BREAKING NEWS

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret Rama-Berisha me amnistinë penale, ja si u liruan të korruptuarit dhe “puçi” që iu bë SPAK

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret
x
BREAKING NEWS

Priten presat e Sali Berishës për t’u rikthyer në Parlament, nga heqja e pagës dhe çdo përfitimi financiar, te djegia e mandatit, ja si do të nxirret jashtë politike “non-grata”

Priten presat e Sali Berishës për t’u rikthyer në
x
BREAKING NEWS

Ervin Karamuço jep detajet nga projekti i bujshëm i Londrës për të fundosur pushtetarët e lartë të korruptuar, ja kush i ka mbledhur provat për britanikët që shpallën “non-grata” Sali Berishën, në “listën e zezë” politikanë nga e djathta edhe nga e maj...

Ervin Karamuço jep detajet nga projekti i bujshëm i Londrës
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr detajet tronditëse, vrasësit që hoqën qafe Azem Hajdarin ishin nisur për të eliminuar Sali Berishën, ja kush i ka në duar provat që do të hapin “Kutinë e Pandorës” për dosjen e “shekullit”

Spartak Ngjela nxjerr detajet tronditëse, vrasësit që hoqën
x
BREAKING NEWS

Zbardhet skema që po ndjek Edi Rama për të “mbërthyer” SPAK, konstuticionalistë dhe analistët ngrenë alarmin, përplasje të forta brenda “Rithemelimit”

Zbardhet skema që po ndjek Edi Rama për të
x
BREAKING NEWS

U dhunua në mes të ish-Bllokut, zbardhen detaje të reja nga sulmi ndaj avokatit të ish kryeministrit Sali Berisha, dyshohet se shkak ishte…

U dhunua në mes të ish-Bllokut, zbardhen detaje të reja nga sulmi
x
BREAKING NEWS

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e politikanëve shqiptarë me kriminelët, vjen sot në Tiranë Lord Dingeman,  trajnime prokurorëve të SPAK për pastrimin e parave dhe sekuestro pronave, ja emrat “VIP” të rrezikuar, zbardhet projekti b...

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e
x
BREAKING NEWS

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si bandat shtetërore të drejtuara nga gjenerali Agim Shehu na zunë pritë tek Ura e Dajlanit, Spartak Braho kujton dhunën e ’96-ës dhe zbulon bisedën brenda makinës me zyrtarin e lartë të PS...

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si
x

Bota

Çfarë ndodhi? Erdogan tërhiqet nga politika në 2028, ja kush do e zëvendësojë

Çfarë ndodhi? Erdogan tërhiqet nga politika në 2028, ja

Viti 2028, kohë kur mbaron edhe mandati i tij si President, do të jetë i fundit në politikën aktive për Rexhep Taip Erdogan. Lideri turk që drejton vendin prej dy dekadash ka njoftuar në prag të zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen në fund të Marsit, se ato do të jenë të fundit për të si drejtues i AKP.

Erdogan e ka theksuar vendimin e rëndësishëm të tij thuajse në çdo takim elektoral, duke e shoqëruar me premtimin për mbështetësit e AKP, se kjo forcë politike do të mbetet në pushtet edhe pasi ai të largohet nga detyra.


Deklarata e presidentit turk nuk është befasuese pasi sipas Kushtetutës, Erdogan nuk mund të kandidojë për një mandat tjetër.


Nisur nga kjo rrjeti gjerman i lajmeve RND dhe Deutche Welle në një analizë të publikuar së fundmi kanë arritur në përfundimin se pasuesi i Erdoganit në pushtet do të jetë një njeri i familjes.

Sipas tyre vizioni i Erdogan nuk e lejon tërheqjen  përfundimtare, ndaj i përzgjedhuri i tij për të trashëguar partinë do të jetë dhëndri i familjes, Selcuk Bayraktar, president i kompanisë që operon në industrinë e mbrojtjes, “Baykar”.


“Vëzhguesit në Ankara janë të kujdesshëm kur trajtojnë çështjen nëse presidenti i Turqisë ka ndërmend ose jo të largohet. Erdogan sundon në një mënyrë autoritare dhe nuk do ta lërë në diskrecionin e partisë së tij që të zgjedhë pasardhësin, por do ta zgjedhë atë vetë“, shkruajnë mediat gjermane.

Bayraktar, i përfolur si pasardhësi i mundshëm është një prej dhëndurëve të Erdogan, që për shumë njerëz portretizon individin që po e ngjit Turqinë në listën e një kombi të teknologjisë së lartë.

Bayraktar është i popullarizuar. Ai ka tre milionë ndjekës në platformën X, ndërsa ka edhe formimin e nevojshëm islam, pasi “babai i tij ishte i besuar i liderit islamik dhe mentorit të Erdoganit, Necmetin Erbakan“. Përveç kësaj, Bayraktar nuk duket se e përjashton përfshirjen në politikën turke.

“Deri në vitin 2028, megjithatë, shumë mund të ndodhin. Ndoshta Erdogan do të kuptojë deri atëherë se vendi i tij ka ende nevojë për të. Dhe nëse ai rishikon ose thjesht injoron Kushtetutën, ai mund të kandidojë për një mandat tjetër”, përfundon RND.

Në analizë po ashtu theksohet se ka akuza të përsëritura për shkelje financiare nga Erdogan, si ato të raportuara së fundmi nga Ali Gesilda. “Erdogani duhet të ketë frikë se kur të humbasë imuniteti penal që ka si president, këto akuza do të hetohen. Prandaj është kaq e rëndësishme për të ai që do ta pasojë”, nënvizohet aty.