
Nuk përmbahet Andi Bushati, sulmon ashpër Ramën: Albin Kurti po merr thika pas shpine nga Tirana

Eksperti i kriminalistikës habit me deklaratën: Droga futet me anije peshkimi, por edhe me avionë civilë

Ish-kandidati i PD-së tregon fajtorët e përçarjes së opozitës, nuk i kursehet ish-kryeministrit dhe Alibeajt

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Eksperti Karamuço zbardh prapaskenat dhe i del kundër ministrit: Ja sa agjentë kanë ardhur

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda plas deklaratën ‘bombë’: Ja kush është qyteti që konsumon më shumë kokainë në Shqipëri

"Luizi ka marrë një të dytën e shikimeve të Joe Biden"/ Rakipi pyet Fevziun për spektaklin që ka “mbërthyer” shqiptarët: Po largohen masivisht, kush ka mbetur është zhytur në kotësinë e Big Brother

Çështja “McGonigal”/ Ish-presidenti i Dhomës amerikane plas deklaratën: Ka informacione që nuk janë publikuar dhe…

“Ti i di më mirë këto, por nuk do të flasësh!”/ Plas debati në studio, Rakipi kapet me Fevziun për naftën kontrabandë dhe oligarkët

Inspektori i Lartë i Drejtësisë nis bashkëpunimin me Këshillin e Shtetit të Greqisë, zbardhen detaje nga vizita e Metanit në Athinë

Shkruar nga SOT.COM.AL 3 Shkurt 2023

Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani zhvilloi një vizitë pune në Athinë, me ftesë të Këshillit të Shtetit të Greqisë. Duke uruar mirëseardhjen kryetarja e Këshillit të Shtetit znj. Evangelia Nika pasi bëri një prezantim të Këshillit të Shtetit të Greqisë, nënvizoi se shkëmbimi i eksperiencave duhet të vijojë, pasi i shërben rritjes profesionale. Metani vlerësoi mikpritjen dhe bëri një paraqitje të punës së Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe të praktikës së procesit disiplinor në Shqipëri. Me dëshirën për të përmirësuar bashkëpunimin dypalësh në shkëmbimin e praktikave më të mira për hetimet disiplinore, inspektimet dhe çështjet me interes të përbashkët, z. Metani dhe znj. Nika nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në respekt të interesit të përbashkët për garantimin e funksionimit të shtetit të së drejtës, pavarësinë e sistemit të drejtësisë, si dhe duke u mbështetur në faktin se procesi disiplinor dhe inspektimi i sistemit të drejtësisë është një nga mekanizmat balancues, për të siguruar që sjellja e gjyqtarëve të bazohet në parimet e pavarësisë, legjitimitetit, paanësisë, përmes rritjes së përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Memorandumi i bashkëpunimit mes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të Shqipërisë dhe Këshillit të Shtetit të Greqisë parashikon mes të tjerash, që palët të bashkëpunojnë duke shkëmbyer informacione, praktika dhe përvoja në lidhje me të gjitha aspektet procedurale të kryerjes së një hetimi disiplinor dhe procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve; duke ofruar këshilla mbi praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare, përfshi praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në fushën e procedimeve disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve; të shkëmbejnë eksperienca mbi metodologjinë e kryerjes së inspektimeve dhe standardizimin e procedurave të inspektimit; të zhvillojnë seanca praktike reciproke për punonjësit, duke forcuar njohuritë, përvojën dhe kapacitetet e palëve, nëpërmjet organizimit të vizitave studimore dhe pune, takimeve për çështje me interes të përbashkët ose aktiviteteve të përbashkëta trajnuese; organizimin e seminareve apo konferencave të përbashkëta për çështje të rëndësishme në procedimin disiplinor në terren dhe inspektimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjatë kësaj vizite pune delegacioni shqiptar u njoh nga përfaqësues të Këshillit të Shtetit grek me praktikën e procesit disiplinor, standardet bazë evropiane për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve; organet kompetente dhe procedurat për procedimet disiplinore ndaj gjyqtarëve në Greqi; sanksionet disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe praktika përkatëse e Këshillit të shtetit.
Më të lexuarat


Çështja “McGonigal”/ Ish-presidenti i Dhomës amerikane plas deklaratën: Ka informacione që nuk janë publikuar dhe…

“Ti i di më mirë këto, por nuk do të flasësh!”/ Plas debati në studio, Rakipi kapet me Fevziun për naftën kontrabandë dhe oligarkët

Alimehmeti flet për regjistrimin e PD në KQZ: Kur themi ligji, nuk duhet të fshihemi pas gishtit

“Përçarja e opozitës, favorizoi Ramën”/ Fevziu zbulon kush është përgjegjësi kryesorë për situatën në PD

McGonigal dhe fushat e naftës/ Ish-presidenti i Dhomës amerikane: Ka pasur influencë të brendshme për investimet në vend

Anëtari i KAS flet për regjistrimin e PD-së së Alibeajt: Ja 4 alternativat që kishim për këtë situatë

Zgjedhjet e 14 Majit/ Blendi Fevziu zbulon çfarë pritet të ndodhë: Pushteti mjaft e konsumuar, ka krijuar një rehati të frikshme, është e pamundur që Shkodra të...

Blendi Fevziu parashikon se çfarë do të ndodh në 14 maj dhe tregon 'gabimin' e Berishës kundrejt PD-së

Alibeaj reagon për përplasjen me Bardhin: Kandidatët i vendos kryesia, askush tjetër

Alibeaj i bën thirrjen e fortë Berishës: Zbato vendimin e gjykatës, liro selinë e PD-së
