BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Politike

“Ish-agjentët e UDB dhe KGB duhet të ekspozohen”, Basha flet nga burgu i Spaçit: Mungesa e dëmshpërblimit të të persekutuarve, përgjegjësi e PD

“Ish-agjentët e UDB dhe KGB duhet të ekspozohen”, Basha

“Ish-agjentët e UDB dhe KGB duhet të ekspozohen”,  Basha: Mungesa e dëmshpërblimit të të persekutuarve, përgjegjësi e PD

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në bisedën me Agron Hoxhën që vuajti 13 vite në burgun e Spaçit, u ndal tek borxhi që PD i ka të përndjekurve, neglizhenca për të mirëmbajtur dhe shndërruar në muze kujtese vendet e vuajtjes së dënimit për të përndjekurit politik.

Ai tregoi domosdoshmërinë e hapjes së dosjeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit si dhe të KGB dhe UDB. Basha nënvizoi faktin se Dosjet përdoren sot nga ata që kanë pasur akses tek to, si mjete shantazhi ndaj funksionarëve politik, punonjësve të sektorit të medias dhe ekonomisë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Lulzim Basha:

Fakti është një mungesë, është një padrejtësi e dytë. Padrejtësia e parë është dënimi juaj çnjerëzor, padrejtësia e dytë është fakti që shteti demokratik, pas rënies së kominizmit detyrë të parë duhej të kishte vendosjen e drejtësisë në raport me ata që vuajtën persekutimin komunist me ju nëpër burgje, kampe përqendrimi. Dhe këtu, jo vetëm që nuk ka ndodhur kjo, për fat të keq një pjesë e tyre vazhduan në administratë, një pjesë e tyre u graduan në administratë. Dhe nuk po flas për administratën e PS ku kanë ruajtur edhe lidhjet, por po them edhe në administratat e Partisë Demokratike. Shokuese siç është, sepse do ta them haptazi jo për justifikim, rolin e disa prej tyre e kam kuptuar, e kam marrë vesh më vonë, por fakti është që kishte persona me pozita të larta dhe me pozita zbatuese persekucioni, që më vonë e gjetën veten e tyre në pozita të larta ekzekutive pas vitit 92.

Shpagim personal ndaj këtyre të vuajturve është e pamundur të jepet për këto vuajtje. Ajo që mund të përpiqemi të bëjmë, është të njohim pjesën e përgjegjësisë së shtetit për ferrin në të cilin janë detyruar të kalojnë. Po sa ka njerëz përgjegjës për persekucionin që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite detyrat në administratën shtetërore. Dhe pasja vimë tek pjesa politike. Kemi një problem nga ata që quhen rëndom në gjuhën e popullit, quhen bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit, por nuk janë vetëm bashkëpunëtorët, janë dhe agjentët, janë dhe operativët e sigurimit të shtetit. Dhe brenda kësaj pastaj kemi një problem tjetër të lindur nga politika, që është përpjekja për t’i shantazhuar apo më mirë të themi përpjekja për t’i kontrolluar përmes shantazhit. Pra njerëz të caktuar në Shqipëri që kanë akses në dosje. Akses të paligjshëm në kopje të dosjeve apo dhe në dosje origjinale shantazhojnë edhe sot e kësaj dite njerëz me përgjegjësi publike. Që nga politikanë, anëtarë të parlamentit, zyrtarë të lartë, sipas raportimeve të para disa kohëve deri në zyrtarin më të lartë të Republikës dhe nerëz të tjerë me përgjegjësi publike, qofshin të botës së medias, apo të botës së ekonomisë të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë. Duken sikur po bëjnë një jetë normale, por kur u tundet një dosje kthehen në njerëz të kontrolluar.

Gjëja e parë që duhet të ndodh është që personat që marrin përgjegjësi politike, nuk duhet të jenë të shantazhueshëm, pra të mos kenë dosje bashkëpunimi me sigurimin e shtetit apo një akt më i rëndë me diktaturën e atëhershme. Propozimi që qëndron prej kohësh në parlament është që çdo person që merr përgjegjësi politike, deputet, ministër, kryetar bashkie, anëtar i këshillave bashkiak, duhet të firmos një formular që nuk ka qenë apo që ka qenë bashkëpunëtor, e tjerë e tjerë. E dyta pastaj, personat që kanë pasur një rol bashkëpunimi me sigurimin e shtetit, nuk mund të jenë përfaqësues të popullit.

Është 2024, 34 vite që nga rënia e kominizmit. Është 49 vite që kur Agroni është dënuar. Është një brez i tërë i cili ka bashkëjetuar në këtë dramë dhe pjesë e kësaj shoqërie, janë ata që kanë shkaktuar këtë dramë. Nuk mundet më, edhe për hir të kujtesës të atyre që nuk jetojnë, për hir të nderimit dhe respektit të këtyre që kemi mes nesh, por dhe për hir të brezave të ardhshëm të vazhdojmë të jetojmë me këtë skizofreni brenda shoqërisë tonë ku kemi një numër jo të vogël personash publik që për tjetër gjë e mbajnë veten, e tjetër gjë ndihen se janë. Kjo duhet të marrë fund.

Duhet të marrë fund dhe një aspekt tjetër, që është agjenturat e shërbimeve armiqësore me Shqipërinë. Atëherë në një aspekt të caktuar dhe në një kohë të caktuar, se në disa raste kanë qenë dhe aleatë për një kohë të shkurtër dhe në veçanti sot. Autoritet përkatëse duhet të marrin masa të ekspozojnë agjenturën sovjetike dhe agjenturën e UDB-së në Shqipëri, për të hequr çdo mundësi që këta njerëz të riaktivizohen qoftë përmes vullnetit të tyre apo përmes shantazhit, që në qoftë se ju do aktivizoheni në agjenturat e reja të BIA apo FSB-së dhe GRU-ja, atëherë do keni pasoja. Është fare e thjsht, në qoftë se ka njerëz të gjallë në Shqipëri sot që atëherë kanë qenë agjenturë e UDB-së dhe e KGB-së, është në interesin e sigurisë tonë kombëtare që këto të ekspozohen. Nuk bëhet fjalë për dënim penal, thjesht të ekspozohen që të dihen këta njerëz kanë qenë pjesë të agjenturave, pikërisht që të shmangim çdo mundësi që sot keqpërdoren sërish nga shërbime sekrete armiqësore ndaj Shqipërisë dhe ndaj NATO-s.