BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x

Politike

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zbardhen shkeljet e rënda ligjore

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e

Ekspertët e opozitës po përgatitin së fundmi një dosje të plotë voluminoze për gazetarin Carlo Bollino, të cilët do ta çojnë në SPAK. Ata kanë mbledhur fakte dhe kanë përllogaritur aktivitetin e gazetarit italian, pronat e shfrytëzuara dhe kontratat me qeverinë shqiptare. Sipas ekspertëve të opozitës, shtetasi Carlo Bollino ka përfituar disa kontrata siç është Bunkart 1, Bunkart 2 me ndihmën e Edi Ramës. Ka dyshime ende si u bë kalimi i dy monumenteve kulturore në administrim të Carlo Bollinos, pasi ka qenë një operacion i kryer në mungesë të plotë transparence dhe i pashpallur nga autoritetet publike në atë kohë, siç ligji e kërkon. Ditët e fundit për Bollinon ka plasur dhe një skandal i madh. Sipas akuzave, ky gazetar është pasuruar gjatë pushtetit të Edi Ramës me firmën e tij, pasi ka marrë pasuri publike. Investigimet e fundit kanë zbardhur dhe mënyrën skandaloze të cilat janë marrë këto prona publike. Më 2 tetor të vitit 2019, me anë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave, u miratua lidhja e kontratës së qirasë me tarifë 1 euro, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe ekonomisë si qiradhënës dhe shoqërisë MTSC shpk, si qiramarrës, për pasurinë shtetërore “Ish-ndërmarrje metalike ‘Tirana’” (Reparti i orëve), prona nr. 19, me numër pasurie 7/649, me sipërfaqe të përgjithshme 4021.50 m², nga të cilat sipërfaqe ndërtimore 1624.44 m2 , dhe sipërfaqe funksionale 2397.06 m2, zona kadastrale 8220, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes Industriale nr. 1, Tiranë, për një periudhë 20 (njëzet) vjet.

Ndërhyrje te Ramës

Kjo kontratë, do të pësonte një sërë ndryshimesh në pak kohë. Që të arrihej deri në marrjen me qera të kësaj prone, qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama bëri një sërë ligjesh dhe aktesh. Fillimisht, në datën 5 shkurt të vitit 2014, Këshilli i Ministrave miraton Vendimin Nr.54, me objekt: Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore. Në këtë vendim përcaktoheshin modalitetet për dhënien me qira të aseteve shtetërore duke përcaktuar edhe se cilat prona mund të jepeshin me qira si dhe cilët mund të ishin përfitues të këtyre pronave. Por, në vitin 2014, në VKM-n fillestare, nuk ishte parashikuar që përfitues të pronave dhe aseteve publike, të ishin edhe biznese në fushën e medias… Ndaj, qeveria shqiptare, ndërhyn përsëri në Vendim, duke kryer një seri ndryshimesh, në total 9 të tilla, të cilat duket se u përshtatën, që Karlo Bolino të përfitonte mbi 4 mijë metra katror pronë publike. Një nga ndryshimet që pësoi VKM-ja Nr.53 e 5 shkurtit 2014, është vendimi Nr. 445 i datës 20 maj të vitit 2015. Sipas ndryshimeve të bëra në VKM, në kreun V të vendimit bëhej shtetas: pas shkronjës “C” të pikës 2, shtohen shkronjat “ç” dhe “d”, me këtë përmbajtje:“ç) veprimtari në fushën e arsimit, mediave me nivele investimi mbi 200 000 000  (dyqind  milionë) lekë… Me këtë ndryshim, qeveria i hapte rrugën Karlo Bolinos të synonte marrjen me qera 1 euro të pronave publike.

Si u pasuria Bolino

Dhe një muaj pas këtij ndryshimi në Vendimin e Këshillit të Ministrave, në datën 15 qershor të vitit 2015, themelohet shoqëria MTSC, në pronësi të shtetases Lindita Dode, e cila më pas do t`i shiste aksionet e kompanisë për 3.5 milionë lekë Karlo Bolinos. Rikthehemi përsëri te lidhja e kontratës. Pas të gjitha ndryshimeve ligjore, në datën 22 korrik të vitit 2019, në buletinin Nr.29 të Agjencisë së Prokurimeve Publike, Ministria e Financave dhe Ekonomisë publikon njoftimin për dhënien me qera të pasurisë 7/649 me sipërfaqe të përgjithshme 4021.5 m2 dhe sipërfaqe ndërtimore 1624.44 metra katror pasuri kjo në administrim të Ndërmarrjes Industriale Nr.1 në Tiranë. kjo pronë, në fakt ishte ish-reparti i orëve në ish-uzinën mekanike në Tiranë. Objekti i prokurimit përcaktonte që në fillim, se prona dilte nëkonkurrim me detyrimin e qirasë në vlerën e 631 156 mijë lekëve, apo rreth 6 mijë euro në muaj, apo rreth 72 mijë euro në vit, dhe llogaritur kjo për 20 vjet, qiramarrësi i kësaj prone do të duhet t`i paguante shtetit në total rreth 1.4 milione euro. Duket qartë se shteti kishte përllogaritur vlerën e truallit dhe të godinave që do të jepeshin me qira për shfrytëzim, duke përcaktuar si vlerë minimale për dhënien me qira të tyre, shumën e 6 mijë eurove në muaj. Thënë ndryshe, kompania e Karlo Bolinos, sipas prokurimit fillestar, do të duhet të merrte me qira këtë pronë, kundrejt pagesës 6 mijë euro në muaj apo 72 mijë euro në vit. Pas shpalljes së procedurës për dhënien me qira të 4 mijë metrave katror pronë publike, zhvillohet dhe konkurrimi, ku fitues shpallet pikërisht kompania MTSC e Karlo Bolinos. Me një vendi të datës 2 tetor të vitit 2019, qeveria zyrtarizon edhe lidhjen e kontratës për dhënien me qira të 4 mijë metrave katrorë truall dhe tre godinave për kompaninë MTSC të Karlo Bolinos.

Shkelja e rëndë ligjore

Por çuditërisht, ndryshe nga procedura e konkurimit, ku përcaktohej se prona do të jepej me qira kundrejt pagesës 6 mijë euro në muaj, në kontratën e lidhur mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe kompanisë MTSC të Karlo Bolinos, përcaktohet se pagesa që REPORT TV do t`i paguajë shtetit për 4 mijë metra katror truall dhe ndërtesa, është në vlerën simbolike 1 euro, madje edhe duke i lënë hapësirë për privatizim të kësaj prone në përfundim të kontratës 20-vjeçare. Pra thënë ndryshe, shteti i fali Karlo Bolinos shfrytëzimin për 20 vjet të tre godinave ekzistuese me 4 mijë metra katror truall në total, për vetëm 1 euro, qartazi një shkelje e rëndë ligjore. Në fakt, për t`i hapur rrugë dhënies me qira të kësaj prone me vlerën vetëm 1 euro, rikthehemi përsëri të Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 5 shkurt të vitit 2014. Në ndryshimet që iu bën VKM-s, vetëm një muaj para themelimit të kompanisë së MTSC nga Karlo Bolino, u parashikua në ligj se: kur pas përfundimit te procedurave te konkurrimit rezulton fitues një subjekt, i cili propozon që në pasurinë shtetërore, qe jepet me qira, do te zhvillohet një prej veprimtarive të mëposhtme, ku përfshihej shfrytëzimi i pronës për qëllime mediatike, institucioni, qe zhvillon procedurën dhe që ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit shtet për pasurinë shtetërore, i propozon Këshillit të Ministrave të miratojë lidhjen e kontratës së qirasë, jo me çmimin fitues, por me çminim simbolik 1 euro/kontrata. Propozimi shoqërohet me projekt-kontratën e negociuar ndërmjet palëve. Deri këtu, duket qartë, se qeveria krijoi kushtet e nevojshme, që mijëra metra katrorë truall dhe ndërtesa pasuri shtetërore, t`i faleshin për vetëm 1 euro Karlo Bolinos.

Sërish ndërhyn Rama

Pas marrjes në dorëzim të 4021.50 metra katror truall dhe ndërtesa, Karlo Bolino shton ambiciet për shfrytëzimin e kësaj prone. Në kontratën fillestare të qerasë së firmosur mes Ministrisë së Financave dhe kompanisë MTSC të Karlo Bolinos, ishte e përcaktuara qartë, se Bolino do të merrte 1624 metra katror sipërfaqe ndërtimore, pra godinat ekzistuese të ish-ndërmarrjes së orëve, të cilat do t`i rikonstruktonte me qëllim që t`i përshtaste ato për studio televizive. Karlo Bolino duhet të zhvillonte pronën ekzistuese duke bërë ndërhyrjet restauruese, në mënyrë që godinat të përshtateshin për studio televizive. Mirëpo, vetëm pak javë pasi lidhi kontratën e qirasë për marrjen e pronës në dorëzim, ku parashikohej rikonstruksioni i godinave, Karlo Bolino bën një tjetër lëvizje. Këtë herë ai aplikon pranë Këshillit kombëtar të Territorit, i drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, ku kërkon leje ndërtimi për një godinë të re. Fiks tre muaj pas miratimit të kontratës së qirasë, në datën 13 janar të vitit 2020, Qeveria Miraton Vendimin Nr.12 të Këshillit Kombëtar të Territorit për “Miratimin me kusht të Lejes së Ndërtimit për objektin: "Godine multi-screen e televizionit "Report TV". si dhe ambiente ndihmese teknike dhe administrative për shërbime të televizionit', me vendndodhje në bashkinë Tiranë, me zhvillues shoqërinë "MTSC" sh.p.k.. Vendimi mban firmën e Kryeministrit Edi Rama, duket se është një nga shkeljet më të rënda të kësaj afere. Leja e ndërtimit për godinën e re të Report TV, u dha në bazë të kontratës së marrjes me qira të truallit dhe godinave të ish repartit të orëve, ku në kontratë përcaktohej qartë se nuk mund të ndërtohej godinë e re, por se ato ekzistuese mund të riparoheshin dhe të përshtateshin për studio televizive. Por, ky vendim i Qeverisë që favorizon Karlo Bolinon tregon se gjithçka ka qenë e mirëmenduar, dhe procedurat janë bërë fiktive. Kjo gjë do të vërtetohet jo vetëm nga objekti i kontratës fillestare të qirasë, që nuk parashikonte në asnjë moment ndërtimin e godinave të reja, por edhe për faktin se pas vendimit për të pajisur me leje ndërtimi për një godinë të re Karlo Bolinon, qeveria ka marrë një sërë aktesh të tjera, që do t`i hapnin rrugë këtij procesi.

Më të lexuarat