BREAKING NEWS

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të
x
BREAKING NEWS

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk
x
BREAKING NEWS

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta:
x
BREAKING NEWS

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve
x
BREAKING NEWS

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Aksident  me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e
x
BREAKING NEWS

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon
x

Politike

Ja si Yuri Kim shkatërroi planet e Berishës për të kapur PD, ish-kryeministri zbardh prapaskenat dhe sulmon ambasadoren, kreu i “Foltores” shton akuzat ndaj Ramës dhe Alibeajt

Ja si Yuri Kim shkatërroi planet e Berishës për të kapur PD,

Ish-kryeministri Sali Berisha doli sërish në konferencë për mediat ditën e djeshme. Kreu i “Foltores” hodhi një lumë akuzash ndaj rivalit të tij, kryeministrit Edi Rama, kreut të PD zyrtare, Enkelejd Alibeajt, ambasadores Yuri Kim, eksponentëve të PS, etj. Berisha sulmoi Ramën se ka dëmtuar rëndë marrëdhëniet SHBA-Shqipëri me përfshirjen në skandalin e ditëve të fundit “McGonigal”. Ai shprehu indinjatën për faktin që Kryesia e Kuvendit pranoi kërkesën e Alibeajt për interpelancë me Ramën duke thënë se po përdoret qëllimisht nga shefi i mazhorancës për të diskredituar opozitën dhe për t’i shpëtuar “furtunës” së akuzave politike e mediatike për korruptimin e ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal në dëm të PD. Berisha nuk kurseu as diplomaten amerikane Kim, duke e konsideruar të korruptuar dhe se ka shkelur Konventën e Vjenës duke përçarë opozitën. Madje, sipas Berishës, Kim e ka kërcënuar me mesazhe personale dhe ka tentuar të manipulojë deputetë të PD për të mos iu bashkuar atij.

Interpelanca e Alibeajt, Berisha: Rama po përdor Alibashën për ta diskredituar

Edhe pse u përjashtua nga Kuvendi për 10 ditë pasi bllokoi foltoren dhe punimet e parlamentit javën e kaluar, ish-kryeministri Berisha këmbënguli se do të vazhdojë betejën parlamentare ndaj mazhorancës socialiste për diskreditimin publik të përfshirjes në skandale të njëpasnjëshme. Ai akuzoi Enkelejd Alibeajn se po përdoret nga Rama dhe mazhoranca për t’iu shmangur presionit publik dhe politik për skandalin “McGognigal”, duke patur parasysh faktin se socialistët rrëzuan kërkesën e tij për interpelancë me Ramën dhe pranuan më pas atë të Alibeajt. Nuk dihet nëse ish-kryeministri do të shkojë apo jo në Kuvend këtë javë. "Ne kërkojmë me urgjencë debat në parlament për këtë çështje thelbësore. Me Alibashën të bëjë ç’të dojë Edi Rama. Është e turpshme që ta përdorë dhe diskreditojë në këtë mënyrë. E gjitha u bë për një mocion me debat, tani përpiqet ta kalojë me një interpelancë me Alibashën. Po a do e lëshojmë ne parlamentin? Kurrë. Ne do bëjmë betejë në parlament që të bindim çdo shqiptar se jemi të gatshëm për çdo sakrificë për të mbrojtur votën e lirë. Nuk e lëshojmë ne parlamentin, të marrin çdo masë, të sillen si të duan", tha Berisha.     

Kreu i “Foltores”: Rama u soll ndaj SHBA si djali i Enver Hoxhës dhe Kim Jong-un

Tepër i ashpër në akuza, lideri i “Foltores” u tregua me rivalin e tij Rama. Ai e cilësoi një lider autoritar të diskredituar që drejton një nga regjimet më të këqija pas Koresë së Veriut dhe Bjellorusisë. Duke u ndalur te skandali “McGonigal”, për të cilën Rama pretendohet se ka korruptuar ish-shefin e kundërzbulimit të FBI në Nju Jork Charles McGonigal me 225 mijë dollar për të nisur hetimet për lobim rus në PD, Berisha e konsideroi këtë veprim si përbaltje të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe se ka goditje të rëndë të pabesë në marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Berisha nënvizoi se Rama ndaj opozitës në Shqipëri dhe SHBA është sjellë si diktator. "Mblidhemi në një kohë kritike në shumë aspekte është regjimi më i diskredituar pas Koresë së Veriut dhe Lukashenkos. Edi Rama, si dëshmojnë dokumentet e pakundërshtueshme, është sjellë ndaj SHBA sikur të ishin një vend armik dhe jo kontributori kryesor në historinë e lirisë së kombit shqiptar dhe jo udhëheqësi.  Akti i Edi Ramës është një thikë e tmerrshme pas shpine që ky njeri i cili nuk ka nder, nuk ka komb, nuk ka atdhe, flamur, dinjitet ka përbaltur pas Enver Hoxhës më shumë se kushdo tjetër emrin e shqiptarit dhe të Shqipërisë para kombit amerikan. Rama është sjellë si i biri i Enverit apo Kim Jong-un", vazhdoi më tej fjalën e tij ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha: Kim ‘Mcgonigal’ me fustan, më ka kërcënuar dhe ka manipuluar deputetët

Berisha nuk kurseu as ambasadoren amerikane Yuri Kim. Ai e krahasoi diplomaten me Charles McGonigal. Ish-kryeministri nënvizoi se Kim ka kërcënuar atë me mesazhe skandaloze dhe ka tentuar të manipulojë deputetë të opozitës për të shkatërruar bllokun opozitar përballë mazhorancës. "Nuk foli as guvernatorja Kim, e cila në raport me opozitën është një McGonigal me fustan. Unë e di që ajo do e transmetojë këtë si një qëndrim antiamerikan. Absolutisht nuk ka asgjë antiamerikane në këtë qëndrim. Sulmet ndaj opozitës, të McGonigal-it me fustan, krahasuar me McGonigalin me kollare, si mekanizëm njëri u mor me manipulimin, por nuk është marrë me më pak manipulime kundër opozitës zonja Kim. Duke thirrur deputetët për t’i përpunuar dhe manipuluar. Nuk është marrë me më pak manipulime duke i dërguar Sali Berishës mesazhe kërcënuese të turpshme”, deklaroi Berisha për Yuri Kim.