BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja “perlat” që dyshohet se janë gjetur në celularin e sekuestruar në shtëpinë e nënës së deputetes së PL, hetuesit vizita “blic” nëpër institucione të ndryshme, skaner banesave të bashkëpunëtorëve të...

Rëndohen pozitat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja
x
BREAKING NEWS

Berisha u ka futur bërryla atyre që i shihte si rrezik, disa i largoi jashtë vendit dhe të tjerët i ka ekzekutuar, ja njerëzit që po përdor për të zgjidhur hallet e tij me SPAK, Ilir Meta është hajduti i famshëm i floririt, Fatos Mahmutaj zbardh prapas...

Berisha u ka futur bërryla atyre që i shihte si rrezik, disa i largoi
x
BREAKING NEWS

Britanikët tronditin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i posaçëm në Tiranë për pastrimin e parave, nënshkruhet pakti mes SPAK dhe NCA, nisin procedurat për të dorëzuar dosjet për llogaritë në Londër

Britanikët tronditin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i
x
BREAKING NEWS

E bujshme, javës tjetër “zbarkon” në tavolinën e SPAK dosja që ka përgatitur SHBA për Ramën dhe McGonigal me të gjitha provat përvëluese, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe bisedat e fshehta me zyrtarët shqiptarë, te dëmi i madh prej miliona dollarësh ...

E bujshme, javës tjetër “zbarkon” në tavolinën e
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x

Politike

Ja pse Edi Rama sulmoi amerikanët dhe SPAK në Kongres, zbardhet lista me deputetë, ish-deputetë, ministra, ish-ministra dhe kryebashkiakë që presin radhën për në qelinë e burgut

Ja pse Edi Rama sulmoi amerikanët dhe SPAK në Kongres, zbardhet lista

Projekti amerikan për të shkallmuar bajlozët e korrupsionit në Shqipëri sapo ka filluar. Sali Berisha dhe Ilir Meta po luajnë në skenë, ndërsa Edi Rama, po luan në prapaskenë. Makthi i tyre është tek një numër dosjesh që pritet të hapen nga SPAK-u. Dosjet janë mbajtur peng deri më tani, disa janë mbyllur dhe disa janë manipuluar nga drejtësia e kapur nga mafia politike. Por hapja dhe hetimi i këtyre dosjeve me ngritjen dhe fuqizimin e SPAK nga SHBA pritet të fundosë të gjithë krerët e politikës dhe bashkëpunëtorët e tyre në korrupsion gjatë këtyre viteve. Si dyshja Berisha-Meta që çdo ditë që ju jepet mundësia sulmojnë nga mëngjesi në darkë SPAK dhe SHBA për shkak se ora e prangave po afron, edhe Edi Rama ka dalë së fundmi hapur kundër amerikanëve dhe projektit të tyre për të zhdukur korrupsionin në Shqipëri. Alarmi i tij vjen pasi drejtësia i ka marrë gjysmën e qeverisë në burg dhe gjysmën tjetër e ka nën hetim, madje prangat mund të kërcasin dhe për kryeministrin pas dosjeve që SPAK ka në duar, si ajo e inceneratorëve, ku prokurorët treguan se kjo aferë akoma nuk ka përfunduar me hetimet, apo dhe ajo e “McGonigal”. I rrezikuari kryesor është Edi Rama. Frika e tij i lexohet në ballë. Ka ditë që Edi Rama paralajmëron dhe goditje nga SPAK, por kush e ka radhën? Gazeta “SOT” po rendit disa nga çështje më të nxehta që pritet të shkundin Ramën dhe Partinë Socialiste në vijim. Surprizat e hidhura mund të shkojnë përtej këtyre pasi ka edhe çështje të tjera në SPAK, të cilat janë sekrete dhe të panjohura për publikun. 

Ministrat dhe ish-ministrat e rrezikuar

Rama deri tani ia ka hedhur paq në disa momente pas goditjeve të niveleve të larta nga SPAK tek PS pasi i ka lëshuar të gjithë duke thënë se ata “kanë ngrënë dardha pas shpine”.  Masa e SPAK ndaj Ilir Beqajt, por së fundmi dhe goditjet tronditëse në Bashkinë e Tiranës për aferën e inceneratorëve ka shtuar në vlerë statistikore numrin e heronjve dardhaxhinj të Edi Ramës, të cilët kanë rënë një e nga një në betejat e pafundme për të shtuar zerot e milionave nga vjedhjet dhe grabitjet e parave të taksapaguesve. Këtyre “heronjve të heshtur” pritet t’i shtohet lista pasi SPAK ka nën hetim ish-ministren Frida Krifca. Ajo akuzohet për abuzimet me fondet në bujqësi. Dosja po shkon drejt kopsitjes dhe me Krifcën pritet ta pësojnë shumë zyrtarë të tjerë të lartë. Gjithashtu një vend për në qelinë e burgut është dhe për Olta Xhaçkën. Abuzimet me pronat e ushtrisë mund ta fundosin. Bashkë me të pund ta pësojë dhe bashkëshorti i saj, “investitori strategjik” me firmën e Edi Ramës. Nga ana tjetër nën hetim pasuror nga SPAK është dhe Damian Gjiknuri, emri i të cilit përflitet në shumë afera dhe një nga ato që po hetojnë prokurorët janë inceneratorët. Në rrezik është dhe Kumbaro e Balluku. SPAK ka nisur një hetim për korrupsion, ku hetuesit e BKH ndaluan para disa javësh në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe Ministrinë e Energjetikës, ndërsa thuhet se kanë sekuestruar celularë të disa drejtorëve të ministreve Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro. I rrezikuar është dhe Niko Peleshi që thuhet se ka “ngjyer” dhe ai gishtin tek afera e inceneratorëve, por edhe tek tjetërsimi i pronave të ushtrisë. Të rrezikuar janë dhe ish-ministra të tjerë që pritet të tronditen në vijim nga hetimet e SPAK.

Të rrezikuarit e tjerë

Përveç “peshave të rënda” të Edi Ramës, të rrezikuar janë dhe kryebashkiakë e deputetë të PS.  Si fillim, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla nuk i ka punët mirë për shkak të krimeve zgjedhore që dyshohet se është përfshirë. SPAK nuk i është ndarë dhe ish-kryetarit të bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri dhe ish zv-kryetarit të së njëjtës bashki Avdulla Cano të shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë. SPAK insiston se ata duhet të shpallen fajtore dhe për këtë arsye ka dorëzuar në Apelin e Posaçëm kërkesën për dënimin e tyre jo vetëm me burg, por gjithashtu edhe heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike. Po ashtu i rrezikuar është dhe Rakip Suli në lidhje me çështjen për dëmshpërblimet për tërmetin. Nën hetim është edhe kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro. Ka një hetim për sa i takon tokave por edhe tenderave në këtë bashki. Pra siç po e shohim një nga shkeljet më të shpeshta që kryhet nga zyrtarë të institucioneve qendrorë dhe lokal, ku këtyre të fundit i sjellin edhe përfitime monetare janë abuzimet me tenderat. Këtu ka një mal pushtetarësh që pritet të prangosen.

Më të lexuarat