BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x

Politike

Ja detajet e pathëna të vizitës së Edi Ramës në New York, SHBA i mbylli dyert përfundimisht, embargo totale kryeministrit shqiptar nga administrata Biden, fillon dimri i vetmisë së madhe

Ja detajet e pathëna të vizitës së Edi Ramës në

Vizita disa ditore e kryeministrit Rama në New York zbuloi përfundimisht se marrëdhëniet midis kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në nivelin më të ulët që mund të ketë pasur ndonjëherë një kryeministër në raport me të vetmin aleat strategjik në 30 vitet e fundit. Tani përdorimi me batuta i Ramës nga autori i preferuar i tij Ismail Kadare për romanin “dimri i vetmisë së madhe” po bëhet realitet, pasi amerikanët e kanë futur në rrethin e kuq duke i vendosur embargo totale. Edhe pse u përpoq të dhuronte në OKB një shoë alla Enver Hoxha-Hrushov në vitet 60, pra një përdorim të politikës së jashtme të Shqipërisë dhe axhendës së politikës së jashtme të Shqipërisë për interesa personale, kjo lëvizje në fund Ramës nuk i shërbeu për asnjë gjë pasi amerikanët i vendosën bllokadë totale. Asnjë zyrtar i lartë nga administrata e Joe Biden nuk e “qasi” në derë. Vetëm gjatë fundit të vizitës së tij ndodhi takimi me ish-ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim, por thuhet se aty zyrtarja e DASH  i la porositë e mortit qeverisë së tij.

SHBA i mbylli dyert përfundimisht

SHBA i ka mbyllur dyert Ramës. As presidenti Joe Biden, as Blinken dhe as Gabriel Escobar nuk e takuan Ramën. Ndryshe ndodhi me presidentin Begajn, por edhe Vjosa Osmanin, të cilët zhvilluan takime të niveleve shumë të larta. Ata u mirëpritën nga vetë presidenti i SHBA, por edhe zyrtarë të tjerë të lartë. Propagandistët që mban me vete Rama u përpoqën të justifikonin dështimin për foton ceremoniale me presidentin amerikan me argumentin se ishte edhe presidenti Begaj dhe atij i takonte foto. Por ky argument nuk qëndron, pasi më parë në OKB ka qenë dhe kryeministri shqiptar, edhe presidenti, por të dy kanë patur foton zyrtare me presidentin amerikan. Gjithashtu dhe pse Rama drejtoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në emër të Shqipërisë dhe kishte në tavolinë sekretarin Blinken, ky i fundit u pa duke lënë sallën pa asnjë shtrëngim duarsh. Pra përtej shfaqjeve dhe trumbetimit të takimeve të Ramës, i cili është një mjeshtër që i intereson që t’i promovojë ato fuqishëm përmes armatës mediatike të tij në prapaskenë, bie në sy fakti se kryeministri u largua nga SHBA pa zhvilluar asnjë takim. Gazeta “SOT” herë pas here e ka vënë në dukje faktin se ka diçka që nuk shkon mes Ramës dhe Perëndimit. Nxjerrja jashtë loje nga administrata Biden në New York i vuri vulën. Figura e madhe e liderit global  është rrudhur e tkurrur dhe mbahet me patericat e Aleks Soros, i cili duket që i ka mbetur besnik pasi edhe me këtë personazh zhvilloi një takim në SHBA. Rama u përpoq shumë me të gjitha mjetet, që ai i di mirë, duke sulmuar më fortë se kurrë rusët, por qartazi mbeti në hije dhe i shmangur nga personalitetet botërore pjesëmarrëse në takim. Nuk kishte më takime të përzemërta dhe dorë në qafë siç është kujdesur të shesin sa herë mediat e tij. Rasti McGonigal flet shumë, por nuk është argument për të nxitur këtë bllokadë totale amerikane ndaj Edi Ramës. Situata e tij është shumë herë më komplekse, e vështirë dhe problematike.  E themi se është situatë e vështirë pasi lideri shqiptar prej dy vitesh dhe në vizitën e tij të fundit ka shitur si sukses vizitat në fondacionin e Bill Clitnonin dhe prej kësaj kohe nuk ka takuar as portierin e Departamentit të Shtetit të SHBA, jo më ndonjë drejtor zyre apo burokrat të kësaj strukture.

Më të lexuarat