BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Politike

Ja kush fshihet pas sulmeve të “RAI 3” ndaj Olsi Ramës, si media ekstreme e majtë italiane u kthye në zëdhënëse të akuzave të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit

Ja kush fshihet pas sulmeve të “RAI 3” ndaj Olsi Ramës, si

Sulmet e medias italiane “RAI 3” ndaj Olsi Ramës në pamje të parë duket sikur rëndojnë pozitat e vëllait të kryeministrit shqiptar. Akuzat e hedhura në qarkullim nga media italiane së fundmi ndaj Olsi Ramës, përpos efektit blic të një lajmi të kësaj peshe zbehen sa më shumë kur lexon se çfarë ka në brendësi. Një investigim i qepur mirë nga gazetarët bëhet me anë të fakteve, por edhe pse një media serioze ndërkombëtare, “RAI 3” hodhi sërish në treg disa akuza të bëra publike kohë më parë, të artikuluara së fundmi nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti Gazment Bardhi. Që të marrësh të mirëqenë një akuzë duhet parë se kush e pasqyron këtë akuzë dhe kush janë personazhet që e përfaqësojnë këtë akuzë. “RAI 3” është një media e majtë ekstreme që ka marrë përsipër të publikojë dokumentarin duke u kthyer në zëdhënëse të akuzave të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit pa verifikuar burimet, po ashtu edhe lajmet. Jo vetëm kaq, por RAI 3 i ka shkuar në banesë Sali Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie. Që në fillim të intervistës gazetari shprehet se është një situatë paksa e çuditshme duke qenë se ish-kryeministri ndodhet në arrest dhe i akuzuar për korrupsion, por Berisha i thotë se është në hetim politik. Pyetja në këtë mes është se si një media ekstreme e majtë pasqyron dhe mban në qendër të akuzave fjalët e një politikani të djathtë në Shqipëri? Kjo situatë nuk bën çudi pasi koha ka treguar se kur bëhet fjalë për interesat e tij personale, Berisha shet edhe “shpirtin”. Të gjithë e dimë se ish-kryeministri ka rrënjë të forta komuniste. Berisha madje ka qenë sekretar partie.

Akuzat  e “RAI 3”

Kjo bën që në dokumentarin italian të hidhen hije dyshimi se kush i sponsorizon këto sulme, pasi “RAI 3” iu është rikthyer akuzave të bëra nga Gazment Bardhi, i cili tha vetëm pak javë më parë se Olsi Rama ka lëvizur me të njëjtën makinë, që lëviznin dhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal. “Disa hije arrijnë deri tek vëllai i kryeministrit Edi Rama. Nga dokumentet e hetimeve të prokurorisë në 2016-ën që emisioni “Report” i publikon ekskluzivisht më poshtë rezulton se vëllai i kryeministrit shqiptar ka përdorur për lëvizjet e tij të njëjtën makinë që ishte në shërbim të një karteli të narko-trafikut shqiptar, persona që janë tashmë gjykuar dhe që kanë qenë në prani direkte të Olsi Ramës gjatë disa kontrolleve të policisë. Nga ky hetim lindi një proces gjyqësor ku narko-trafikantët janë dënuar ndërsa Olsi Rama as të paktën nuk u mor në pyetje. Emri i tij, madje është fshirë nga dosjet gjyqësore”, thuhet në emisionin “Report” të RAI 3 që ka publikuar edhe faksimile të publikuara edhe më parë të lëvizjeve të Olsi Ramës dhe anëtarëve të bandës së Xibrakës.

Reagimi i Bardhit

Menjëherë pas publikimit të këtij dokumentari nga mediat italiane, reagoi Gazment Bardhi. “Dokumentet e konfirmuara nga investigimi i “Rai 3”, pohojnë hijen e dyshimit mbi rolin e Olsi Ramës në trafikun ndërkombëtar të kokainës që planifikohej të realizohej përmes Laboratorit të Xibrakës. Nga dokumentet e hetimeve të prokurorisë rezulton se vëllai i kryeministrit shqiptar Edi Rama ka përdorur për lëvizjet e tij të njëjtën makinë që ishte në shërbim të një karteli të narko-trafikut shqiptar, persona që janë gjykuar tashmë pjesërisht dhe që kanë qenë në prani direkte të Olsi Ramës gjatë disa kontrolleve të policisë”, shkruan në Facebook Bardhi. Bardhi vë theksin se koha kur anëtarët e mafias shqiptare apo narkotrafikantët kanë përfaqësuesit e tyre brenda institucioneve, dhe kushtëzojnë veprimet e qeverisë, “duhet të marrë fund”. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, i bën thirrje SPAK-ut që të rinisë hetimet dhe të ndalojë përpjekjet e Ramës për ta “varrosur” çështjen. “Është e domosdoshme që pa asnjë vonesë SPAK të rihapë procedimin penal 335/1-2016, të cilin Edi Rama do të dëshironte ta varroste përgjithmonë. Kjo është arsyeja pse ai bëri gjithçka për të izoluar lajmin mbi denoncimin dhe mohoi çdo kontroll të Parlamentit mbi këtë çështje, duke shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit”. “Shqipëria nuk ka të ardhme tjetër përveç rrugës evropiane”, mbyllet reagimi i Bardhit, duke shtuar se duhet bërë “luftë reale ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pa devijime, dhe pa mbyllur sytë ndaj njerëzve të veshur me pushtet nga Edi Rama!”, u shpreh Bardhi.

Më të lexuarat