Arben Imami ka akuzuar liderin e opozitës, Edi Rama, se është kundër familjes pasi mbështet martesat me homoseksualët. Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD në Qarkun e Elbasanit, njëkohësisht ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, zhvilloi dje një takim me Forumin e Lidhjes Demokratike të Gruas për qytetin nga ku akuzoi kryesocialistin, Edi Rama se është kundër frymës për forcimin e familjes. “Rama premton dhe thotë që shoqëria shqiptare është ende e papërgatitur për martesat homoseksuale, pra parimisht Rama mendon se duhet ta përgatisë këtë shoqëri shqiptare për këtë lloj martese. Problemi është se a shkon kjo me frymën tonë për të mbajtur një familje të fortë ose jo, a shkon kjo me urdhrat hyjnorë dhe ato natyrorë, a shkon kjo me përpjekjet e njerëzimit për të mbijetuar si njerëzim? Dashuria e burrave është për gratë dhe normalisht për gratë është për burrat dhe duhet të ecim në këtë rrugë. Dashuria e burrave për burra dhe e grave për gratë është moderne. Ne na duhet kohë që ta kuptojmë se nuk kemi kapacitet për ta kuptuar, dhe e ka kuptuar Edi Rama. Një nga arsyet themelore që gratë e mbështesim fort PD dhe këtë ideologji tonën, është për shkak se ne jemi në mbrojtje të familjes”, tha Imami. Komuniteti i LGBT ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. Në kundërpërgjigjen e tyre, LGBT i ka kujtuar Imamit, se ka qenë kryeministri i pari ai që ka shprehur mbështetjen ndaj kësaj shtrese të shoqërisë dhe për më tepër, ai ka folur edhe për martesat midis të njëjtit seks. LGBT i konsideron shqetësuese deklaratat nga një ministër në fushatë zgjedhjesh. “Ju kërkojmë të ndaloni përdorimin e forumeve të gruas për të hedhur mesazhe urrejtjeje ndaj një komuniteti që historikisht ka qenë, është dhe do të jetë pranë, në mënyrë natyrale, me të drejtat e gruas dhe të çdo grupi tjetër të marxhinalizuar në këtë vend. Në rast se nuk i kuptoni çështjet e komunitetit LGBT, më mirë informohuni. Kryetari i partisë suaj, p.sh, i njeh mirë kërkesat tona dhe prioritetin tonë në debat”, thuhet në deklaratë.
Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë kështu fansat
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo...
Lexo më shumë