BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x
BREAKING NEWS

Njeriu i besuar i Niko Peleshit përfshihet në skandal, ja si manipuloi kontratën 4 milionë euro me kompaninë fantazmë për shuarjen e zjarreve nga ajri, zbardhen faktet

Njeriu i besuar i Niko Peleshit përfshihet në skandal, ja si manipuloi
x
BREAKING NEWS

Shteti digjital i Mirlinda Karçanajt merr një tjetër goditje, hakerat iranianë të “Homeland Justice” nxjerrin të dhënat e kartave të identitetit dhe numrat e telefonit të mbi 65 mijë shqiptarëve

Shteti digjital i Mirlinda Karçanajt merr një tjetër goditje,
x
BREAKING NEWS

Akademia e Shkencave batërdi me lekët e shqiptarëve, ja si janë bërë “rrush e kumbulla” 240 milionë lekë gjatë pandemisë, KLSH zbulon shkeljet

Akademia e Shkencave batërdi me lekët e shqiptarëve, ja si
x
BREAKING NEWS

Lajmet e mira që i presin pensionistët brenda këtij viti, nga ligj i ri për të moshuarit që nuk kanë dokumentet e sigurimeve të vjetra për të përfituar pension, te ndryshimet e reja që po përgatit Instituti i Sigurimeve Shoqërore në zonat rurale, ja ku...

Lajmet e mira që i presin pensionistët brenda këtij viti, nga
x

Politike

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore, FBI dhe DEA

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumani foli ditën e djeshme për “hetimet e peshave të rënda të politikës”, akuzat e hedhura nga opozita se është i kapur nga qeveria, hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj, policinë e lidhur me krimin dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë. Po ashtu Z.Dumani zbuloi edhe detaje nga ndihma që ndërkombëtarët po japin për SPAK duke përfshirë në këtë situatë FBI dhe DEA.

Mesazhi i fortë i Dumanit

Me tone të larta, si rrallë herë në publik, kreu i SPAK i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës në lidhje me kapjen e sistemit të drejtësisë nga Edi Rama. Ishte deputeti i Rithemelimit Flamur Noka i cili përcolli akuzat e kreut të “Foltores” në Komisionin e Ligjeve, duke pyetur Dumanin nëse po përdoret nga Rama për të luftuar opozitën. “Po mbani të burgosur politik Berishën pa akuzë. Niset një proces politik ndaj tij në shkelje të kushtetutës. Po ashtu edhe për Fatmir Mediun, proces kundër Ilir Metës, drejtues tjetër i një forcë opozitare. Ose po përdoreni politikisht për të luftuar opozitën ose keni një mision të detyruar nga kreu i këtij regjimi. E gjitha si një luftë politike ndaj opozitës. A po përdoreni nga Rama për të luftuar opozitën?”, ishte pyetja e Nokës. Por Dumani nënvizoi se nuk i ka pasur duart e lidhura as në 2008, kohë kur qeverisë Berisha dhe as tani në 2023, ndërsa i bëri të qartë se sistemi i drejtësisë nuk mund të sfidohet. Kreu i SPAK tha se ai është prokuror e se është i përkohshëm si drejtues i SPAK.  Mua nuk më rriten veshët as kur më lavdërojnë dhe as kur më shajnë kush me njeh e di shumë mirë se çfarë përfaqësoj, unë i njëjti ngelem. Sot në këtë detyrë që më është besuar po përpiqem të bëj më të mirën. A jemi për tu kritikuar? Patjetër që po, por kur ka vend për tu shqetësuar duhet. Ju referuarat raportit të IDM-së, por nuk the vlerësimin  e IDM për SPAK, e thoje dhe këtë. Ne jemi skaj fundor,  ngremë akuza fusim njerëz në burg nuk është kurrë kënaqësi! Por kjo është detyra jonë dhe ne nuk flemë të qetë, pasi mendojmë nëse kemi marrë vendim të drejtë apo jo. Por referoju edhe raporteve të ndërkombëtareve për punën e SPAK. E thash ai që kam qenë ai jam. Si kam pasur duart e lidhura në 2008 dhe as në 2023. Si prokuror, jam prokuror, jam prokuror, nuk jam drejtues. Ky është funksione lidh veten time me prokuror. Politikë nuk ka shans të më ndikojë kush mua në punën time. Zero shanse në punë time dhe të kolegeve të mi. Sa për Berishën, ajo është çështje në hetim nuk mund të prononcohem. Çdo vendim është i kontrollueshme nga sistemi gjyqësor. Por një gjë mund të them, drejtësia nuk mund të sfidohet dhe unë nuk jam peng i askujt. Sa i takon proceseve penale për të luftuar opozitën? Paskam duar të lidhura unë?!”, u shpreh Dumani.

A po hetohet Erion Veliaj

Kreu i SPAK, i është përgjigjur gjithashtu pyetjeve të bëra nga deputetët të Komisionit të Ligjeve se a po hetohet kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.  Ai tha se është çështje hetimi. “Nuk i jap përgjigje, sepse është çështje hetimi”, u shpreh Dumani. Por nga ana tjetër kreu i SPAK shtoi se po bëhen hetime investime për Inceneratorin e Tiranës. Dumani tha se asnjë para nuk shkon për pronarët, por shkojnë tek Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. “Që nga muaji gusht 2023 është sekuestruar dhe çdo para shko në llogari të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Sekuestruara, zero para shkon te pronarët. Shkon te Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”, tha Dumani. Në pyetjet që iu drejtuan kreut të SPAK ishte edhe ajo nëse ai konsideronte të kishte koleg kryetarë bashkish, referuar një deklarate të bërë nga Veliaj pak ditë më parë, ndërsa Dumani u shpreh “kolegë kemi vetëm njeri-tjetrin, atje te SPAK-u dhe kemi edhe kolegë të Byrosë Kombëtarë të Hetimit. Kemi kolegë ata që ushtrojnë funksione në ato zyra”, tha ai. I pyetur gjithashtu a po hetohen Microcreditet? Dumani dha të njëjtën përgjigje si për Veliajn. Nga ana tjetër Dumani ka folur  nëse ka politikanë që kanë përdorur aplikacionin Sky ECC, kreu i SPAK, Altin Dumani tha se nuk mund të prononcohet, por ka çështje në hetim. "Nuk prononcohem, kemi çështje në hetim. Iu garantoj se në çdo rast evidentohen raste të tilla do ushtrojmë ndjekjen e penale se është detyrim ligjor, jo çështje zgjedhjeje", tha Dumani. 

Hetimet ndaj Ramës

Altin Dumani, është pyetur po ashtu nga deputeti i PD-së në Enkelejd Alibeaj se në opinion është krijuar mendimi se të gjithë janë goditur veç Ramës. “Ka të goditur nga opozita por s’ka të goditur nga pozita. Sot ka një radhë ka të proceduar nuk ka asnjë gjë publike lidhur me kryeministër, perceptimi sipas opinionit publik është i tillë gjithçka është e goditur, përveç kryeministrit.  Besoj se shpejtësia në procedimet penale duhet të jetë e tillë që të vendosë po të krijojë dhe të japë sinjale besimi të publiku se askush pavarësisht postit që mban është mbi ligjin. Jeni viktimë e suksesit tuaj!”, ishte pyetja e Alibeajt. Dumani tha se SPAK nuk mund të plotësojë orekset mediatike, ndërsa duhet të ketë prova që të nisen hetimet. “S’mund të plotësojmë orekset mediatike ne nuk kemi axhendë. Për ne pak rëndë i ka emri, por prova ka rëndësi edhe ju jeni jurist dhe prova prevalon me çdo gjë, këtë po demonstrojmë brenda ditës dhe po ecim me hapa të ngadaltë që të mos bëjmë autogol”, tha ai.

Policët në shërbim të krimit

Altin Dumani foli në Komisionin e Ligjeve edhe për deklaratën se zyrtarë të policisë janë të lidhur me krimin e organizuar. Dumani tha se duhet bërë diferenca me ata zyrtarë të policisë që vërtetë luftojnë krimin, por tha se është ulëritëse se si disa prej zyrtarëve të policisë bashkëpunojnë me krimet që kryejnë organizatat kriminale. Për vitin 2023, Dumani tha se SPAK ka regjistruar 70 procedime penale për oficerët e policisë. “Në shumë nga hetimet tona një rol të rëndësishëm ka luajtur policia dhe oficerët. Në shumë nga hetimet janë evidentuar lidhje të krimit me funksionar të korruptuar të policisë. Fenomeni i korruptimit në radhët e policisë është problem për funksionimin e shtetit ligjor, pasi pengon hetimet e krimit dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Nga viti 2020 deri në fund të 2023, janë proceduar rreth 70 efektivë vetëm nga SPAK, siç është bërë publike, këtë kam patur parasysh kur kam bërë këtë deklaratë, na ka rezultuar drejtues të lartë të policisë të lidhur me krimin e organizuar. Është ulëritëse kur bëhen pjesë dhe bashkëpunojnë me krimin në krimet që krimi i organizuar kryen. Shembujt janë publik, Bistri, disa shefa komisariatesh, shefa krimesh, nuk mund të rri pa e adresuar këtë shqetësim. Por që kemi një bashkëpunim shumë të mirë me policinë, ne me policinë e Shtetit bashkëpunojmë çdo ditë, kemi hetime të përbashkëta”, tha Dumani.

Kërcënimet ndaj prokurorëve specialë

Altin Dumani pranoi gjithashtu se prokurorët janë kërcënuar nga krimi i organizuar. Vlerësoi ndryshimet që janë bërë sa i takon vendimit të këshillit të ministrave lidhur me mbrojtjen e tyre por vërejti se ka problematikë tek mbrojtja e familjarëve të tyre. “Po janë kërcënuar prokurorët e SPAK. Kërcënimi ka ardhur nga krimi i organizuar është shqetësim që ne e kemi adresuar. Në fund të dhjetorit 2023 ndërmorëm disa hapa duke ndryshuar vendimin e KM që përmirësoi në mënyrë cilësore mbrojtjen e prokurorëve SPAK por ka një problematikë sa i takon mbrojtjes së familjarëve. Këtu ka një problematikë  pasi është procedurë e gjatë dhe duhet të kesh prova. Kemi konstatuar vullnet pozitiv për të siguruar mbrojtje të prokurorëve të SPAK”, tha ai.

FBI dhe DEA

Dumani theksoi gjithashtu se sa i përket bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare SPAK ka arritur që tashmë të krijojë një besueshmëri me institucionet partnere në nivel rajonal dhe më gjerë.  “Gjatë këtij viti për t’u shënuar është nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet SPAK dhe Prokurorit Publik Evropian më datë 29 qershor 2023”. Nga ana tjetër, u shpreh Dumani, përfaqësues të DEA dhe FBI janë atashuar pranë zyrave të SPAK për të koordinuar dhe asistuar më mirë hetimin dhe bashkëpunimin midis agjencive ligjzbatuese”, tha ai. Kreu i SPAK shtoi se, niveli i bashkëpunimit ndërkombëtar është shumë i kënaqshëm, çfarë tregon rritjen e besimit të agjencive partnere tek SPAK. “Nga viti 2020 deri 2023 në funksion të hetimeve të SPAK, në total janë krijuar 32 skuadra të përbashkëta hetimore. Nga këto 25 skuadra të përbashkëta hetimore janë aktive, ku 10 prej tyre janë krijuar vetëm gjatë vitit 2023”, u shpreh ndër të tjera Dumani.

Më të lexuarat