Gazetari i njohur, Robert Papa ka parashikuar ditën e djeshme “ditë të zeza” për kryeministrin Edi Rama. Në reagimin e tij për një studio televizive, Z.Papa komentoi prapaskenat e takimit të fundit të Ramës me Robinson, shefin e kundër trafiqeve në DASH. Ai u shpreh dje se zyrtari amerikan ka qenë i ashpër me Ramën. Papa tha se SHBA ashtu siç të mbështesin për një farë kohe, po aq lehtë mund të të shesin në një moment të dytë. “Është një korrupsion i ndyrë, nga njerëz mediokër, të cilët kanë ardhur vetëm për të vjedhur në atë qytet të bekuar. Emrat e të arrestuarve s’tregojnë asgjë, madje s’duken as si socialistë, por thjesht figura hajdutësh, vjedhësish. SPAK duhet të shkojë te koka, te kryetari i bashkisë, që është personifikimi i kësaj dukurie. Njerëz mediokër që futen në skutat e pushtetit vetëm për të vjedhur. Kanë një fjalor të ngushtë 100-200 fjalë, një propagandë e ulët, jo ‘1 milion pemë’, janë të zhytur në korrupsion masiv. Ata kontrollojnë pjesë të prokurorisë dhe drejtësisë. Përndryshe do ishin në bankën e të akuzuarve. Mund të ketë një përplasje mes Veliajt dhe zv.kryeministres që presin vdekjen e pushtetit të Ramës me shpresë për të marrë spektrin e tij. Por ata kanë shumë shanse të dy që të jenë te 313-ta në 2025-ën. Nuk mund të ndodhë gjë në Shqipëri pa viston e kryeministrit në vjedhjet e mëdha qeveritare, tenderat, po ashtu edhe në bashki me këta drejtorucë të vegjël që vjedhin. Sekreti është te vizita e Robinson, shefit të kundërtrafiqeve në DASH, po të shikosh takimet dhe mesazhet, kupton qartë sinjalet që janë dhënë. Fakti që Rama s’publikoi asnjë foto nga takimi tregon që amerikani kanë qenë të ashpër me të. Amerikanët e dinë që Rama dhe Veliaj janë të korruptuar, por problem është kur prishin drejtpeshimet e politikës amerikane në rajon, të dy këta i kanë prishur. Amerikanët kanë qenë kohët e fundit më të ftohtë me qeverinë Rama. Kur media amerikane jep për lidhjet e qeverisë Rama me trafiqet e Ekuadorit është një akuzë e madhe. Amerikanët s’duan të krijojnë një vend si Kolumbia dhe Ekuadori në Ballkan. E kanë toleruar më tepër se ç’duhet Ramën, me blerjen e heshtjes, me akrobacitë e tij, me një familjar të Trump për të shitur akseset e një baze ushtarake, por s’ka asgjë që e shpëton. Amerikanët mund të mbështesin për një kohë të gjatë, por të shesin shumë lirë, kjo është provuar kudo”, tha ai.
Rama dhe Erdogan
Gjithashtu, Papa tha se largimi i Erdogan nga pushteti do të jetë i paralelshëm me largimin e Ramës. Papa vuri në dukje se autokratë të tillë “i ha pesha e pushtetit të vet”. Ai tha se lidhjet e Ramës me Erdoganin shkojnë përtej atyre politike, në lidhje biznesi, dhe mund të jenë përgjuar nga inteligjenca ndërkombëtare. I pyetur mbi faktin si është përcjellë në SHBA humbja e Erdogan në zgjedhjet lokale, dhe raportet SHBA-Turqi, Papa tha se Turqia nuk do të largohet nga boshti i aleancës me SHBA-të edhe nëse Erdogan largohet. “Jo se ka ndonjë interesim të madh në median e madhe amerikane, vetëm në internet, është një proces që ka kohë pas një trysnie të madhe ndaj autokratit Erdogan, kanë dashur të krijojnë disa figura për ta larguar triumfin e partisë së vet. Nuk është gjë e re, sepse Stambolli dhe Ankaraja kanë qenë në kontrollin e Republikanëve të Turqisë. Problemi është ky grupim i opozitës a shkon 51 për qind për të marrë zgjedhjet kombëtare, dhe a është vërtet fundi i Erdotan? Mbaj mend që këtu në Uashington në disa takime kur flitej për mënyrat e tij autokratë, mbaj mend një frazë nga një diplomat që thoshte ‘do ta hajë pesha e vet’. Për Amerikanët Turqia ka një vlerë të madhe strategjike, është aleati më i madh që bën kontrollin e botës myslimane-arabe dhe Erdogan ishte figurë kalimtare. Problemi ishte kur Erdogan bleu sistemin e raketave ruse. Në fakt kishte një farë të drejte, sepse sistemi anti-raketor amerikan nuk godet një avion amerikan. Kishte probleme me avionët që synuan të bombardonin Parlamentin, ndaj bëri këtë lidhje me Rusinë, por ky krijoi probleme për avionët amerikanë. Ndaj Erdoganin këta janë sjellë me kujdes. Ishte kundërshtari i tij, që është me ‘green card’ këtu, që iniciator i grushtit të shtetit. Personi që fitoi në Stamboll do të projektohet mbase si President i ardhshëm me Turqinë. Por janë të kujdesshëm me Turqinë, nuk duan të prishin aleancën disa dekadshe. Mekanizmi kryesor në Turqi është ushtria. Nuk del dot nga shinat perëndimore Turqia. Nuk ka gjasa që Turqia të largohet nga boshti i aleancës me SHBA-të. Problem është inflacioni tejet galopant dhe tjetra që ka akuza të mëdha për familjarët e tij për abuzime. Nuk ka qenë shkaku i mosfutjes së Turqisë në BE, Erdogan, problemi është se është vend mysliman, nuk e thonë europianët, por Erdogan e ka kuptuar. A duhet të ishte Turqia në BE? Demokracia në Turqi nuk është si në vendet liberal-demokrate, them se nuk ka gjasa, nuk ka rëndësi nëse do jetë Erdogan apo dikush tjetër”, u shpreh Z.Papa.