BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Politike

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edhe dy këngëtarë, SPAK merr në dorë letër-porositë

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir

Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka komentuar situatën politike në vend dhe pritshmëritë që ai ka për Prokurorinë Speciale (SPAK), e cila po heton disa dosje të bujshme, në të cilat dyshohet se janë përfshirë ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokat Beqiri është treguar mjaftë i ashpër me ish-presidentin Ilir Meta, i cili ditët e fundit ka kryer gjeste që tregojnë se ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa ka lëshuar edhe disa mesazhe mjaft të debatueshme. Sipas zotit Beqiri, Meta po përdor çdo lloj skeme, pasi po ndjen frikën e prangave, për shkak se është përfshirë në shumë zullume. Ndër të tjera, avokati Idajet Beqiri ka zbuluar gjatë intervistës për kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, se kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, teksa ka folur gjithashtu për udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës. Po ashtu, ai ka zbardhur detaje nga pasuritë e Ilir Metës të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, ku sipas tij, në pastrim parash janë përfshirë edhe dy këngëtarë.

-Avokat, si e pe paraqitjen e fundit të zonjës Fatime (e ëma e Monika Kryemadhit) në SPAK, ku pas daljes tha që është pyetur për çështjen e pallatit, diçka që është përmendur dhe nga zonja Kryemadhi, ku pretendoi se gjithçka e ka të faktuar me transaksione bankare. Çfarë po ndodh sipas këndvështrimit tuaj?

Është shumë interesantë me këto politikanët tanë, sepse këto mendojnë sikur vijnë nga Hëna dhe jo sikur janë politikanë të këtij vendi dhe ne e njohim jashtëzakonisht mirë si erdhën. Ne e dimë shumë mirë si erdhi Monika në Tiranë, kush është Monika dhe nuk dua ta fyejë, por në 91’-shin e filloi politikën me një fustan laj e thajë, sikurse unë një kostum të bardhë kisha. Lajë natën e vish ditën. I tillë erdhi dhe Ilir Meta, me brekë ne b*thë erdhi nga Skrapari. Dhe në Tiranë kështu jetonim pasi ishte koha. Se morëm vesh si u bënë miliarderë, me çfarë, me rrogat e shtetit? Nuk bëhesh dot miliarderë me rroga shteti.

-Zonja Fatime pas daljes thotë kam pasur një tokë, kam patur një shtëpi, kam punuar, I kam të gjitha me bankë dhe me paratë e pallatit kam ndihmuar dhe vajzën. I besoni?

Beqiri: Janë qesharake, këto justifikime do dalin tani. Të çosh fëmijët në Angli dhe t’i shkollosh minimumi është 40 mijë euro. Dy fëmijë venë 80 mijë euro, ja minimumi 40 mijë euro të dy fëmijët, me ça mbahen fëmijët atje. Rroga e të dyve si në Presidencë, si Kryeministri, nuk merr më shumë se 20 mijë euro. Të dy, 40 mijë euro, me ça u mbankan ata, vetëm fëmijët, si e mban veten dhe shpenzimet e tjera, ku i marrin lekët ata, nga shqiptarët. Ilir Meta e krijoi LSI-së si SHPK, ku qëllimi i vetëm i tij ishte që me votat që do merret do blinte pushtetin, dhe me deputetët që bleu ai vazhdoi që të blinte 20% të të ardhurave nga buxheti i shtetit dhe të ardhurat e tjera që i vinin Shqipërisë. Në formën e punësimeve të ndryshme, në formën e drejtorëve të ndryshme në dogana, kufiri e policie, të gjitha pa përjashtim. 20%-shin që mori Ilir Meta, si nga Sali Berisha dhe nga Edi Rama, e ka shfrytëzuar për të vjedhur dhe grabitur pasuritë e shqiptarëve dhe xhepat e shqiptarëve. Nuk ka asnjë vendi pune nuk ka dhënë Monika, e dinë të gjithë nëse pyet dhe një përfaqësues të LSI-së, e dinin të gjithë që ajo ishte shefe kuadri, ajo çonte në punë të tjera dhe mblidhte prej tyre nëpërmjet punësimeve. I thonte unë të kam çuar në punë, 20%-shin ma jep mua. Këto janë bërë super miliarderë, sa vetëm operacionet plastike që bën në San Marino vetë 280 mijë euro, 287 mijë ishte çeku që ka shkuar në spital shpenzimet estetike.

-I keni parë këto dokumente avokat?

Këto dokumente jo vetëm I kam parë por kam bërë dhe kallëzim penal ia kam çuar SPAK-ut dhe tani po I thërret të gjithë një nga një. Kanë ardhur letra nga jashtë, nga San Marino po e po, Qipro, Austria për Ilir Metën. Korrupsioni i Metës dhe Kryemadhit është në përmasa të llahtarshme, pasuria që kanë ata në të holla, në banka në Zvicër deri dhe në Kongo, në Qipro, dhe në Angli. Në Angli madje kanë shumë dhe pasuri të paluajtshme. Në San Marino kanë pasuri të paluajtshme, atje fillimisht flinin në hotel kur bënin operacionet plastike. Vetëm herën e parë kanë shkuar në hotel por pastaj herë të tjera vinin në një vilë luksoze e jashtëzakonshme që nuk dihet se çfarë emri Meta-Monika I kanë vënë atje, gjë që edhe SPAK po e heton edhe këtë vilë. Korrupsioni është në nivele të përbindshme, mjafton vetëm privatizimet që janë bërë me firmën e Ilir Metës dhe me ndikimin e tij që në kohën kur ishte Kryeministër me Bankën Kombëtare, me ARMO-n, me 4 hidrocentralet, me aferën CEZ-DIA-n. Me thesarin e Kërrabës, Ilir Meta përvetësoi e krahas shpenzimeve që përmenda ka blerë 300 milion euro minierë zinku në Kongo. Kongolezët I thanë na ndërto një spital dhe një shkollë se do të japim minierën. Gjithmonë aferat I bënte me Kastriot Islamin dhe avokaten amerikane, Rebekën. Ju po e shihni vetë ku kanë shkuar lekët e shqiptarëve, ku ka shkuar floriri i Kërrabës, afera ‘CEZ-DIA’ i përfshirë në aferë bashkë dhe Kastriot Islamajn. Dhe kjo zonjë ka mbetur keq dhe nuk ka ça të thotë, nuk është problem se këto të ardhura janë sa hyrjet që ka marrë kjo në atë tokën që ka ndërtuar kjo pallate. E dyta, asaj (avokatja Rebeka) kush ia fali apo shiti tokën të ndërtojë ajo, ku e mori përpos shpërdorimit të detyrës safi Meta-Kryemadhi. Ky klan Ilir-Monika, për nga pasuria janë përbindësha të vërtetë, ua kalon Berisha dhe familja e tij pasi ai është super miliarder, por menjëherë pas tij, vendin e dytë ne këtë drejtim e zë Ilir Meta. Fakti që dhe miqtë e tyre dhe të afërmit e tyre i kanë vënë në lëvizje. Ilir Meta iu thotë atyre thirrje të hapur në konferenca shtypi që PL-së vdekja mund t’i vijë vetëm nga vetja e saj, d.m.th. që të mos kallëzojnë neve dhe njerëzit tanë që kanë përfituar. Përpjekjet që kanë bërë me njerëzit që kanë përfituar pasuri marramendëse, përfituesit vetëm gjysmën kanë marrë dhe pjesën tjetër Ilir Meta.

-Pra ju po thoni se janë një grup personash që janë vënë në shërbim të Ilir Metës...

Xhensila me bashkëshortin e saj nuk po ndahen se po shkojnë keq, por në mes është Ilir Meta, janë pasuritë e Ilir Metës. Tani që SPAK po shkon në pasuritë e çiftit, do dalë dhe floriri i Kërrabës që ka përdorur Xhensila dhe që vazhdonte dyqanin në Durrës ku shiste floririn e Ilir Metës. Shihni sa vila kanë. Si mund të vihet vila te kompleksi ‘Rolling Hills’ 180 mijë euro me një koncert që jepke ti. Po shohim dhe VIP-at tjerë ca përfitimesh kanë koncertet po nuk disponojnë miliarda, këta njerëzit që kanë qenë afër Ilir Metës. Po marrin masa tani për t’i fshehur këto pasuri. E keqja më e madhe është se SPAK po vepron në mënyrë shumë të ngadalshme dhe për këtë ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë Dumani pasi po iu lë kohë të veprojë dhe jo t’i kap në befasi. Në SPAK, sot zonja Guri e pret dhe e përcjell të ëmën e Monikës, ajo shoqëruesja e saj. Ajo si shoqëruese merrte dhe valixhet në Rinas nga Tirana në Angli. Deputeten e mbante si bankë, së bashku me një drejtor që ka qenë te Ujësjellësi në Tiranë, priste atje e merrte lekët e Ilir Metës, ishte si bankë dhe ia jepte fëmijëve të Metës ose blinte pasuri. Guri kalonte kufirin në Rinas pa të keq se ishin njerëzit e Ilir Metës. Atje policët doganorë dhe me 5 lekë të qelbura i linin të kalonin sikur dhe thesarin e shtetit ta kaloje ato komprometoheshin shumë lehtë.

-Avokat kur pret që SPAK të ketë një vendim, gjithmonë nëse do të ketë, t’i prezumojë të pafajshëm deri në fund të procesit?

Nuk flitet për pafajësi, këto janë prova dhe fakte që i janë servirur SPAK sepse ka dyshime të arsyeshme. Kanë nisur procedimet penale, për ‘CEZ-DIA-n’ kanë nisur, për lobimet në SHBA, pse po vonohen e nuk çohen çështjet në Gjykatë. Sot nëna e Monikës është thirrur në SPAK për operacionet plastike dhe shpenzimet e pajustifikuara që Monika nuk ki ka deklaruar të gjitha këto para. Afera e rëndë e më të mëdha për shqiptarët, vjedhja e floririt të Kërrabës që asnjë s’po i del zot kush, ça po bëhet për të.

-Keni një koment sa i takon qeverisë dhe mënyrës se si ajo po punon?

Ca po bën kryeministri dhe qeveria aktuale, megjithëse se SPAK po heton dhe po nxjerr se këto nuk justifikojnë pasuritë e veta me aferat që kanë bërë. Pse nuk çon padinë civile në SPAK të marrim thesarin që u morr në Kërrabë. Se këto e grabitën thesarin e shtetit që e kemi bosh, me ça do zëvendësohet ato po si paguan nga këto që i kanë marrë. Pse qeveria nuk çon padinë civile në procesin penal. Pse e bën një gjë të tillë? Pasi me sa shoh, SPAK akoma po përpiqet të bëj ndonjë shembull aty-këtu për të thënë se këtu po godasim duke thënë se vajtëm e çuam në arrest-shtëpie Sali Berishën e tani do çojmë dhe Monika Kryemadhin. Dhe kështu do shpëtojnë kriminelet e aferat e mëdha e do merren me cingërima. Këto që SPAK po merr janë thërrime. Bualli dhe buallët e mëdhenj që e kanë plaçkitur e kanë vrarë për ta grabitur këtë vend janë familjet Berisha dhe Meta. Po nuk shkuan në burg këto të dy të për afera kaq të rënda, të mos i gënjehet mendja SPAK-ut dhe Dumanit se po bën ndonjë gjë të madhe. Nuk I besojnë më pastaj Shqipëria dhe shqiptarët, pastaj o do vazhdojnë këtu vetëm pleqtë siç na kanë lënë ose do të rikthehen me mendësi perëndimore duke iu dhënë me fshesë të hekurt këto horra që të bëjmë shtetin ligjor të së drejtës me qëllim që të vejë haka te i zoti dhe t’ju konfiskohet pasuria kombëtare e të shkojë te xhepat e shqiptarëve dhe buxheti i shtetit.

-Avokat, pret të ketë sekuestro pasurie nëse do të ketë vendim apo marrje të pandehur, mund të vihen në sekuestro?

Patjetër, vetëm floririn e vjedhur nga Meta dhe Berisha, unë e kam kallëzuar në SPAK në kohën kur ishte prokuror Kraja, ato e rrëzuan. Ia çova Gjykatës së Parë të Posaçme, dhe gjyqtarja e mori çështjen dhe tha vazhdoni regjistrimin penal, hetoji këto 2 personi, sekuestrojini pasuritë pasi këto janë dy të dyshuarit kryesor pasi ka prova që këto kanë bërë diçka të tillë. SPAK-u në vend që të merrte çështjen e të thoshte se ka të drejtë Gjykata e Shkallës së Parë, SPAK-u nuk u pajtua dhe tha nuk ka krim dhe e çoi në Gjykatë të Apelit. Aty doli një gjyqtare e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit ku vetingun e kalo nga Meta-Kryemadhi dhe ia shpërbleu duke thënë që SPAK ka të drejtë, nuk ka vepër penale, ia kemi kaluar çështjen Gjykatës së Lartë. Gjyqtarja e Shkallës së Parë, urdhëroi që të sekuestrohet pasuria e të gjithëve, përfshirë dhe e Metës dhe e Berishës. Vetë SPAK-u mohoi gjëra të tilla e hodhi poshtë. Vihen pikëpyetje mbi SPAK, Dumani më rrëzoi e më hodhi poshtë dhe çështjen kur kallëzova dosjen e ’21 Janarit’, u desh Gjykata e Lartë ta urdhërojë i tha regjistroje dhe të nisin hetimet pasi ka krime, gjë që na e thotë dhe Gjykata e Strasburgut që Berisha e ka bërë këtë krim, vrasjen e 4 persona në Bulevard. SPAK të mos na hedh hi syve duke çuar ca drejtorë apo duke çuar atë që tha dhe Fitimja, djegësit. Po nuk është punë djegësit, djegësit janë në burg, djegësit në raport me ‘CEZ-DIA-n’, me ALBPETROL-in, me ARMO-n, hidrocentralet e privatizuara në mënyrë të kundërligjshme, me Bankën Kombëtare, me aferat e tjera korruptive ta kallëzuara penalisht. Këto janë thërrime, SPAK të mos na gënjejë mendjen se po gënjen shqiptarët me vogëlimat e humbjet që po merret. Me 40-50 çështjet që po vuajnë shqiptarët, sikur 1 prokurorë të merren me 2-3 çështje që janë më të ndjeshmet që i sjellin buxhetit të shtetit dhe shqiptarëve mirëqenie. Këtu flitet me miliarda, të mos merren me tendera të një kryebashkiaku apo me luftën ndaj drogës. SPAK të mos humbasë veten e të mos mbytet me këto që po mbytet deri më sot.

Intervistoi: Rigels Seliman

Më të lexuarat