BREAKING NEWS

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet dhe tregon provat e forta

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet
x
BREAKING NEWS

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës? Ja si përgjigjet Alimehmeti

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së
x
BREAKING NEWS

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi zbardh detaje të forta: Autori ishte një i infiltruar, ja cili ishte qëllimi

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi
x
BREAKING NEWS

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e ministrisë së Jashtme dhe zbardh prapaskenat: Ja pse po largohet ambasadorja amerikane

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet në telefonin e Gerti Shehut: Ngjarja nuk është rastësore

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet
x
BREAKING NEWS

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të Berishës: E çuditshme që Gerti Shehu...

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të
x
BREAKING NEWS

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji zbulon çfarë po tenton të bëjë Edi Rama

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji
x
BREAKING NEWS

“Nga nesër në këto qytete do të...”/ OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

“Nga nesër në këto qytete do të...”/ OSHEE del
x

Politike

Ja 5 qokat e Edi Ramës për Erdoganin, nga masakrimi i shkollave të Gylenit, te blerja e dronëve 40 milionë euro nga dhëndri i Sulltanit turk

Ja 5 qokat e Edi Ramës për Erdoganin, nga masakrimi i shkollave

Ashtu siç gazeta “SOT” ka qenë e para media që e ka paralajmëruar qysh para disa muajsh, në Shqipëri ka nisur persekutimi i njerëzve që shihen si kundërshtarët dhe armiq të presidentit të Turqisë, Rexhep Erdogan. Ky i fundit dhe vartësit e tij prej kohësh i kanë vënë ultimatum Tiranës zyrtare që të arrestojë të gjithë gylenistët që strehohen në Shqipëri, të cilët kërkon të ekstradohen drejt Turqisë, për shkak se i bën përgjegjës për grushtin e dështuar të shtetit kundër tij në vitin 2016. Përveç personave, Sulltani Erdogan ka kërkura edhe mbyllje ne të gjithë institucioneve që operojnë në Shqipëri dhe që financohen me lekët e kundërshtarit të tij më të madh, dijetarit dhe miliarderit që jeton në SHBA, Fethullah Gylen. Sot që flasim raportet e kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentit turk, Rexhep Erdogan janë ftohur, të cilat janë vënë re edhe gjatë kësaj javë. Rama dhe Erdogan ndodhen në Shtetet e Bashkuar të Amerikës në kuadër të punimeve të sesionit të 77 të OKB, ndërkohë që burime pranë tyre i pohuan gazetës se presidenti turk i ka qëndruar ftohtë shefit të qeverisë shqiptare, për shkak se ai nuk i është bindur ultimatumeve të vënë prej tij sa i takon gylenistëve. Por duket se këto ultimatume të Erdoganit drejtuar autoriteteve shqiptare kanë nisur të vihen në zbatim dhe hapin e parë Rama me qëllim që të fitojë zemrën e Sulltanit, e ka hedhur këtë javë, ku në mënyrë të papritur me urdhër të tij, janë mbyllur dy shkolla një në Fier dhe një në Tiranë, që sipas autoriteteve vendase dhe turke thuhet se financohen nga kundërshtari Erdogan, sikundër është Fetullah Gylen. Dhe sikur të mos mjaftonte mbyllja kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy” dhe kopshtin “Zubeyde Hanim”, me urdhër të Edi Ramës janë goditur edhe dy kritikë dhe armiq të Erdogan, sikundër është arrestimi gazetari turk Ahmet Emhre Olur dhe deportimi i tij në Stamboll, si dhe arrestimi dhe burgosja në Shqipëri e bosit të kriptomonedhave turke Faruk Ozer. Këto katër lëvizje të forta të Edi Ramës, duket se kanë si qëllim final, vënien në zbatim të gjithë ultimatumeve të Erdogan.

Blerja e dronëve Bayraktar

Mirëpo nuk ndalet me kaq, pasi Edi Rama ka hedhur edhe një tjetër hap të fortë, duke e çuar në plot 5 numrin e ofiqeve të tij për presidentin turk. Rama duke folur në një media, zbuloi se Shqipëria është në fazë finalizimi të një marrëveshjeje për blerjen e dronëve Bayraktar, me prodhim në Turqi. Sipas kreut të Qeverisë, këta dronë do të jenë të armatosur dhe do të kryejnë një sërë funksionesh, të cilët variojnë që nga mbrojtja e territorit, tek kontrollet e ndryshme si edhe aksione civile. Kjo blerje, sipas Ramës, do t’i shërbejë Shqipërisë tepër në këtë aspekt dhe numri tërësor i dronëve të blerë, do të jetë prej gjashtë të tillësh. Por e gjithë kjo deklaratë e Ramës është një falsitet dhe “lepuri fle dikur tjetër”, pasi Shqipëri është vendi i NATO-s dhe nuk i hyjnë në punë këto armë luftarake, pasi është pikërisht aleanca, ajo që na ofron mbrojte dhe siguri, për shkak se ne si vend ofrojmë vetëm logjistikë. Sipas informacioneve, mësohet se Rama e ka marrë këtë vendim për blerë drone Bayraktar për shkak se këto arme prodhohen nga dhëndri i Erdogan. Pra, Rama përmes blerjes së dronëve tek dhëndri i Erdogan, të fituar simpatinë e Erdoganit, duke bërë “rrush e kumbulla” plot 40 milonë euro të taksapagueseve shqiptare, të cilat fare mirë kur ne jemi vend që na mbron NATO, mund të investohen për rritje pagash dhe pensionesh. Thënë troc, ky është vetëm fillimi i një nënshtrimi pa kushte të interesave shqiptare në duart e një autokrati dhe diktatori si Erdogan. Kryeministri shqiptar prej kohësh ka devijuar shigjetën e orientimit të Shqipërisë në raport me vlerat perëndimore. Nga marrëdhëniet e mira me partnerët europianë dhe ata amerikanë, gjendemi para një raporti krejt tjetër. Sot po ravijëzohet një tjetër bosht, Stamboll-Tiranë-Beograd-Moskë, pjesë e të cilit po bëhemi falë devijimit të kursit zotit Rama.

Ja kush rrezikon

Megjithatë, ky ndërrim kursi vjen si rezultat i kalcifikimit të kryeministrit shqiptar me partnerët ndërkombëtarë dhe moszbatimin e kritereve dhe standardeve demokratike që kërkohen prej tyre. Rama pasi nuk arriti të marrë fitback në mbrojtjen e interesave të Serbisë, ku padyshim një nga skandalet më të mëdha është dhe Ballkani i Hapur që përjashtonte Kosovën me bekimin e Lavorvit dhe Putinit, ka kthyer shigjetën e orientimit nga lindja e Putinit dhe perandoria Otomane e Erdogan. Nisja e sulmeve ndaj investimeve të Gylenit në Tiranë është përmbushje e detyrave të dhëna nga Sulltani turk, të cilat do të pasohen me masa të tjera më radikale, ku padyshim target janë gylenistët që strehohen në Shqipëri. Në vendin tonë ka shumë institucione arsimore, spitalore dhe financiare të financuara nga Gylen. Erdogan ka kërkuar vit pas viti që ato të mbyllen. Por për çfarë bëhet fjalë dhe kush janë të rrezikuarrit? Autoritetet turke kërkojnë të mbyllen shkollat e mesme të Medresesë, në Tiranë, Shkodër, Durrës, Kavajë, Elbasan, Berat dhe Korçë. Po ashtu përfshihen kolegjet turke, kopshti “Mehmet Akif”, shkollat fillore dhe të mesme, për djem dhe për vajza, kolegji “Hasan Riza Pasha” në Shkodër si dhe Kolegjet “Turgut Ozal”, Kolegji Gulistan, Instituti i Edukimit Gulistan si fondacion, etj. Po ashtu në listë janë 2 universitete, “Beder” dhe “Epoka”. Në listë janë dy qendra kulturore, një portal mediatik, një shtëpi botuese dhe një bankë. Po ashtu turqit kërkojnë mbylljen e degëve të Spitalit Amerikan. Kreu i këtij spitali Klodian Allajbeu cilësohet si ndër besnikët më të mëdhenj të FETO në Tiranë.