Ish-kryetari i Bashkisë së Shëngjinit, Salvador Kaçaj ka shpallur dje kandidaturën për primare për Bashkinë Lezhë. Në fjalën e tij nga selia blu, Kaçaj theksoi se ka ardhur koha që Bashkinë Lezhë t’ia kthejnë interesave të qytetarëve, duke e cilësuar atë si të grabitur nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku aktual Pjerin Ndreu.“Duke vlerësuar dhe njohur shumë mirë komunitetin, anëtarët e Partisë Demokratike, simpatizantët e kësaj forcë politike dhe vullnetin për ndryshim në qytetin tim të Lezhës, mendoj se ka kaluar koha për t’ia kthyer drejtimin e Bashkisë sonë, të grabitur nga Rilindasit, Edi Rama dhe Pjerin Ndreu, PD dhe demokratëve, aq të shumtë në numër e të fortë në zemër”, deklaroi ai. Ndërkohë nisur nga eksperienca që ka pasur për katër vite në drejtimin e Shëngjin, Kaçajthotë se kjo qeveri e ka lënë Lezhën në harresë, me një bashki të kapur politikisht. Ai u shpreh se Rama përmend vetëm për interesa politike portin e Durrësit, të Vlorës e Sarandës duke lënë pas portin e Shëngjinit.Ai u ndal edhe në emigrimin e shqiptarëve, duke thënë se ky fenomen vjen për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës, duke thënë se PD e ka për detyrë që ta ndalojë këtë fenomen.“Qeveria e majtë, edhe pse ka gllabëruar te gjitha pushtetet, nuk ka folur asnjëherë për portin e Shëngjinit. Në ligjëratat dhe programet e saj kane dominuar porti i Durrësit, Vlorës dhe Sarandës, natyrisht për përfitime te caktuara politike dhe ekonomike. Rama kurrë nuk e përmendi portin e Shëngjinit, duke e lënë atë ne degradim e kështu duke lënë Lezhën në mjerim”, nënvizoi Kaçaj.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë