Në Shqipëri, mjafton që të shohësh stilin e politikanëve e oligarkëve me pasuritë e patundshme me vila në bregdet, si jetojnë, ku jetojnë dhe ku shkollohen fëmijët e tyre dhe del menjëherë në përfundime se 90 % e tyre është për burg. Gjithë këto vite, politika, institucione të kontrolluara prej saj dhe drejtësia e vjetër, kanë qenë bashkë duke shpëtuar pasuritë e tyre të paligjshme. Të gjithë kanë menduar se do t’ia hedhin paq, pasi kanë besuar se i kanë eliminuar të gjitha provat në aferat e tyre. Por është pasuria, elementi që pritet të fundosë politikanë e oligarkë. “Follow the Money”, kjo është skema amerikane që po ndjek SPAK, si udhërrëfyes në luftën kundër pasurisë së paligjshme. Ishte i njëjti model që fundosi ish-ministrin socialist Arben Ahmetaj. E njëjta skemë po përdoret për të shkatërruar plotësisht dhe familjen “Meta”-“Berisha”, ku bashkë me ta do të shkatërrohen gjithë bashkëpunëtorët e tyre për vendosjen e pasurive të pista. Në këtë situatë mund ta pësojë edhe Belinda Balluku, pasi me kallëzimet që i janë bërë “mal” në SPAK, nuk përjashtohet që prokurorët ta fusin në “filtër” për pasuritë e saj të dyshimta. Ngritja e Belinda Ballukut nga hiçi në funksionet më të larta drejtuese të shtetit brenda një kohe relativisht të shkurtër, nuk iu ka shpëtuar as mediave të huaja, të cilat nuk e kanë fshehur habinë se si zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe njëherazi ministre e Energjetikës e Infrastrukturës u gradua në këto funksione, edhe pse deri disa vite më parë punonte si ndihmës shtëpiake ose pastruese, në shtetin fqinj, Greqi.
Ja si ka ndryshuar ndër vite pasuria e Belinda Ballukut
Balluku u zgjodh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në janar 2019, pas largimit nga posti të Damian Gjiknurit. Më parë, ajo ka ushtruar detyrën e drejtoreshës së Përgjithshme të Albcontrol. Në vitet 2000-2004, Balluku ka punuar në kompaninë e telekomunikacionit AMC, ndërsa në vitin 2004 iu bashkua stafit të Bashkisë së Tiranës, fillimisht si Këshilltare për Marrëdhëniet me Publikun dhe më vonë si drejtore e Kabinetit të kryebashkiakut Edi Rama. Balluku është angazhuar në Partinë Socialiste prej vitit 2006. Gazeta “SOT” po nxjerr disa detaje interesante nga pasuria e saj nga raportet e ILDKPI. Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2013, Belinda Balluku deklaronte pasuri familjare me vlerë 128.6 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria kap vlerën e 143.4 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 2.4 milionë lekësh. Në fund të vitit 2018, Znj.Balluku deklaron pasuri të patundshme prej 61.6 milionë lekësh, likujditete bankare prej 54 milionë lekësh, pasuri të luajtshme prej 12.8 milionë lekësh dhe kursime në cash prej 14.9 milionë lekësh. Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 55.6 milionë lekë, nga të cilat rreth 66% burojnë nga paga e Znj.Balluku dhe 31% nga paga e familjarëve. Rreth 1.4% e totalit kanë si burim të ardhurat nga qiratë. BIRN disa kohë më parë identifikoi si “flamur të kuq” vlerat e larta të likujditeteve cash të mbajtura jashtë sistemit bankar nga Znj.Balluku. Në fund të vitit 2018, gjendja e deklaruar cash është 92 mijë euro dhe 1.5 milionë lekë, shumë herë më i lartë sesa kufiri i lejuar prej 1.5 milionë lekësh jashtë sistemit bankar për zyrtarët publikë. Vlen gjithashtu për t’u sqaruar se në analizën e pasurisë së Znj.Balluku janë përfshirë edhe pronat në bashkëpronësi si dhe depozitat dy-emërore me ish-bashkëshortin e saj, Sokol Balla. Pas vitit 2014, nuk deklarohen më të ardhurat e Z.Balla, por vetëm shtesa të likujditeteve në bankë të depozitave dy-emërore. Balluku deklaron se është pronare me 50 % e një shtëpie në Angli, të cilën thotë se e ka blerë me kursime, me vlerë 95 000 paund. Ajo është pronare e vetme e një apartamenti në Tiranë me vlerë 37 922 euro, të cilin thotë se e ka blerë po me kursime. Ajo është pronare e vetme e një tjetër apartamenti me vlerë 97 500 euro. Këtë të fundit e ka blerë nga shitja e një apartamenti në Golem me vlerë 125 mijë euro.
Pasuria e Ballukut në vitin 2022
Pasuria e fundit e Ballukut e deklaruar në vitin 2022 në ILDKPI e nxjerr atë të varfër. Ajo ka deklaruar se të vetmin burim të ardhurash ka pagën dhe honoraret si ministre. Nuk ka deklaruar për vitin 2022 asnjë pronë apo automjet.
Llogari bankare
Detajet e ndryshimit: Pakësuar
Vlera: 50,398.00 ALL
Llogari bankare
Detajet e ndryshimit:
Shtuar
Vlera: 2,890.00 EUR
Llogari bankare
Detajet e ndryshimit: Shtuar
Vlera: 487,851.00 ALL
Fonde investimi
Detajet e ndryshimit:
Shtuar
Vlera: 78,239.95 ALL
Nga interesat bankare
Nga data: 01/01/2022
Në datë: 31/12/2022
Shuma Neto: 2,890.00 EUR
Honorare ose pagesa të tjera sipas kontratave të së drejtës civile
Emërtimi: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Honorare
Nga data: 01/01/2022
Në datë: 31/12/2022
Shuma Neto: 83,800.00 ALL
Emërtimi: Paga si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Zv/Kryeministre
Nga data: 01/01/2022
Në datë: 31/12/2022
Shuma Neto: 1,701,991.00 ALL
Karte krediti
Detajet e ndryshimit:
Shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm: 634.00 EUR
Shuma e pashlyer: 920.00 EUR
“Qëndrova 8 ditë në koma”, këngëtarja e njohur rrëfen aksidentin e rëndë: Fëmijët…
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Pranvera Tuda ishte e ftuar në një emision televiziv ku rrëfeu detaje nga jeta...
Lexo më shumë