipëri. Ndërkohë Lefter Koka dhe Lefter Alla, përdorën sëmundjen e tyre për të dalë sa më shpejt nga burgu. Edhe ish-kryebashkiakun e Bulqizës e zuri zemra që kur mori vesh që për vjedhjet e kryera do të dënohej me burg. Ai kërkoi disa herë lirimin me kusht për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Një gjë është e sigurt, nëse Ilir Meta i shpëton këtyre dosjeve, kalvari i tij i përballjes me drejtësinë është i gjatë dhe njësoj si Sali Berisha ditët e tyre të “errëta” në luftën me SPAK sapo kanë filluar. Kush ka vjedhur, në fund do të japë llogari.