BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja “perlat” që dyshohet se janë gjetur në celularin e sekuestruar në shtëpinë e nënës së deputetes së PL, hetuesit vizita “blic” nëpër institucione të ndryshme, skaner banesave të bashkëpunëtorëve të...

Rëndohen pozitat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja
x
BREAKING NEWS

Berisha u ka futur bërryla atyre që i shihte si rrezik, disa i largoi jashtë vendit dhe të tjerët i ka ekzekutuar, ja njerëzit që po përdor për të zgjidhur hallet e tij me SPAK, Ilir Meta është hajduti i famshëm i floririt, Fatos Mahmutaj zbardh prapas...

Berisha u ka futur bërryla atyre që i shihte si rrezik, disa i largoi
x
BREAKING NEWS

Britanikët tronditin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i posaçëm në Tiranë për pastrimin e parave, nënshkruhet pakti mes SPAK dhe NCA, nisin procedurat për të dorëzuar dosjet për llogaritë në Londër

Britanikët tronditin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i
x
BREAKING NEWS

E bujshme, javës tjetër “zbarkon” në tavolinën e SPAK dosja që ka përgatitur SHBA për Ramën dhe McGonigal me të gjitha provat përvëluese, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe bisedat e fshehta me zyrtarët shqiptarë, te dëmi i madh prej miliona dollarësh ...

E bujshme, javës tjetër “zbarkon” në tavolinën e
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x

Politike

Ja sekretet e errëta që fsheh “Foltorja”, Evi Kokalari u plas skandalet Shkëlzenit, Ilir Metës, Albana Vokshit, Flamur Nokës, Edi Palokës dhe Abi Malltezit: Si më kanë kërcënuar njerëzit e Sali Berishës, ju tregoj të gjitha pazaret e tyre të pista

Ja sekretet e errëta që fsheh “Foltorja”, Evi Kokalari u

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari u është rikthyer akuzave të saj ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëpunëtorëve të këtij të fundit brenda “Foltores”. Edhe pse në fillim kanë qenë miq për kokë, raportet mes Berishës dhe Kokalarit janë prishur, madje thyerja është aq e madhe sa aktivistja zbulon se është kërcënuar nga njerëzit e Berishës, ndërkohë që ka hedhur akuza të forta ndaj lidershipit të “Rithemelimit”. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zonja Kokalari tregon të gjitha pazaret e tyre të pista.

Ja reagimi i plotë i Evi Kokalarit:

Takimi me Berishën

Nuk është vetëm Carlo Bollino ndaj te cilit jane linçuar militantet. Sali Berisha ma ka bere këtë mua te pares, vetëm e vetëm se dola veç publikisht. Mos e ngatërroni këtë me kundër, ne fillim te Janarit thjeshte dola veç, me mundësi bashkëpunimi ne te ardhmen. Te distancosh veten nga nje lëvizje politike aq komplekse sa e ka ndërtuar Berisha te veten, është pune dinjitetin dhe integriteti, dhe ja ta shpjegoj pak me ne detaje. Herën e fundit qe e kam takuar Berishën ka qene ne Nëntor te 2022. Ne primaret për Bashkinë e Tiranë nuk ndërhyra shume, sepse siç ja kam shpjeguar disave privatisht, ne ate kohe doja te dëshmoja qe këta e kishin planifikuar Këlliçin si kandidate kundër Veliajt qe ne kuvendin e 2022. Pra, deri diku çfarë kisha nuhatur, po vërtetoj te ishte e sakte. Te gjithe e dime tashme qe Berisha personalisht i kërkoi Alihmemetit te dale nga loja dhe te lere Këlliçin si fitues. Ne ate moment e dija qe fitues ishte Veliaj, por akoma nuk piketoja dot arsyen dhe se cili ishte pazari. Ne ate takim i thashë Berishës qe kam vendosur te kthehem te merrem me politike ne Shqipëri dhe nuk kundërshtoi, madje tha shume mire. Gjithashtu i shpjegova qe isha komplet me idenë qe ai duhej te prishte koalicionin me Metën, dhe te garantonte garat dhe meritokracinë brenda partisë. Madje i thashë qe personalisht nuk do isha futur kurrë ne nje gare te PD nese ai nuk garantonte pastërtinë e garës. I kërkova ne fund qe Albana Vokshin mos e bënte nen-kryetare siç i kisha indiciet qe do te ndodhte dhe kjo Berishen e nervozoi, qe do te thotë kisha te drejte. Pak rendësi kishte për mua, por ja bëra te qarte qe Vokshi s’ka fituar asnje gare, as ne PD dhe as jashtë saj dhe kishte manipuluar te gjitha garat. Nderkohe qe Berisha shpjegoi “vlerat” e Vokshit, i thashe se keto aftesi e kualifikojne Vokshin si asistenten e tij personale dhe jo si nen-kryetare te nje partie qe ka akoma nevoje te hapet dhe te rithemelohet mbi parime te forta. I shpjegova gjithashtu qe e dija rezultatin e primareve te Bashkisë pa filluar gara, pra duke ja bere te qarte se isha ne dijeni te lojes qe po benin.

Manipulimet për kreun e FRPD

Sigurisht qe i vetmi shok per mua ka qene kur Berisha vete e priti Besart Xhaferin ne zyre dhe e uroi, nderkohe qe kandidatet e tjere kishin paraqitur faktet e tyre te manipulimeve, qe sigurisht me fodullekun me te madh Flamur Noka, Grigels Muçollari dhe te tjerë i hodhën ne kosh te pleherave. Ai ishte momenti qe kuptova Berisha ishte ne dijeni te cdo gjeje, dhe qartazi teksti qe i dergoi kryetareve te degeve qe te rrinin jashte gares se FRPD, ishte thjeshte nje hipokrizi e hapur dhe e paturpshme. Qe nga ajo dite asgje nuk me habiste me. Mbas ketij takimi dhe mbas diskutimit te detajeve te tjera, dukej qarte qe si e jashtme dhe jo pjese e PD apo Kryesisë nuk mund ta influencoja me Berishen per te mbajtur linjen qe kishim ofruar ne foltore. Ai vet nuk kishte ndermend ta thërriste Kuvendi qe eshte e vetmja mënyrë per te qene pjese e keshillit apo kryesise.

Dalja nga rreshti i Berishës

Si e tille vendosa te dale veç dhe perpara se te postoja dicka publikisht, e fola serish me te privatisht. Postimi im i Janarit 2023, ku hodha idene e mundesise se daljes vec, ishte me teper nje prove per te pare reagimin e opinion e shume demokrateve, cfare mendonin. Duhej apo s’duhej nje force e re realisht konservatore? Reagimet ishin positive, dhe kjo duket se e shqetesoi Berishes dhe klanin e tij. Deri atehere, ata kishin duruar daljet e mia publike kunder manipulimeve, po ata e kuptonin qe dalja ime vec mund t’i merrte mbeshtetjen organike te demokrateve qe ndryshe do kishin heshtur ndaj Sali Berishes po mos t’i dilja une ne krahe.

Kërcënimet

Ketu filloi dhe nje fushate denigruese, me mesazhe ne grupe te demokrateve ku ndaloheshin te reagonin ndaj postimeve te mia, apo te me flisnin publikisht dhe privatisht me mua. Te vetmit qe u lejuan ishin ata qe hodhen balte, ofendime nga me vulgaret, kercenime nga me te ndryshme, duke kulmuar tek kercenimi me jete nga persona te afert te Berishes, te bera ne prezence te pese dëshmitareve. Ky kercenim ishte nje pergjigje direkte kur shpreha faktin qe Sali Berisha mund te ishte idhulli i tyre, por jo i imi. Nuk di ku mund te kene gabuar militantet ne kete pike, sepse dhe pse e kam mbrojtur Berishen gjithe kohen publikisht, kur nuk kam thene qe eshte ‘legjend’ apo ‘idhull’ per mua. Idhujt e mi jane Benjamin Franklin, Abe Lincoln, Ronald Reagan dhe ketu nuk fus dot as Donald Trump qe e kam mbeshtetur me gjithe shpirt. Sigurisht qe Berisha ishte larg ketyre modeleve per ta konsideruar si legjende apo idhull. Berishen e kisha konsideruar nje burre shteti qe besoja qe kishte kapacitetin te hiqte Lulzim Bashen dhe te ngrente nje opozite te forte per te hequr Edi Ramen dhe kukullat e George Sorosit. Zhgënjimi ishte përtej çdo imagjinate. Sidoqoftë, lincimi ndaj meje dhe sidomos mbas kurrizit, me vertetoi cdo gje qe me ishte thene privatisht per Berishen dhe klanin e tij. Nuk ka asnje sinqeritet apo mirenjohje nga keta njerez. Ndaj meje jane lincuar individ qe klani e kishte mundesine ti ndalonte, por me vetedije te plote refuzuan. Lincimet ndaj meje u bene nga militante qe qartazi i perkasin nje niveli shume te ulet intelekti, por ky eshte grupi qe klani me ne krye zonjen Vokshi dine ta drejtojne me se miri. A mendoni se intelektualet ju rrine akoma ketyre prane? JO!

Personazhet

Nje figure qe me ka bere pershtypje ishte Osman Mula, i cili si anetare i keshillit kombetar, sillte dicka ndryshe ne PD. Por dhe atij duket se i kishte ardhur ne maje te hundes kur nje kllaun si Edi Paloka i hiqte fjalen ne nje seance qe Mula po shprehte shqetesime te arsyeshme se si po shkonin gjerat. Nje personazh tjeter ishte Mal Berisha qe keta e mbajne per intelektual, por dhe ky u lincua me akuzat se une isha kali i Trojes. Te gjithe e dine qe Mal Berisha eshte i afert me Berishen, dhe kur ai flet, njerezit supozojne qe Berisha i ka dhene driten jeshile per ta bere kete. Ne fakt Mal Berisha me ka takuar dhe ne NY dhe e di mire qe une nuk mund te isha kal Troje, te pakten duke ditur cfare po beja realisht per te ndihmuar opoziten. Prandaj lincimi i tij ishte i paramenduar mire.

Përfshirja e dhëndrit të Berishës

Kishte raste qe shikoja Abi Malltezin qe i bente ‘likes’ postimeve te njerezve me te cilet kisha hyre ne debat publik. Reagime te tilla pikerisht nga dhendri jepnin driten jeshile qe te gjithe duhej te me dilnin kunder. Nuk mund te numeroje mesazhet me fjalor super vulgar qe kam marre nga shume njerez dhe kusherinj te Berishes, privatisht dhe publikisht, aq sa u detyrova te hiqja njerez nga listat e miqve dhe ti bllokoja ne telefon qe mos ti lexoja me. Nje pjese e madhe dhe pse nuk sulmonin publikisht dhe me jepni te drejte privatisht, akoma kane frike te reagojne ndaj postimeve te mia, a thua se une jam armiku dhe njeriu i pabese ne kete mes. Dhe pse e gjithe kjo? Sepse fola hapur qe nuk isha dakort ku po shkonte rithemelimit, sepse pash qarte dhe e ekspozova se si ne te gjithe po perdoreshim per pazaret e Shkelzenin dhe mbrojtjes ligjore te Berishes. Ne fakt pabesija ishte e atyre qe ma shiten daljen e Berishës ne foltore si kosher. Ne thelb ky ishte nje pisllik ne kurriz te demokrateve dhe shqiptareve. Sigurisht qe une do dilja vec. Takimin e fundit Berisha ma beri te qarte qe cfare kisha kuptuar deri ne ate moment ishte e sakte dhe kjo ishte menyre se si do te vazhdohej. Kete e beri te qarte me insistimin e koalicionit me Meten dhe injorimin e fakteve per garen e primareve per bashki. Dhe kjo ishte arsyeja qe Berisha donte te me linte si bashkepunore te jashtme te PD-se, sepse qartazi ato qe kerkoja une, nuk ishin aspak ne perputhje me skenarin e tyre dhe ndoshta nuk me donin neper kembe.

Përplasja me besniken e Berishës

Me vone Berisha doli akoma me hapur kundër meje ku pa piken e turpit justifikoi Adriana Kalane, gjyqtaren e PD se rithemelimit, per fallcifikimin e fotos time me Erion Veliajn. Justifikimi me banal qe dha ishte se duhet mbrojtur liria e fjales. Cila liri? Fallcifikimi nuk eshte liri fjale, por eshte nje akt qe zakonisht denohet me ligj. Por ky ishte nje sinjal qe ai dha shume te tjereve qe ishte okay te beheshin lincime te ketij niveli ndaj meje. Kur une kam thene se u ula me Lulzim Bashen per kafe, filluan nje lincim te nje niveli tjetri, nepermjet veglave te tyre qe kane qene pjese e krimit dhe korrupsionit te Berishes – Ylli Rakipi!!! Ai ishte nje lincim publik me ofendime qe vazhduan mbi 20 minuta ne live TV dhe pse me shume edukate i kerkova tre here te ndryshonin metoden e komunikimit, derisa me detyruan te lija studion. Ate pergjigje qe Ylli Rakipi morri ate dite vlen dhe per Sali Berishen dhe klanin e tij, sepse ne fund te fundit, integriteti im ngelet i paprekur. Mbas cfare kam pare keto dy vite, Lulzim Basha eshte lule perpara klanit te Berishes, dhe keto lincime dhe nxitje urrejtje ndaj te tjereve eshte menyra sesi keta kane funksionuar gjithnje – demokratet e rithemelimit akoma urrejne ne vdekje ata qe mbeshtesin Bashen, a thua se nuk eshte e drejta e tyre te bejne c’te duan.

Takimi me Bashën

Takimi im me Bashen nuk ishte fare koalicion dhe po qe se kisha dicka per te fshehur, nuk kisha pse ta beja vete publike. Tentativa ime me Bashen ishte per te pare mundesine e hapjes se nje dere dhe mundesine e bashkimit te bazes. Por kjo sigurisht nuk i intereson Berishes dhe koalicioni me Ilir Meten, eshte shume me beneficial per PD e rithemelimit. Mbas dy vjetesh kam pare dhe kuptuar shume dhe jam ne gjendje te analizoj vete se kush eshte Berisha, Basha dhe te gjithe demokratet. Fatkeqesia me e madhe eshte se kam arritur ne konkluzionin qe Sali Berisha dhe Ilir Meta kane qene elementet kyc qe ndertuan nje sistem politik te mbrapshte ne Shqiperi, qe kontrollin ja jepte asaj te ciles une i referohem ‘kupola’, e cila mbron paturperisht korrupsionin e secilit prej tyre. Ata qe kane afer, o kane qene pjese e korrupsionit te meparshem, ose si te babzitur presin per nje kocke.

Futja në politikë e Lapajat dhe Çepanit

Lincimet ndaj atyre qe flasin realitetin jane ‘by design’. Asnje njeri me integritet nuk ju duhet afer – madje ngritja e figurave si Lapaj e Edlira Cepani, tregojne qarte hipokrizine e tyre. Berisha do vazhdoj te perçaj kete popull se vetem ashtu di te mbijetoj, ama ashtu si Bollino, me te cilin nuk me lidh asgje, cdo lincim i ardhshem ndaj meje, do t’ja fajesoj tashme direkt atij vete - Berishes dhe familjes se tij, fut ketu femijet, dhendrin dhe ata qe i lepihen 24/7. Une s’kam bere asnje gabim. E pabese nuk jam treguar sepse cdo hap qe kam marre ka qene publik dhe jo bazuar ne pazare sic jane mesuar shumica ne kete vend. Mbetem e paster akull ne mocalin qe ka 33 vjet qe qelbet ere. Neser mund te ulem serisht me Bashen apo ata qe ju publikisht i keni quajtur armiq te PDse, por armite e vetem ketu mbeteni ju, qe demokracine e morret peng ne 1991 dhe shfrytezuat naivitetin dhe sinqeritetin e ketij populli, qe vodhet dhe per 33 vjet te tjera ish-pronaret dhe i keni lene Shqiptaret ne varferi totale. Keshtu qe, konsiderojeni veten te paralajmeruar – lincimet ndaj meje qe sot e tutje, nuk do t’i le te kalojne me. Do merrni pergjigje te forta publikisht, sidomos ata qe kane qene kyc i ketyre lincimeve. Ky eshte dhe degjenirimi qe meritoni publikisht. Dhe ate do merrni!

Më të lexuarat