BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Politike

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pritet të tronditë familjen Berisha dhe veçanërisht djalin e ish-kryeministrit, Shkëlzenin, i cili dyshohet se është përfshirë në aferën e “Gërdecit”, ku 15 vjet më parë u vranë dhe u poqën të gjallë 26 qytetarë të pafajshëm, ndërsa mbetën të plagosur qindra të tjerë. Procesi për tragjedinë e Gërdecit ka hyrë në fazën e dëshmitarëve kryesorë, pas përballjes së ish-ministrit Fatmir Mediu me disa prej tyre në Gjykatën e Posaçme të enjten e 30 nëntorit që sapo lamë pas. Në atë seancë, ish-punonjësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Anila Lala (Gjergji) pranoi se faksi i ish-ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi në vitin 2007 me shënimin “për Shkëlzen Berishën”, kishte mbërritur në atë formë në Ministrinë e Mbrojtjes. Dëshmitarët e radhës, që janë në listë për t’u pyetur në seancën e 7 dhjetorit, pra ditën e sotme, duket se kanë të bëjnë pikërisht me këtë dokument, të shkëmbyer mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes në vitin 2007 lidhur me projekt-vendimin e qeverisë për ngritjen e fabrikës së demontimit në Gërdec. “Gazeta “SOT” ka mësuar se Plarent Ruka, Sokrat Papadhima, Liza Maksuti, Alma Zili e Anjola Agolli, janë dëshmitarët e radhës të thirrur në seancën e sotme. Anjola Agolli është ish-sekretarja e ministrit të Drejtësisë të kohës, Aldo Bumçi, e cila në hetimet paraprake, ka pranuar se për çështjen “Gërdeci” janë nisur fakse nga Ministria e Drejtësisë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe kjo ka ndodhur konkretisht nga Drejtoria e Kodifikimit. Madje ajo mësohet se dëshminë e saj para prokurorëve në kohën kur u hetua tragjedia, implikoi direkt Bumçin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec. Agolli ka pranuar se ajo ka dërguar faksin me shënimin “Për Shkëlzen Berishën…” në një numër faksi të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe kujton se “Shkëlzen Berisha erdhi në zyrë dhe u takua me ministrin para se të niste faksin…” Agolli ka shpjeguar procedurën si e ka protokolluar faksin dhe si është dërguar në Ministrinë e Mbrojtjes. Bëhet fjalë për një faks privat që ish-ministri Aldo Bumçi i ka dërguar për informim Shkëlzen Berishës, për t’i kujtuar se ia ka firmosur “Memo”-n që aprovonte biznesin e demontimit të armëve në Gërdec. Megjithatë mbetët të shihet sot se si do të shkojë seanca dhe çfarë do të prodhojë dëshmia e ish-sekretares së Bumçit, e cila pritet të tronditë nga themelet Sali Berishën dhe djalin e tij, Shkëlzenin, i cili rrezikon të prangoset pasi dyshohet se është përfshirë në aferën e “Gërdecit”.

Dëshmitarët e tjerë

Por, Bumçi nuk i raportonte Shkëlzenit vetëm nëpërmjet faksit, por edhe drejtpërdrejt. Takimet konfirmohen nga kabllogrami që ambasada amerikane në Tiranë i ka nisur Departamentit Amerikan të Shtetit disa vite më parë. “Në një dëshmi, sekretarja e ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, tregoi për të paktën dy takime mes Bumçit dhe Shkëlzenit në 2007-ën. Dhe kur u pyet për një letër që Bumçi i dërgonte Mediut për aprovim të projekt-ligjit që do t’i hapte rrugë çmontimeve në Gërdec, ajo konfirmoi që Bumçi kishte shkruar mbi kapak ‘Për Shkëlzen Berishën’”, thuhet në kabllogram. Pas kësaj dëshmie, Bumçi, akuzoi ish-sekretaren e tij për shpifje dhe e paditi atë. “E frikësuar, sekretarja publikisht deklaroi se dëshmia kishte qenë e falsifikuar”, thuhet në kabllogramin e ambasadës amerikane disa vite më parë. Dhe në të vërtetë Bumçi e paditi sekretaren e vet. Po ashtu, ambasada amerikane i raportonte DASH se të gjithë raportonin tek Shkëlzeni, edhe vetë Mediu. Ndërkohë mësohet se pas Agollit, në listën e dëshmitarëve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) renditen Aldo Bumçi me numër rendor 51 dhe Shkëlzen Berisha me numër 52 të cilët sipas kalendarit të seancave, pritet të paraqiten në gjykatën e posaçme më 14 dhjetor. Bumçi dhe Berisha janë pyetur edhe gjatë hetimeve paraprake në lidhje me faksin me shënimin “për Shkëlzenin”, ndërkohë që SPAK, dyshon se djali i ish-kryeministrit ka pasur takime me ministrat para dhe telefonata menjëherë pas shpërthimit në Gërdec. Pas rihapjes së procesit për tragjedinë e marsit të vitit 2008, me 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur, në gjykatë kanë dëshmuar deri tani rreth 40 dëshmitarë. Vetë ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu pranoi përgjegjësinë morale, por përjashtoi veten nga përgjegjësia ligjore lidhur me ngjarjen.

Më të lexuarat