Këtë javë qarkulloi lajmi për nisjen e hetimit pasuror ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Rithemelimit, njëherësh “besnik” i Sali Berishës, Flamur Noka. Çfarë duhet të dimë për këtë rast, a është diçka normale, a vjen pas një kallëzimi apo çfarë? Për këtë ka folur dje në emisionin “Breaking News” në “Top Channel” dhe “Top News”, gazetari i njohur, Adriatik Doçi. “Të ndalemi te disa fakte që kanë interes publik se ku dyshohet se është implikuar Flamur Noka, pasi ka deklaruar dhe ditët e fundit që nuk ka firmosur kurrë në jetën e tij në një tender, e nuk ka marrë pjesë nëpër procedura publike në kalimin e parave publike në emër të subjekteve private. Por unë kam parë një kontratë e cila është e datës 19 Mars 2013, ku Flamur Noka në cilësinë e ministrit të Brendshëm ka firmosur zgjatjen e koncesionit për dokumentet e identifikimit, kartat e ID me 10 vite. Koncesioni është miratuar në vitin 2008 në një periudhë pesë vjeçare, me disa kushte ku parashikohen investime të caktuara. Pas kësaj periudhe pesë vjeçare ku investimet janë të dyshimta ku besohet se janë me dokumente dhe me bilance false. Ndërkohë fitimet e kopanisë ‘Aleat’ janë marramendëse gjatë pesë vjeçarit të parë dhe në 19 Mars 2013, disa muaj para se të ndryshohej qeveria, Flamur Noka firmos zgjatjen e koncesionit me 10 vite. Dhe përpos faktit se konsiderohet si një koncesion i ri, rritet çmimi i kartave të identitetit ID nga 5 mijë lekë në 7.5 mijë lekë dhe pasaportave biometrike nga 12 mijë lekë në 15 mijë lekë. Pra, rriten çmimet ndërkohë fitimet janë marramendëse, investimet janë të dyshimta dhe faktet që unë kam publikuar ngrejnë dyshime të forta korruptive ku deri në vitin 2021 fitimet e kompanisë janë mbi 120 milion euro, pa llogaritur dhe dy vitet e tjera. Ky koncesion në total ka një kosto prej 500 milion euro për taksapaguesit shqiptar. Unë besoj dhe dyshoj fort që është një aferë korruptive, bazuar dhe në disa informacione që SPAK-u mund t’i verifikojë lehtësisht duke administruar dosjen e këtij koncesioni se çfarë investimesh ka bërë koncesionari në raport me kontratën që duhet ta zbatonte, çfarë asetesh ka dorëzuar koncesionari pas përfundimit të këtij koncesioni disa muaj më përpara. Dhe nga ai verifikim besoj se do dali se është një nga mega-skandalet aktive më të mëdha”, deklaroi ai. Po ashtu, gazetari Doçi u pyet se ka pasuri të dyshimta Noka. Çfarë ndodh? Në momentin që firmos këtë kontratë, kemi dhe ndryshime në pasurinë e tij ku nga një apartament të blerë në Ish-Bllok nga një pallat parafabrikat të cilin e shet 180 mijë euro, befas blen një apartament 190 metra katrorë plus garazhi te pallati te Liqeni me vlerë 173 mijë euro në total, si apartamenti 88 metra katrorë parafabrikat. Kjo pasuri besohet që kushton rreth 1 milion euro nëse do të kemi një vlerësim konkret që bëjnë Agjencitë imobiliare pasi është një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës. Këto shifra e fakte ngrejnë dyshime të forta të pastrimit të parave. Është një funksionar shteti i cili figuron si i pastrehë sepse shtëpia e tij në Ish-Bllok ishte e Entit Kombëtar të banesave që e ka marrë si i pastrehë dhe në të njëjtën kohë ka blerë dhe një makinë rreth 40 mijë euro. Pra një deputet që rezulton si i pastrehë merr një kredi të butë me interes 0, befas blen dhe një makinë luksoze. Këto janë disa shenja dhe fakte të cilat ngrejnë dyshime për një pastrim të mundshme parash. Plus që edhe kolegu i tij, Gazmend Bardhi e ka akuzuar se posedon një vilë te Gjiri i Lalzit. Sigurisht që për këtë veprimtari është përdorur një lloj mekanizmi kamuflues që janë kryesisht kreditë dhe biznesmenë të cilët kanë asete të cilët dosjet e SPAK-ut këto dy vite kanë treguar që janë strehë dhe kamuflojnë vila dhe apartamente të pushtetarëve të dyshuar si të korruptuar. Është një lloj skeme por një hetim financiar do ta nxjerri këtë në pah. A ka mundësi që një deputet me rrogën që merr, nuk është e mjaftueshme për koston e jetesës, madje e pamjaftueshme për të pirë kafe me zgjedhësit, të bëj asete të tilla ku vetëm pasuria te Liqeni kushton gati 1 milion euro. Besoj se SPAK-u do t’i jap përgjigje pasi duket që kemi një lloj tensioni, por mendoj që gjithë publiku ta pres me qetësi përfundimin e hetimeve nga ana e SPAK-ut, ku edhe nëse akuzuar me pa të drejtë politikisht, një hetim i SPAK-ut do të shpëlante këto akuza”, nënvizoi gazetari Doçi.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë