BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x

Politike

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur

Juristi i njohur, Romeo Kara dhe personazhi që hapi “Kutinë e Pandorës” për këtë aferë paralajmëroi ditën e djeshme  në një reagim për gazetën “SOT” se shumë shpejt do të kemi lajme të bujshme në lidhje me aferën “CEZ-DIA”, pasi Prokuroria e Posaçme do të fillojë me “prerjen e kokave”. Madje zoti Kara theksoi se kjo është një dosje prioritare në mesin e të gjitha çështjeve që ka në dorë Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion. Sipas tij dosja është qepur nga SPAK dhe në vijim pritet kërkesa për gjykatë. “Peshku i madh”që rrezikon arrestimin është ish-presidenti Ilir Meta, i cili është thirrur brenda këtij viti dy herë brenda Prokurorisë së Posaçme dhe është pyetur për orë të tëra. Sipas tij, Meta është përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash, duke gllabëruar paratë e qytetarëve shqiptarë gjatë kohës kur kreu aktual i partisë së Lirisë ka qenë ministër i Ekonomisë në qeverinë “Berisha 2” gjatë viteve 2009-2011. Mes shumë personazheve, kryesori që është pyetur për çështjen është Kastriot Ismailaj, i vetmi i arrestuar dhe i vetmi i dënuar për akuzën e mashtrimit. Ismailaj u dënua me 11 vite burgim, ku u lirua para disa javësh pas kryerjes së dënimit.  “Padyshim qe ndaj tij po zhvillohen hetime. Edhe ai njësoj si Berisha, ka qeverisur vetëm me një objektiv: të vjedhë dhe vetëm të vjedhë duke abuzuar me pushtetin dhe me paratë e vjedhura të vjedhë edhe pushtetin sa herë zhvillohen zgjedhje. Meta është sinonimi me i qarte i termit: hajdut publik.  Foto e tij duhet të vendoset në të ardhmen nëpër fjalorët enciklopedike krahas shpjegimit, të cilit ata do t'i bëjnë këtij termi. Në dijeninë time ai është thirrur në SPAK si person nën hetim, prandaj nuk është fare çudi, që shumë shpejt, t'i komunikohet ndonjë akuze dhe njëkohësisht ta respektojnë me ndonjë arrestim, siç e meriton ai, i forti i Pazarit te Ri.  I lutem publikisht SPAK-ut, qe te mos tallet më me Metën, që u tret duke pritur arrestimin me sot e me nesër, por ta marrin sa me shpejt dhe t'i japin fund tmerrit pafund te tij.  Duhet bere kjo gjë sa me shpejt nga SPAK-u, jo vetëm si procedure, por, edhe ne shenje humanizmi.  Pastaj ç'faj ka Meta, kur ne vetë ia varem mëlçitë atij në qafë? Kaq të humbur ishim, sa nuk kuptuam edhe një të nivelit te tij?”, deklaroi juristi Romeo Kara.

Goditjet e SPAK

Sipas juristit, SPAK nuk do të ndalet as për familjen “Berisha”.  “Në aspektin ndërkombëtar, Sali Berisha dhe familja e tij, janë përcaktuar pa kthim, si familje kriminale e rrezikshme për sigurinë kombëtare, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vetë USA dhe UK. Ata tashmë janë një case closed për ta, dhe pikërisht ky status i fituar me plot meritë prej Berishave, po detyron SPAK-un, që të mos rrije më indiferent, apatik dhe inaktiv përballë mullarit të krimit Berisha.  Përballja me të, është jo vetëm prova e parë serioze për integritetin e kësaj strukture anti-korrupsion, por njëkohësisht edhe prova më e madhe, provë nga e cila varet dhe e ardhmja e vendit.  E gjithë qeverisja Berisha ka qene një marshim kriminal drejt burgut, karakterizuar nga abuzimi, konflikti interesit, korrupsioni, ndikimi i paligjshëm, miratimi i ligjeve dhe akteve nënligjore të paligjshme, rrënimi i demokracisë dhe i drejtësisë, marrja peng e institucioneve, grabitja e pasurisë kombëtare, pastrimi i parave etj. Parë në këtë aspekt, çështja e privatizimit te Sport Klub Partizani është thjesht një gudulisje për këtë familje.  Sidoqoftë është një gudulisje sinjifikative e cila paralajmëron furtunën e drejtësisë që do të vijë më pas mbi kokat e tyre. Është një fillim i vonuar, por i mirë dhe për më tepër, i shumëpritur”, nënvizoi Romeo Kara për gazetën “SOT”.

Më të lexuarat