BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Politike

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me magji”, zbardhen detajet nga hetimet

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe

Prokuroria e Posaçme ka thelluar hetimet ndaj çiftit Meta-Kryemadhi duke marrë në pyetje  dhe familjarët e tyre. Ditën e djeshme, Fatime Kryemadhi, nëna e deputetes së Partisë së Lirisë, është marrë në pyetje nga SPAK. E pyetur nga gazetarët në lidhje me atë se çfarë ka deklaruar, Fatime Kryemadhi tha se është pyetur për një shtëpi. Kryemadhi është marrë në pyetje si person që ka dijeni, dhe gjatë përgjigjeve për gazetarët la të kuptohej se i është sekuestruar edhe celulari. “ Unë nuk kam qenë pa shtëpi, në lidhje me pronën time Për çështjen shtëpisë që kam...Unë nuk kam qenë pa punë se këta më kanë nxjerrë me një pension 160 mijë lekë, paskam blerë shtëpi unë... Pse çfarë ka celulari? Ka ndonjë gjë të veçantë,. As nuk kam bërë tendera. As djegësa as 5D. Nuk ka pse të pyetet. Unë tek toka që më ka lënë burri kemi ndërtuar pallatin. Kam ndihmuar vajzën me paratë që mora nga pallati. Me pasurinë kam ndihmuar edhe vajzën për fëmijët. Pse për kë i kam lekët, për fëmijët i kam. I kam të gjitha me bankë”, u shpreh ajo.

Prapaskenat

Shpesh janë hedhur dyshime se në qarkullimin e parave përfshihet edhe Fatime Kryemadhi. Kjo e fundit ka kaluar në llogarinë bankare të Monikës 13 milionë lekë të vjetra në një rast në vitin 2014, vit të cilin zonja Kryemadhi ka deklaruar 13 apartamente tek pallati në Laprakë. Nuk dihet se cili është burimi i këtyre parave të Fatime Kryemadhit. Këto ishin dhe pyetjet e SPAK? Znj.Fatime nuk ka qenë e pasur dhe këtë e ka konfirmuar kohë më parë dhe shoqja e saj Ajtanga Lubonja. “Monika i thoshte që unë e pasur u bëra nga babai, qesha se m’u kujtua kur shisnim qepë unë e Fatimja në Q.S! Jo moj çupë i thashë nga ekrani, ti u bëre e pasur kur t’u bë burri kryeministër!”. Si bë milionere Fatime Kryemadhi, duke i kaluar para në llogari të bijës, duke shitur qepë dhe speca në Qytetin Studenti?! Kësaj pyetje do t’i japë përgjigje SPAK.

Si familja e Metës u bë milionere gjatë 30 viteve në politikë?

Meta rezulton ndër politikanët më të pasur në vend. Parlamenti i Shqipërisë ka pasur historikisht persona me pasuri sheikësh, por shumica e tyre kanë qenë biznesmenë dhe pasurinë e kanë vënë përmes veprimtarisë në këto biznese. Por nëse shohim deklarimet pranë ILDKPI ndër vite, rezulton se Meta ka pasuri mjaft të lartë, ndërkohë që duhet theksuar se ai dhe bashkëshortja e tij nuk kanë bërë asnjë punë përveç marrjes me politikë. Meta u bë deputet pa mbarur universitetin dhe që prej asaj dite ka qenë në Parlament, qeveri, Presidencë dhe tani kryetar i Partisë së Lirisë. Bashkëshortja e tij e ka nisur karrierën në Forumin Rinor të PS, më pas ka vijuar të jetë anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë dhe në fund përfundoi kryetare e LSI dhe deputete në Parlament. Por nëse shohim deklarimet që ata kanë bërë vit pas viti, pasuria e çiftit presidencial kap shifra të frikshme.

Historia e pasurisë së familjes Meta dhe dhurata e dyshimtë

Në vitin 2003, Meta ka deklaruar një banesë të përfituar nga privatizimi si dhe një banesë me verandë+lulishte në Golem, 327 m2. Por ajo që u ka dhënë më shumë të ardhura janë 13 apartamente të përfituara nga Monika Kryemadhi në kuadër të një marrëveshje me një firmë ndërtimi. Edhe pse në deklaratën e mëparshme pranë ILDKP nuk jepen shumë qartë të dhënat, Kryemadhi rezulton pronare e truallit ku është ndërtuar pallati dhe në këmbim ka marrë 13 apartamente. Pra konkretisht, në vitin 2007, Monika Kryemadhi ka blerë një sipërfaqe toke 700 m2, në Laprakë, me vlerë 5 milionë lekë. Ngjit me këtë truall, Monika Kryemadhi pretendon se i ka falur familja e saj 500 m2 tokë, duke u bërë kështu pronare e 1 200 m2 tokë. Ata janë shitur nga viti në vit. Vetë Kryemadhi e ka deklaruar disa herë se zotëron një tokë “të falur” nga babai dhe 13 apartamentet e përfituara nga ky ndërtim, duket se vijojnë t’i japin ende shumë të ardhura.