BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Politike

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet tronditëse nga hetimet

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën

Gazetari Adriatik Doçi, i cili ka kallëzuar penalisht Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe vëllanë e kësaj të fundit Drini Kryemadhi për korrupsion dhe pastrim parash, si edhe ish-deputeti Halit Valteti që iu ka hapur dosjen e  aferës së lobimit në SHBA kanë nxjerrë detaje të forta nga hetimet që po bëjnë prokurorët special për familjen Meta. Të ftuar në një studio televizive, Valteri dhe Doçi tregojnë provat dhe pasuritë që ata nuk i justifikojnë dot. Madje ata paralajmërojnë se të gjithë bashkëpunëtorët e tyre do të japin llogari para SPAK. “Të gjitha deklaratat që shikojmë, të Monikës, mamasë së Monikës, ku gjithashtu pritet të shkojë të jap deklaratë dhe vëllai i Monikës, por edhe shumë bashkëpunëtor të tjerë për paratë e zeza të korrupsionit që i kanë futur në linjën që i duhet LSI-së. Do japin të gjithë llogari para SPAK-ut dhe të sigurohemi që do të këtë një dorë shumë të hekurt dhe shumë të fortë për çiftin më famëkeq në Shqipëri”, u shpreh Halit Valteri.

Pasuria

Nga ana tjetër, gazetari Doçi zbuloi disa fakte se si Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë krijuar pasurinë e tyre me vlerë disa milionë euro me vetëm 50 mijë dollarë. “Këto janë shenja paniku që reflektojnë rrjedhën e hetimeve të SPAK-ut. Dua të theksoj se çfarë fshihet pas këtyre deklaratave dhe pas kësaj loje midis Metës dhe Kryemadhit, pretendimeve dhe sinjaleve të Monika Kryemadhit që është viktimë e korrupsionit të Ilir Metës dhe lojës së teatrit të fundit që po bën Ilir Meta sikur Monika Kryemadhi është e keqja dhe me luksin që ka ekspozuar ka ndjellë prokurorët e SPAK-ut. Pra është bërë një lloj teatri brenda partisë së LSI-së dhe është akuzuar në media. Çfarë fshihet pas saj? Dua të tregoj faktet se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë krijuar (bëhet fjalë për pasurinë e deklaruar në ILKP), se pasuria e padeklaruar besohet dhe dyshohet se mund në jetë në disa miliardë euro. Faktet: Ka krijuar një pasuri me vlerë disa milionë euro me vetëm 50 mijë dollarë. Kjo duket si një përrallë, magji por si e ka bërë këtë pasuri?”, u shpreh Doçi.

Kontrata

Gazetari Doçi tregoi se prokurorët po zbërthejnë kontratën që Monika Kryemadhi ka lidhur me një ndërtuar për të ndërtuar pallatin që pretendon se është burimi i të ardhurave të tyre. “Ka blerë një tokë në vitin 2007, 1200 metra katrorë tokë në Laprak me 50 mijë dollarë që i ka marrë hua, 700 metër ia ka falë vëllai i saj (Monika Kryemadhit), ka bërë në total 1900 metër katrorë. Ka lidhur kontratë me një ndërtues duke marrë 35% të pallatit. Pikërisht këtu janë përqendruar dhe hetimet e SPAK-ut. (Pallatin që ka shitur është e një mikut të vetë, ajo është pasuri e fshehtë). Me këtë lloj kontrate ka përfituar 13 apartamente dhe disa dyqane. Pikërisht, pas kësaj lëvizje, fshihen dy pasuri që përbëjnë një vlerë disa milion euro. Është vila në Gjirin e Lalzit, ku nga ekspozimi që ka bërë një kolege e jona para disa vitesh, bëhej fjalë për një investim disa milion euro. Kur nisën diskutimet për reformën në drejtësi, u zhduk ky reportazh. Kjo do kishte qenë një provë e rëndësishme për SPAK-un. (Milaim Zeka: Ka qenë reportazhi i Sonila Meços). Përpos vilës, po me apartamentet te pallati në Laprak, shumë e dyshimtë, me ca lekë që ia ka falur vëllai, ca lekë që i ka marrë sa këtej e sa andej, ka bërë dhe një super apartament me një sipërfaqe gati 500 metër katrorë te Kodra e Diellit, përfshirë dhe ballkon e garazhde. Gjithashtu ka shitur dhe apartamentet te pallati në Laprak, që bëjnë rreth 1 milionë euro. Nga 50 mijë dollarë, ka krijuar një pasuri me vlerë miliona euro. Dyshohet nga SPAK-u që kjo është një fasadë pasi ai i ka patur çantat me para cash dhe i ka hedhur për të krijuar këtë pasuri. Kjo është vetëm një degë e pasurisë problematike të Ilir Metës, pasi në vitin 2003 ka blerë një vilë në Golem më një vlerë prej 60 mijë dollarë, e ka marrë si kredi në një bankë italo-shqiptare asokohe dhe pas tre vitesh e ka shitur 300 mijë euro pa kryer asnjë investim. Më pas, me këto 300 mijë euro ka blerë një apartament me vlerë 400 mijë euro në Tiranë. Thuhet se diferencën, 100 mijë euro e ka marrë me kredi. Kjo është pasuria problematike e deklaruar nga Monika Kryemadhi. Këtu duhet të shtojmë transaksionet që ka bërë nëna e Monika Kryemadhit drejt Monika Kryemadhit, ku mes te cilave është dhe një tjetër transaksion, 13 mijë euro. Dhe vëllai i Monika Kryemadhit, i ka bërë shumë transaksione, 20 mijë euro donacione te LSI-ja, pasi ka marr rreth 400 mijë euro te SGS-ja”, u shpreh Doçi.

Letër-porositë

Po ashtu gazetari thotë se hetimet nuk po bëhen vetëm për lotimet, por edhe për shërbimet estetike ku ka informacione që SPAK-u ka konfirmuar shpenzimet me vlerë dhjetëra miliona euro nga Vjena në San Marino nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, para të cilat nuk janë deklaruar në ILDKP e KQZ siç e parashikon ligji. “Është e rëndësishme që konflikti teatral midis Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Besoj që është një strategji politike, një marrëveshje në çift për të shpëtuar njëri, kjo është reflektuar dhe në deklaratat e tyre në SPAK. Ilir Meta është thirrur në SPAK, ka dëshmuar për lobimet që janë konstatuar përmes përgjigjes ndaj letër porosive të SPAK-ut që Ilir Meta së bashku me Monika Kryemadhin dhe LSI-në kanë shpenzuar rreth 1.2 milion euro për lobim në SHBA të cilat nuk i ka deklaruar në asnjë institucion ligj zbatues në Shqipëri. Kur Ilir Meta është thirrur në SPAK ka thënë se çfarë janë këto që po më pyesni se nuk di gjë, se unë nuk kam qenë kryetar partie por president me popullin e 2 Marsit. Partinë ia kam lënë Monika Kryemadhin, Petrit Vasilit, Braimllarin dhe oborrtarët e tjerë. Është distancuar qëkur është pyetur në SPAK dhe më këto distancime mendon që edhe SPAK-u do ta amnistojë dhe goditja penale do të vijë ndaj Monika Kryemadhit. Harron se hetimet nuk po bëhen vetëm për lobimet por edhe për shërbimet estetike ku ka informacione që SPAK-u ka konfirmuar shpenzimet me vlerë dhjetëra miliona euro nga Vjena në San Marino nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, para të cilat nuk janë deklaruar në ILDKP e KQZ siç e parashikon ligji. Është interesant fakti sesi një grup gazetarësh është vënë në dijeni për shpenzimet e Monika Kryemadhit për shërbime estetike. Një burim nga klinika në San Marino na informon që Monika Kryemadhi merr shërbime në këtë klinikë që nga viti 2004. 20 vite shërbime sistematike estetike, nuk do të thotë që për një ndërhyrje ka shpenzuar 300 mijë euro po ka shpenzuar 2-3-4 mijë euro, duke përfshirë edhe akomodimin. Në gjithë këtë periudhë kohe mund të jetë shpenzime rreth 1 milionë euro shërbime estetike që nuk janë deklaruar askund. Ka ardhur letër porosi nga SHBA për çështjen e lobimit, ka ardhur letër porosi dhe nga vende të tjera. Fakti që nuk ka ende një masë arresti për njërin nga këto të dy, sepse nga Qipro ka ardhur përgjigja e një letër porosie e mangët dhe SPAK e ka përsëritur letër porosinë. Kjo është më shumë një vonesë për shkak të çështjes procedurale për kopsitjen. Është përsëritur letër porosia për Qipron, për shpenzimet që kanë bërë atje për çështjen e lobimit. Me ardhjen e përgjigjes, sipas burimeve thuhet se ka ardhur, besoj se jemi drejt kopsitjes së dosjes e cila po reflektohet dhe me lëvizjet në panik të Ilir Metës, duke u distancuar nga Monika Kryemadhi”, u shpreh gazetari.

Mesazhi i fortë i Valterit

Nga ana tjetër, ish-deputeti Valteri thotë se hetimi për Ilir Metën nuk është i lehtë. “Unë kam bërë një kallëzim në SPAK dhe kam çuar para drejtësisë Ilir Metën pasi ka një hetim për të, i cili nuk është i lehtë. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, janë të akuzuar për vrasje në Lezhë në vitin 2013, ku ka ndodhur një incident dhe pak muaj dhe vite më vonë është vrarë në person i rëndësishëm dhe gishtin familja e tyre e ka drejtuar drejt tyre, këta janë njerëzit që kanë para më shumë cash se në të gjithë bankat e vendit tonë, janë njerëzit që nuk të llogarisin si kundërshtarë dhe të dëmtojnë sa herë që kanë mundësi dhe duan ta bëjnë. Dhe unë e kam marrë këtë risk, sepse kam besim te drejtësia shqiptare, unë si kam kërkuar askujt mbrojtje dhe as lëmoshë nga vendi im por vetëm të ketë drejtësi”, shprehet Valteri.