BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x

Politike

Ja dy rreziqet që i kanosen PS dhe kush janë 16 zyrtarët e lartë socialistë që Edi Rama ka futur në “rreth të kuq”, Kreshnik Spahiu zbardh kulisat nga Asambleja dhe tregon emrin që do të marrë frenat e selisë rozë

Ja dy rreziqet që i kanosen PS dhe kush janë 16 zyrtarët e

Analisti dhe juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në vend, teksa e ka ndalur theksin tek zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe mesazhet që dolën nga mbledhja kombëtare e PS. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, analisti Spahiu zbuloi dy rreziqet që i kanoset Partisë Socialiste dhe kush janë 16 zyrtarët e lartë socialistë që kryeministri Edi Rama ka futur në “rreth të kuq”. Po ashtu, ai tregon emrin e socialistit që do të marrë frenat e selisë rozë, ndërsa theksoi se pse Rama do ketë telashe me drejtësinë dhe si kryeministri po punon fort në prapaskenë për të shpëtuar nga prangat e SPAK. Më tej gjatë intervistës me kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, zoti Spahiu shprehu bindjen se pas ish-kryeministrit Sali Berisha, sipas tij, i rrezikuar për t’u ndjekur penalisht është kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

-Zoti Spahiu, çfarë sfidash ka Partia Socialiste sot dhe nga i vijnë?

Partia Socialiste ka dy rreziqe, nëse nuk i ndodhin nuk rrezikohet fare. Dy janë. E para është çarja nëse ndahet më dysh dhe jo nëse bashkohet opozita. Rotacioni ndodh nëse ata emra që godet Rama të krijojnë një parti më vete.

-Po Rama e ka frikën se ata mund ta krijojnë një parti?

Edi Rama i mban nën presion persona që krijojnë fluks politik, që janë faktor politik dhe ata që janë klan politik. Emrat që janë goditur vijnë nga një grupim, që nga Etjeni, Erioni, Olta. 4 janë ministra dhe 12 janë deputet. Nuk po them që janë të grupuar, por ka rrezik që të grupohen. Nëse ndodh një megaskandal mund ti rrezojë pushtetin Ramës, por jo një skandal. Nga skandalet e vogla ka dyfishuar votat në zgjedhje. Dy mesazhe që ai ka dhënë nëpërmjet asamblesë është ajo që lidhet me drejtësinë që do të thotë se kjo që po ndodh nuk ka ndodhur asnjëherë më parë dhe do të marr meritat e ardhjes së Blinken në Tiranë. Do përfitoj sepse do marr vulën e fitores të debatit se kush ka të drejtë, Rama apo Kurti. Blinken do të vij të vendos vulën e suksesit të Tiranës zyrtare mes shumë pakënaqësive që ka për Prishtinën. Problemi SHBA nuk është Tirana, por është Prishtina. Ai do jap mesazh për Kosovën dhe dialogun Kosovë-Serbi dhe me Duman in mesazh për strategjinë e re të SHBA për luftën kundër korrupsionit në Ballkan.

-Si t’u duk komenti i kryeministrit Edi Rama kur u pyet për Arben Ahmetajn?

Ka tentuar që të mos shprehet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Rama e ka promovuar Ahmetajn. Rama nuk i shpallur luftë sistemit të drejtësisë, nuk ka mbledhur kuvendin të shkarkoj ndonjë zyrtar të lartë të drejtësisë. Ka një teori që Rama i lëshon, po pse nëse nuk do t’i lëshonte do ishte meritë për Ramën. Sikur ai të thoshte nuk i lëshoj, do ti shpallte luftë drejtësisë atëherë. Rama lëshon mesazhe kritike ndaj atyre që mendon se mund të jenë objekt i hetimit të SPAK. Është e paprecedent që një sekretar shteti të takoj një kryeprokuror. Ata që thonë po vjen për Kosovën. Pse Dumanin për Kosovën po e takon ai? Unë them se Dumani dhe SPAK nuk kontrollohet nga qeveria. A ka ndonjë prokuror që do të bëjë ndonjë qokë, sigurisht që ka. Unë them se Rama se ka dashur që të vihej në krye të SPAK Dumanin dhe nuk mendoj se e kontrollon Rama.

-Janë hapur teza që po u jepet peshë të vjetërve të PS kundrejt të rinjve, si e mendon?

Historia ka treguar se kur një lider politik është kryeministër nuk mund t’ia marrësh dot partinë. Mund t’ia merrte Basha partinë Berishës kur ishte kryeministër, jo. Sa të jetë Rama, sikur të gjithë të bëhen bashkë, nuk ja marrin dot partinë. Rama e sheh se çdo kryeministër pasi ka ikur nga posti i kryeministër, ka përfunduar në prokurori. Kështu përfundoj Vilson Ahmeti, Fatos Nano, Sali Berisha dhe kështu do të përfundoj edhe Ilir Meta. Probabiliteti është që kur të mos jetë kryeministër Rama, të ketë probleme me drejtësinë dhe ti duhet një forcë politike. Mund të ndodh që Rama të mos bëjë gabimin e Berishës që do të thotë të tërhiqet nga kryeministër jo kur ti bjerë partia, po kur të jetë në pushtet dhe do ti duhet një parti e komanduar. Kur erdhi në 2013 në pushtet, Rama e ngriti partinë në bazat e lëvizjes “Mjaft” dhe G99 u bë bërthama e qeverisë. Pra, ata që ishin themelues të këtyre dy lëvizjeve sot janë figurat e Partisë Socialiste. Duhet të dimë se njeriu numër dy pas Ramës është Veliaj. Sepse ka mbështetje politike dhe ka mbështetje të madhe dhe ka një bastion të madh si është Tirana. Çdo mbret i ruhet figurave të forta, Erioni është i rëndësishëm politikisht, as Rama se largon dot atë. Ai ka një mandat 4 vjeçar sepse është zgjedhur kryetar bashkie. Veliaj deri në 2027 është në karrigen e kryetarit të bashkisë së Tiranës.

-Ishte brenda pritshmërive publike mbledhja e Asamblesë së PS?

 Pritshmëritë tashmë janë të lexueshme. Pse janë të lexueshme? Sepse PS funksionon në një mënyrë, ende vazhdojë të ndërtojnë një demokraci të partisë shtet. Një qeveri që ka qindra probleme dhe gjejnë kohën që të bëjnë mbledhje partie. Çdo gjë buron nga partia dhe jo nga mirëqeverisja. Në Shqipëri ecën para nëse i ke marrëdhëniet mirë me partinë në pushtet. Nëse si ke mirë nuk bënë dot para. Ndryshe nga Rama që ka centralizuar Partinë Socialiste, ka treguar se mund të fitoj zgjedhje edhe pa kryetar, ndërsa Partia Demokratike është parti kryetarësh dhe s’ ka struktura. PS ka fituar zgjedhjet dhe me kryetarin në burg, ndryshojnë në koncepte si parti. PD prodhon vetëm gjela, pra kanë tendencën vetëm për kryetar. Drejtësia ka goditur klanin e vjetër në PS. Ata kanë dal zbuluar për shkak të mbështetjes së amerikanët i japin SPAK. Unë them se Rama nëse do kishte gjë në dorë nuk do t’i lëshonte. Për këtë ka lind xhelozia e klanit të vjetër me atë të ri. Pra, drejtësia ka goditur klanin e vjetër, të rinjtë nuk preken. Rama nuk mendon të dal në pension, por mendon se në politik mund të rri edhe 20 vjet tjera.

Intervistoi: Rigels Seliman

Më të lexuarat