Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u thirr një javë më parë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të dëshmuar lidhur me aferën e “sterilizimit”. Gazetarja e njohur e kronikës, Anduena Llabani ka dhënë disa detaje për hetimet që po bën SPAK dhe rolin e Ilir Beqajt në këtë mes. Ajo ka thënë se edhe porosia e Sekretarit Amerikan Anthony Blinken për SPAK ishte që të niste me arrestimet “VIP”. “SPAK duhet që të veprojë edhe Blinken e dha si mesazh. Por aleati më i keq për kreun e SPAK është koha, sepse koha ikën, priten rezultate. Blinken e tha edhe vet veproni, porositë kanë qenë veproni”, tha ajo.
Hetimet e SPAK ndaj Manastirliut
Ajo tha se “gropën” në SPAK Manastirliut po ia ngre Beqaj. “Askush se dinte, është thirrur nga prokurori i çështjes së sterilizimit Edvin Kondili. Kanë qenë dëshmitë e dhëna nga Beqaj që e kanë detyruar atë ta thërras dhe duket sikur Beqaj ka dashur që të kërkoj edhe përfshirjen e saj në këtë çështje. Janë edhe pak dëshmitarë që duhet të paraqiten në SPAK dhe brenda një muaji çështja e sterilizimit shkon në gjykatë bashkë me njoftimin e akuzave konkrete. Beqaj nuk mund ta fitoj statusin e të penduarit në këtë fazë hetimi, një muaj pas mbylljes së hetimeve. Por pika lidhëse mes Manastirliut që është devijancë e Beqajt në këtë çështje ka të bëjë që Manastirliu në postin e drejtoreshës së QSUT, ka kërkuar në 2012-2013 që sterilizimi i ngritur në atë kohë të vihej në funksion nga ministria e drejtuar nga Beqaj dhe nuk ka pasur një letër përgjigje nga ministri në atë kosh. Këtu duket se është ajo pika e errët për të cilën do të hetoj SPAK. Pra, është një kërkesë që është dërguar nga Manastirliu tek Beqaj. Ajo u paraqit pa avokat në SPAK që tregon se pozitat e saja janë favorizuese përkundrejt ligjit. Por, kërkesa e vijueshme që ka pasur Beqaj për të thirru Manastirliun në SPAK tregon se do që ta përfshijë. Sot SPAK ka në hetim zyrtar të lartë që dyshohet se janë pjesë e këtyre vjedhjeve”, tha Llabani
Plani i Beqajt
Pra nga detajet duket se plani i Beqajt është i qartë. Për të mos patur fatin e shokëve të tjerë të partisë që sot dergjen burgjeve, apo janë arratisur jashtë vendit, Ilir Beqaj ka vendosur të luajë në kundërsulm dhe të kërkojë hetimin se çfarë ndodhi me sterilizimin, edhe pasi ai u largua si Ministër i Shëndetësisë, pra në qeverinë “Rama 2”. Beqaj është larguar si Ministër i Shëndetësisë në vitin 2017 dhe u zëvendësua atëherë nga Ogerta Manastirliu. Pretendimet e tij synojnë hetimin e ndryshimit të kontratës nga Ogerta Manastirliu në Janar të vitit 2020, kur është shtuar numri i seteve kirurgjikale të parashikuar në kontratë, që ishin 63 mijë copë për një vit. Asokohe Ogerta Manastirliu e justifikoi ndryshimin e kontratës me nevojën për sete të tjera mbi 63 mijë që do merreshin me 25% ulje, pasi operacionet në një vit shkonin deri në 90 mijë. “Do të kemi një amendim i cili do të sjellë një reduktim me 25% të çmimit për të gjithë paketat instrumentare të kompleksiteteve të ndryshme, mbi një numër referencial prej 64 mijë ndërhyrjesh”, deklaroi Manastirliu në Janar të vitit 2020. “Do të kemi një amendim i cili do të sjellë një reduktim me 25% të çmimit për të gjithë paketat instrumentare të kompleksiteteve të ndryshme, mbi një numër referencial prej 64 mijë ndërhyrjesh”, deklaroi Manastirliu në Janar të vitit 2020. Kërkesa e Ilir Beqajt në SPAK ka të bëjë pikërisht me këtë ndërhyrje në kontratë, që sipas ka ndikuar në shtimin e kostove në buxhetin e shtetit dhe për të cilat ai nuk pranon të mbajë fajësinë. Me kërkesën për zgjerimin e hetimeve, Beqaj refuzon të shkojë drejt burgut siç bënë socialistët e tjerë ndaj kërkesa për SPAK është hetimi i qeverisë “Rama 2”. Ogerta Manastirliu qëndroi në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë për 6 vjet dhe u larguar në shtator të vitit 2023 kur u emërua ministre e Arsimit. Ajo është një nga bashkëpunëtoret më të hershme të Edi Ramës që nga koha kur ky mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës.