BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Politike

Ja çfarë zbuloi kreu i SPAK Altin Dumani në vitin 2010 për aferën e “Gërdecit”, si e raportoi Ambasada e SHBA tragjedinë, zbardhet kabllogrami amerikan që fundos Shkëlzen Berishën

Ja çfarë zbuloi kreu i SPAK Altin Dumani në vitin 2010 për

Gazeta “SOT” raportoi pak ditë më parë se me hetimet e dosjes së “Gërdecit" po merret personalisht vetë kreu i SPAK Altin Dumani. Pse themi se po merret personalisht kreu i SPAK? Kur Dumani u pyet gjatë prezantimit të platformës së tij për të drejtuar kreun e ri të SPAK, në lidhje me çështjet që ka në hetim, ai tha se do të vazhdojë që ti ndjekë vetë dhe një nga këto dosje është dhe “Gërdeci”. Hetimet janë thelluar ditët e fundit dhe SPAK pritet të thërrasë dëshmitarë të tjerë që mund të bëjnë kthesën e madhe të dosjes.

Detajet

Altin Dumani ka vite që ka hetuar për këtë çështje. Nga kërkimet e gazetës “SOT”, në vitin 2010 ai zbuloi një skandal të madh që sot nëse hetohet siç duhet fundos pushtetarë të lartë. Kompania amerikane SAC e cila ishte aktivizuar në Gërdec për të kryer demontim armësh, në SHBA as që kishte licencë e për më tepër ishte nën sekuestro nga shteti. Ky fakt u bë i ditur tek procesi ndaj 29 të pandehurve të akuzuar për tragjedinë e Gërdecit. Altin Dumani shpjegoi në atë kohë se Firma SAC ka qenë vetëm një fasadë, si dhe është zgjedhur për të favorizuar Albademil, ku pas kësaj firme ishte Mihal Delijorgji.

Lidhjet që nuk u hetuan kurrë

Fabrika e çmontimit të armëve në Gërdec u ngrit, në vitin 2007, për demontimin e një sasi predhash të kalibrit të ulët të vjetra të ushtrisë shqiptare. Kontrata e çmontimit u lidh nga ushtria shqiptare me një kompani të dyshimtë amerikane të quajtur SAC Inc. Kontraktori lokal i SAC ishte kompania Albademil shpk e biznesmenit të njohur Mihal Delijorgji, e cila menaxhonte procesin e demontimit. Pas përfundimit të kontratës për predhat e vogla, çmontimi vazhdoi edhe për predha të mëdha nga Albdemil, në kushte të paqarta kontraktuale dhe ligjore, ndërkohë që reparti i çmontimit nuk kishte asnjë lloj teknologjie të përshtatshme për demontimin e predhave të rënda. Edhe pse kjo lidhje nuk u hetua kurrë, demontimi i armëve në Gërdec, me shumë gjasa, ishte një aferë korruptive mes drejtuesve më të lartë të qeverisë dhe kompanisë Albademil.

Çfarë dinë amerikanët?

Në konferencën e fundit për gazetarët, Altin Dumani tha se dosja po plotësohet me informacione nga amerikanët dhe ky skandal që ai ka zbuluar që në 2010 mund të thellohet. SHBA i ka të gjitha detajet pasi në raportimet e shumta për Gërdecin, ambasada ndoqi çdo hap të kësaj çështje në gjyqe, në problemet për kompensimin e viktimave dhe informacionet që rrjedhin nga dosja hetimore ku përfshihet dhe djali i Berishës, Shkëlzen Berisha. Për këtë çështje, ambasada foli gjatë dhe me detaje, se si ministri i atëhershëm i Drejtësisë Aldo Bumçi detyroi sekretaren e tij që të mohonte dëshminë e saj për një projektligj të dërguar nga Bumçi tek Mediu, në kapakun e së cilit shkruhej “Për Shkëlzen Berishën”. Gjithashtu ambasada tregoi se dosja nxjerr se miku i Shkëlzenit, biznesmeni Selamllari kishte dhënë dëshmi të rreme, pasi provat e tregonin këtë. Ambasada vëren jo pa bezdi se si Berisha e mbështeste Mediun dhe rikthimin e tij në politikë në këmbim të “mbylljes së gojës”

Kabllogrami

Kabllo-grami i krijuar më 17 mars 2008 pasi bën një përshkrim të asaj çfarë ndodhi në Gërdec dhe dëmeve në njerëz dhe material ambasada e SHBA tregon se si Berisha ngatërronte emrin e kompanisë që operonte në Gërdec. Kryeministri Berisha tha për mediat se një kompani amerikane, Southern Company municion, Inc (SACIQ me bazë në Karolinën e Jugut, kishte rinovuar kohët e fundit kontratën me ministrinë e Mbrojtjes për të çmontuar municione dhe shitur skrap. (Shënim: Raportet e medias fillimish e quajtën gabimisht Kompania “SAIC”, një kompani amerikane që më parë kishte punuar në një projekt të financuar nga USG, dhe kishte përfunduar me sukses dhe siguri të plotë shkatërrimin e 2,700 tonë metrik të armëve të mëdha detare në dhjetor.) SACI është një kompani private, pa asnjë lidhje me USG. Në fakt POST ka kërkuar të kontaktojë me kompaninë, kur kemi dëgjuar që ata ishin duke punuar në demilitarizimin, por SACI ka shmangur kontaktet. Presidenti i SACI, Patrick Henry III ka kontaktuar shefin e ODC pas shpërthimit, kur dolën akuzat që një kompani amerikane mund të ketë qenë përgjegjëse. Henry deklaroi se SACI nuk ishte e përfshirë në çmontimin e municioneve në atë kohë dhe asnjë punonjës i SACI-t ose nënkontraktorë nuk ishin të pranishëm në objekt. ….Më tej ambasada tregon për ndihmën që i është dhënë qeverisë për të përballuar situatën brenda tri orëve pas shpërthimit të parë. Gjithashtu me kërkesë të qeverisë shqiptare ajo ka ofruan ndihmë të ekspertëve më të mirë amerikanë, edhe nga marina amerikane duke përfshirë madje dhe FBI-në. “Një ekip i FBI ofroi një hetim për vendin e krimit dhe identifikimin e viktimave, që të dyja u pranuan nga zyra e Prokurorit. FBI është duke koordinuar arrdhjen.” Sipas komentit të ambasadës situata pas shpërthimit është e rëndë: “Përveç humbjes tragjike të jetëve nga ky aksident, qeveria përballet tani me nevojat humanitare të të mbijetuarve. Fshati Gërdec dhe një fshat fqinj ishin rrafshuar duke lënë qindra të pastrehë. Shumica e fshatarëve ishin fermerë, të cilët nuk do të jetë në gjendje të përdorin tokën e tyre deri sa të jetë pastruar nga mjetet e pashpërthyera”.

Berisha dhe Mediu ndërtojnë koalicionin e Gërdecit”

Në një tjetër raport të ambasadës amerikane një vit më vonë kur hetimet e Gërdecit nuk po nxirrnin gjë në dritë, thuhet se “Berisha dhe Mediu ndërtojnë koalicionin e Gërdecit’. Ambasada ngre shqetësimin për zvarritjen e gjyqit ndaj Mediut dhe tentativave që duken në horizont për ta shpëtuar më në fund atë nga ky gjyq dhe mbrojtjen publike që mori nga kryeministri Berisha duke deklaruar publikisht firmosjen e një koalicioni politik mes dy partive të tyre. “Kryeministri Berisha vazhdon mbrojtjen e tij të hapur ndaj Mediut dhe në 20 mars, shpalli publikisht një koalicion zgjedhor me Partinë Republikane të Mediut dhe përsëri shau rëndë Prokuroren e Përgjithshme për akuza të motivuara politikisht. Disa analistë shqiptarë besojnë se fushata zgjedhore e Berishës është marrë peng nga Mediu dhe rasti i Gërdecit. Ata spekulojnë se në këmbim të heshtjes e Mediut në lidhje me përfshirjen e anëtarëve të familjes Berisha në skandalin e Gërdecit, Berisha ka rënë dakord ti japë mbështetje të plotë politike Mediut. Mediu ishte gjithashtu organizuesi i udhëtimit të shkurtër të Berishës në Uashington për të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”. Anëtarët e opozitës e kanë etiketuar koalicionin PD-PR si “koalicioni i Gërdecit”.”

Mediu e Delijorgji telefonuan Shkëlzenin pas shpërthimit

Kabllogrami i majit 2009 me titull “Rrjedha nga hetimi i Gërdecit shkakton një qark politik” flet herë të parë për përfshirjen e djalit të kryeministrit Berisha në këtë çështje. “Shumë gazeta kombëtare pohuan se kishin marrë kopje të raportit hetimor të prokurorisë dhe filluan botimin e dëshmive dhe dëshmitë çdo ditë. Gazetat janë përpjekur shumë për të përdorur rrjedhjet e tyre të përditshme që të provojnë përfshirjen e djalit të kryeministrit Berisha, Shkëlzenit.  Në të njëjtën ditë që gjyqi u hap, disa gazeta pohuan se kishin në dorë gjithë çështjen kundër të pandehurve dhe filluan publikimin e dëshmive të ndryshme dhe dëshmive nga çështja. Shumica e këtyre dëshmive janë përqendruar në përfshirjen e djalit të Berishës, Shkëlzenit. Për shembull, rrjedhjet e regjistrimeve telefonike zbulojnë se vetëm disa orë pas 15 marsit 2008 kur ndodhi shpërthimi në Gërdec, Ministri i Mbrojtjes Mediu e telefoni djalin e Berishës katër herë. Më tej, Mihal Delijorgji, pronar i Albademil (kompania që punonte në Gërdec) telefonoi Shkëlzenin vetëm 30 minuta pas shpërthimit. Gazetat gjithashtu vunë në dukje se nga janari deri në ditën e shpërthimt, Delijorgji e telefononte Shkëlzenin 56 herë. Përveç kësaj, janë konfiskuar shënime nga sekretaret e Ministrisë së Mbrojtjes që tregojnë se gjatë vitit 2007 dhe 2008 ish/ministri Mediu pati takime të shpeshta me Shkëlzenin. Në një takim thuhet se Shkëlzeni kërkoi që Mediu të rriste ritmin e furnizimit me municione të Gërdecit. Në një dëshmi, sekretarja e ministrit të drejtësisë Albo Bumçi tregoi për të paktën dy takime mes Bumçit dhe Shkëlzenit në 2007-ën. Dhe kur u pyet për një letër që Bumçi i dërgonte Mediut për aprovim të prjekt-ligjit që do ti hapte rrugë çmontimeve në Gërdec, ajo konfirmoi që Bumçi kishte shkruar mbi kapak “Për Shkëlzen Berishën”.

 

 

Më të lexuarat