BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Politike

Ja provat në duart e FBI dhe shërbimeve të huaja sekrete që dëshmojnë se Sali Berisha është vrasësi i padënuar i “21 Janarit”, zbardhen prapaskenat e bujshme

Ja provat në duart e FBI dhe shërbimeve të huaja sekrete që

Pas 12 vjetësh, Gjykata Europiane e të të Drejtave të Njeriut, e cila shqyrtoi edhe një herë nga e para krimin shtetëror të 21 janarit, pas padisë së familjarëve të Aleks Nikës nxori si përfundim se shteti ishte vrasësi, duke tejkaluar kompetencat, Sali Berisha prishi provat shkresore e filmike, mori nën sqetull të dyshuarit si ekzekutorë dhe sulmoi e pengoi me sa mundi hetimin e prokurorëve.  De facto para nesh u shfaq një ngjarje e hetuar në mënyrë hipokrite dhe duke fshehur fajësinë e autorëve kryesorë, një tragjedi e shkaktuar me dorën e shtetit, e cila është tentuar rregullisht të kamuflohet nga vetë shteti. Por çfarë tregon tjetër vendimi i Strasburgut? Dosja e 21 janarit me prova të rindërtuara dhe të paprishura është në duart e ndërkombëtarëve. Amerikanët kanë dhënë shpesh sinjale për hapjen e kësaj dosjeje. Në raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit si shembull të dhunës politike, DASH përmend gjithmonë 21 Janarin. Vetë gazetari Artan Hoxha konfirmoi pak muaj më parë se materialin që nxori pas 12 vitesh ku tregonte me zë se protestuesit janë vrarë me urdhër nga lart e ka marrë nga shërbimet e huaja. “Ky material është regjistruar nga aleatët tonë. Kur dalin këto vendimet non grata dhe kur këta të shpallur kërkojnë prova mua më vjen të qesh sepse ata e dinë çfarë provash kanë. Regjistrimi është bërë nga një vend aleat. Ma vuri në dispozicion për të bërë leximin e ngjarjes. Më në fund pas 12 vitesh, mu dha mundësia të kem një provë që dëshmon se vrasjet janë bërë me urdhër dhe oficerët që kanë qëlluar me urdhër. Ky material që është siguruar pas një kohe kaq të gjatë i jep mundësinë që të gjejë përgjegjësin dhe t’i qetësojë familjarët. Komunikoni vetëm stafi drejtues dhe ai që konsiderohej grupi i zjarrit," u shpreh Artan Hoxha.

Ndërhyrja e FBI

Nga 21 janari ka shumë prova të fshira nga dora shqiptare dhe një nga ato që u përmend nga Strasburgu është dhe serveri i Kryeministrisë. Por kur të vijë momenti i hapjes nga SPAK i kësaj dosjeje, kjo provë do të dalë në dritë dhe do të jenë pikërisht amerikanët. Kujtojmë se në ato vite, ekspertët e FBI arritën të rikuperonin serverin. Aty zbulohet qartë dinamika e ngjarjeve që ndodhën atë ditë, del kush ka qëlluar mbi turmën dhe se kush do të mbajë përgjegjësi për vrasjen e katër demonstruesve dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Ky material u raportua se në vitin 2012 u vendos në duart e drejtësisë së vjetër. Kanë qenë dy agjentë të FBI, të cilët kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit me materialin e ekspertuar. Ata ju kanë dorëzuar pjesëtarëve të drejtësisë jo vetëm serverin e kryeministrisë, tashmë të plotë me të gjitha të dhënat, 14 gëzhoja dhe po aq predha-plumba, por edhe një valixhe me armë të cilat janë përdorur në vendngjarje. Gjithashtu është dorëzuar edhe dokumentacioni i plotë shkresor i argumentimit shkencor-profesional. Por edhe me gjithë këtë ndihmë, nga amerikanët, Berisha me presionit e tij, siç e tregoi dhe vendimi i Strasburgut arriti që ta mbyllë çështjen. Serveri i kryeministrisë ishte prova kyçe që do të vinte para drejtësisë ata që qëlluan mbi turmën pasditen e 21 janari 2001. Por pamjet filmike ishin fshirë, me një urdhër që dyshohet se është dhënë në qeveri për të eliminuar çdo provë të inkriminimit të Gardës së Republikës, e cila u mbrojt fuqimisht nga Berisha vetëm disa orë pas vrasjeve të pajustifikuara.

Çfarë deklaronte Berisha?

Më 23 janar 2011, Berisha deklaroi, se më 21 janar, pas konferencës për shtyp, “i kam kërkuar sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave të vërë në dispozicion të Prokurorisë të gjithë videon e Kryeministrisë.  Kryeministria ka një sistem videosh te vetin, përveç asaj që ka Garda, përveç asaj që vendos Policia. Kamerat tuaja ishin të plota.  Në këtë kontekst, me bindjen time kishte një material të plotë për të saktësuar se nga erdhën plumbat, si u vra dhe ku u vranë, pra të gjitha rrethanat.”  Sipas kësaj deklarate të bërë në datën 23 janar, i bie që më 21 janar, rreth orës 20:00 në mbrëmje, Sali Berisha të ketë thirrur në zyrë Gjergj Lezhjen dhe t’i ketë thënë këto që thotë më sipër, pra që të kontrollojë serverin e Kryeministrisë dhe të nxjerrë andej pamjet filmike dhe t’i vërë në dispozicion të Prokurorisë.  Këtë e thoshte më 23 janar. Hëm. Siç doli më vonë nga ekspertiza amerikane, serveri i Kryeministrisë është fshirë rreth orës 01:00 të natës, duke u gdhirë 22 janari.  Pra ai ka tentuar të prodhojë alibi për veten e vet më 23 janar për një krim të zhdukjes së provave që e ka bërë me vetëdije më 21 janar gjatë natës. Djallëzia e Berishës shkon në ekstrem. Ai qëllimisht flet më 23 janar për server të paprishur të Kryeministri.

Më të lexuarat