BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Politike

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vila në Gjirin e Lalzit, çifti më i akuzuar për korrupsion bëjnë gati alibitë

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë dhënë në intervistat e tyre të fundit sinjale se mund të përfundojnë të pandehur për aferën CEZ-DIA dhe pastrim parash, si për shërbimet estetike, por edhe lobimet në SHBA. Kreu i PL dhe Kryemadhi paralajmëruan se dita kur do të japin llogari është shumë e afërt. Ish-presidenti ka ditë që sulmon Altin Dumanin, kreun e SPAK, por halli i tij është diku tjetër. Meta shqetësohet për Kastriot Ismailajn se ndoshta ka folur dhe dëshmia e tij nga burgu mund ta çojë pas hekurave. Meta vazhdon të përsërisë se prokurorët i kanë shkuar në qeli kur ishte në burg. “Ka një përpjekje për të marrë vulën e Partisë së Lirisë, për të ja dhënë Edi Ramës. kjo nuk ndodh. Nëpërmjet SPAK, SHIK-ut, Agaçit. Bashkëpunëtorët e brendshëm janë ata që thonë mos nxirrni Ilir Metën, Tedi Blushin, Petrit Vasilin, Erisa Xhixhon, mos i nxirrni. A të kam thënë unë ndonjëherë mos nxirr këtë apo atë? Jo, unë u kam thënë në Partisë e Lirisë që dilni. Dilni dhe më shani dhe mua, nuk ka asnjë problem. Luan Hajdaraga miku im thoshte; më mirë edhe të shajnë, edhe të bësh gabime, por të ekzistosh në politikë se sa të mos jesh asgjëkundi. Edhe kur bën gabime edhe kur ekziston, me pak mençuri e kthen atë në pozitivitet. Ti nëse nuk ekziston të duhet shumë punë për të hyrë në treg si një produkt i ri. Po nuk je ti prezent si Parti e Lirisë, do të jenë tjerët. Unë nuk pres asgjë nga ai prokuror që thotë gjykatat të vendosin atë që kërkojmë ne. Të gjithë e dimë që Dumani e ka marrë vetë me qef dosjen CEZ-DIA. Sa herë ka kërkuar që Kastrioti Ismailaj të bënte dëshmi të rreme. Nga burgjet merr vesh çdo gjë. SPAK përdoret si pistoletë për të trembur Ilir Metën, por mua së tremb dot”, u shpreh Meta.

Dosja e Kryemadhit

Nga ana tjetër, Kryemadhi ka dhënë disa detaje interesante në lidhje me hetimet e thelluara që ka bërë SPAK. E pyetur për thirrjen e nënës së saj në SPAK, deputetja e PL ka thënë se e kanë mbajtur 6 orë dhe i kanë kërkuar llogari për paratë që ka blerë një shtëpi. Jam suprizuar ditën që mamaja ime ka dalë nga SPAK-u sepse ishte shumë e qartë kur fliste me gazetarët. Sa i përket historisë me gazetarët, unë nuk e di kush është gazetarja që është përfshirë, dimë të gjithë se kush janë gazetarët që kanë marrë para nga bandat kriminale apo grupe të caktuara të cilët kanë dalë te ‘Metamorfoza’ dhe janë përdorur kundër Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Ditën që mamaja ime është thirrur në SPAK, atë ditë në mëngjes, gazetat pranë Erion Velisë kanë hapur titujt duke thënë dhe vajzat e Monika Kryemadhit thirren në SPAK. Kur nuk kisha ndërmend të njoftoja mediat se mamaja ime do thirret në SPAK, vetëm SPAK e dinte që është mamaja ime në SPAK atë ditë. Pse atë ditë gazetarët ishin ndarë se do të dilte gamorra nga SPAK-u, Fatime Kryemadhi 80-vjeç me ‘pace maker’ dhe aparat dëgjimi. Është mbajtur 6 orë dhe është pyetur ku i ke gjetur paratë që kë blerë një shtëpi. Mamaja ime nuk ka qenë as deputete e as ministre, për hetim pasuror le ta thërrasë Prokuroria e Tiranës dhe jo SPAK-u. Shtëpia mamasë sime është kontrolluar në nëntor. SPAK gjeti telefonat e fëmijëve. Rezidenca që erdhën hetuesit është e jona. Ne jetojmë në një shtëpi me nënën time, nëna ime jeton në shtëpinë tonë. Dhe kur erdhi kontrolli, SPAK-u kontrolloi shtëpinë time dhe unë isha aty. Ne të gjithë vendosim adresën 164 sepse janë dy shtëpi të bashkuara bashkë dhe kanë një derë. Dy prona të bashkuara bashkë”, u shpreh ajo.

Detajet nga bisedat e telefonit të saj

Ajo ka treguar dhe bisedat që ka telefoni i saj që ka sekuestruar SPAK. “Është një telefon im i periudhës 2013-2015 që pjesa më e madhe e komunikimeve të mia janë me Kryeministrin Edi Rama në atë kohë. Monika nuk ka qenë pjesë e qeverisjes. Brenda këtij telefoni nuk kanë gjetur asnjë gjë. Me Ramën çdo gjë kemi shkruajtur, kemi bërë edhe thashetheme për Blendi Fevziun. Nuk i mbaj mend me thënë të drejtën, por të mira janë. Tendera, afera, trafik droge, vrasje jo që s’ka dhe as ka për të pas në telefonin e Monikës. Ardhja në banesën e mamasë sime ishte provokim i hapur. E pranova dhe me vetëdije të plotë duke mos pasur asgjë për të fshehur, dhe SPAK le të vij të më kontrolloj dhe çantën. Arsyeja pse kam bërë ankimin për telefonin është për të parë sa i pavaruar është i gjithë sistemi i drejtësisë. SPAK të më kthejë telefonin sepse i gjithë zinxhiri do të tregojë, se dua të vërtetojë nëpërmjet metodologjisë akseset që kanë përdorur institucionet e drejtësisë. Le të hetojnë pasi nuk kam asgjë për të fshehur. Por nuk mund të tolerojë metodologjinë për kërcënimin dhe intimidimin që u bëhen dëshmitarëve që u thërrasin. Vetëm për mua mund të kenë thirrur 100 veta. E dini ju që një doktor i cili ka operuar fëmijën tim, i cili ka që në ’90 që operon në Shqipëri dhe ka qenë vullnetar për fëmijët, është italian, ka qenë kirurg, pediatër etj. Është marrë në aeroport si kriminel. I janë hequr lidhëset, i është hequr rripi, e kanë çuar në komisariat, doktor i nderuar, e kanë marrë dhe e kanë çuar në SPAK për ta pyetur. Doktori ka kartelat mjekësore, sepse më shumë para ka harxhuar SPAK-u për përkthimin e letrave të porosisë se sa kanë kushtuar heqja e një lipomë të fëmijës tim. Se kur i hiqet fëmijës një lipomë, nuk është operacion plastik. Dhe kur ke kartelën mjekësore që është hequr një lipomë, nuk mund të marrësh si kriminel një kirurg. Kur ke kartelën mjekësore që ta ka sjellë Italia, ke numrin e telefonit, ke adresën dhe mund të komunikosh. Gjithë shoqëria ime është thirrur, edhe të gjithë kanë qëndruar stoikë. i kanë kërcënuar, i kanë intimiduar. Si mund të marrësh një doktor italian dhe ta pyesësh a të ka dhënë Monika Kryemadhi lekë cash. Të marrësh e të thërrasësh një kirurg apo dhe një mjek e ta pyesësh për idiotësirat që shkruan një idiot. Si mund te pyesësh një mjek Italian e ta pyesësh a të ka dhënë para Monika Kryemadhi.

Operacionet plastike dhe vila në Gjirin e Lalzit

Edhe pse SPAK ka pretendime se janë shpenzuar miliona euro për operacionet plastike të bëra jashtë Shqipërisë, është përmendur Monte Carlo, janë përmendur shifra të larta, Kryemadhi tha se në Mone Carlo ka qenë vetëm 1 herë 5 minuta dhe ka pirë vetëm një çaj dhe është takuar me një inxhinier auronareutike. E pyetur për hetimet  mbi disa letra që lidhen me hetimin pasuror, ajo tha:  SPAK po heton mbi disa fjalë, sepse letrat e Monika Kryemadhin është deklarimi i pasurisë për të cilën e ka kontrolluar ILDKPI-ja. Monika Kryemadhin e ka denoncuar dhe Adriatik Llalla që e ka çuar te pastrimi i parave për shtëpinë që i ka shitur në Qerret një biznesmeni dhe me paratë e Qerretit e ka blerë shtëpinë tjetër te Blloku. Pra, Monikën e kanë hetuar por nuk kam frikë. Ajo që më shqetëson është përdorimi me dy standarde. Jam e indinjuar për gazetarët që përdor Erion Veliaj herë pas here për të larguar vëmendjen. Gjeni sot në një media për tarifën e kopshtit të djalit të Erion Veliajt, e dimë se paratë e inceneratorët aty do shkojnë”.

Lobimet

Gjithashtu Kryemadhi është pyetur nëse ka paguar shumat për lobimin me firmën e saj që janë drejtuar drejt SHBA-ve të nisura nga Qipro, një faturë legale dhe faturat e tjera përmes një kompanie në Qipro që vetë lobisti i juaj ka deklaruar në SHBA. Kryemadhi u shpreh: Amerikanët e Monika Kryemadhit nuk janë si amerikanët e ato tjerë që shkojnë në burg. Kemi patur kompani konsulence, të gjitha janë me kontratë dhe fatura të paguara nëpërmjet bankës. Fatura nga Qipro nuk ka, është gënjeshtër, nuk janë të publikuara. Është një mashtrim. Por në dosjet që i kam dërguar SPAK për kallëzimin e rremë të Halit Valterit është letra e departamentit të drejtësisë që vërteton që nuk janë të vërteta.  E pyetur në fund nëse ka frikë nëse SPAK ngre akuzë ndaj saj  për fshehjen e pasurisë dhe lobimin në dy çështje, Kryemadhi tha se çdo gjë e ka me letra dhe dokumente. “Unë nuk kam fshehur asnjë, shtëpinë (e banimit) dhe të Lalzit e kam me letra e dokumente, pallati që është ndërtuar me firmën e Edi Ramës, Sali Berishës, Lulzim Bashës, Erion Velisë, është i vetmi pallat në Republikën e Shqipërisë që ka 4 firma”, përfundoi Kryemadhi.

Më të lexuarat