BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Politike

Jamarbëri drejt qelisë, Sali Berisha kërkon revolucion dhe i bën thirrje Ilir Metës të nisin revoltat anti-SHBA të “non-gratave”

Jamarbëri drejt qelisë, Sali Berisha kërkon revolucion dhe i

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit duket se ka nisur ta lërë pa gjumë familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha. Arrestimet në kampin e majtë po terrorizojnë të gjithë pushtetarët e lartë që kanë dosje në SPAK. Sali Berisha, Shkëlzeni dhe Jamarbër Malltezi janë futur në sitë nga drejtësia e re dhe shumë shpejt priten lajme “bombë”. Por këto sinjale dhe vendosmëria e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për t’i dhënë fund pandëshkushëmërisë në vendin tonë, kanë bërë që ish-kryeministri Sali Berisha të fillojë ta ndiejë ngushtimin e lakut. Ai ka hedhur akuza të forta ndaj organeve të reja të drejtësisë, ndërsa i ka bërë thirrje aleatit të tij, kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta të bashkohen në protesta të fuqishme me qëllimi rrëzimin e qeverisë.

Berisha akuza prokurores Millonai

Kështu teksa ishte i ftuar në një studio televizive, Berisha si kurrë më parë, ka shpërthyer në një sulm të paprecedentë ndaj prokurores së SPAK, Enkeleda Millonai. Ai e cilësoi bandite dhe shërbëtore të PS për faktin e vetëm sepse prokurorja po i heton dhëndrin. Millonai po kopsit dosjen e ish-kompleksit “Partizani” dhe kjo e ka tërbuar Berishën. “Malltezi ka paditur Ballën për shpifje. Padi civile. Dosja ka shkuar në Gjykatën e Lartë. Sadushi e nxjerr si do vetë. Nuk diskutoj vendimin, por paditësi do ta çojë në Kushtetuese sepse është e drejta e tij. E imagjinon ti që ka SPAK-ista që prej 3 vitesh konfiskojnë dosjen për të mbrojtur Ballën, duke i mohuar qytetarit të drejtën themelore të procesit gjyqësor. I konfiskojnë dosjen që mos ta çojë në Kushtetuese. Banditizëm të tillë ka vetëm në diktaturë. Kjo zonjë (Millonai) është në SKAP. Çfarë vlerësimi mund të ketë çdo qytetar, kur ajo është për të garantuar ligjin, përdor pozicionin duke dhunuar ligjin dhe i mohon qytetarit të drejtën e procesit gjyqësor”, deklaroi ai. Më tej Berisha justifikoi skandalin e privatizimit të kompleksit. Balla ishte ai që bëri padi dhe pretendohet se pronarët janë dëmshpërblyer në kohën e Italisë. Por Berisha pretendon të kundërtën. “Jamarbër Malltezi nuk është thirrur kurrë në SPAK. Asnjëherë. Përkundrazi. Hetohet mbi bazën e një padie, një kallëzimi të Taulant Ballës, që në vend të dënohet për kallëzim të rremë. Ju e dini që ai doli para shqiptarëve me një dekret të Jakomonit dhe tha se ky dekret tregon se familjet që kanë pronat te kompleksi Partizani janë dëmshpërblyer nga Italia. Në një kohë kur ato familje renditeshin në atë dekret i kanë pronat të paktën 800 deri në 1000 metër nga kompleksi Partizani. Asnjë familje nuk figuron në atë listë”, u shpreh ai.

Shkëlzeni dhe afera e “Gërdecit”

Më tej ish-kryeministri Sali Berisha u pyet dhe për skandalet e të birit. Shkëlzen Berisha është thirrur në SPAK për aferën me “Gërdecin”. Por për ish-kryeministrin Berisha djali i tij nuk ka lidhe me këtë ngjarje dhe se ai po goditet politikisht. “Po marrim Shkëlzen Berishën, është thirrur e ta thërrasin 100 herë. Më e keqja e të këqijave është të imagjinosh, të mohosh të drejtën e hetimit. E kanë thirrur, ka dhënë sqarime dhe të garantojë se edhe 100 vite po të hetojnë, kurrë nuk do të gjejnë një lidhje të vetme të Shkëlzen Berishës për atë që e kanë thirrur. Shkëlzen Berisha është thirrur sepse është djali i Sali Berishës, sepse porosit Edi Rama, por kjo nuk më detyron mua që të denoncojë thirrjen e tij, jo ta thërrasin. Kurrë, sepse ekziston zero, zero, zero. Shpifje dhe trillime të kuzhinës së Edi Ramës, për të cilat duan ta fajësojnë, por që s’munden kurrë sepse s’ka asnjë lidhje. Shkëlzen Berisha ka çuar çështjen e tij, ndoshta është shqiptari i vetëm, në Gjykatën Supreme të SHBA”, tha ai. Pra kjo është hera e dytë që ish-kryeministri Sali Berisha sulmon SPAK kaq fort dhe prokuroren Millonai, duke dhënë sinjale se ka filluar të trembet.

Berisha i shtrin dorën e bashkëpunimit Metës

Ndërkohë duke qenë se situatat po shkon kundër tij, ish-kryeministri Sali Berisha bëri thirrje për revolta, me shpresën se në një Shqipëri në kaos, ai dhe familjarët e tij nuk do të jenë subjekt i SPAK. Për këtë Berisha i kërkoi ndihëm kreut të PL, Ilir Meta, për të cilin foli me superlativa dhe i kërkoi ndihmë për protesta kundër qeverisë. “E vërteta është se PD po bën përpjekje për krijimin e një fronti të përbashkët opozitar, bashkë me Ilir Metën. Kjo parti ka qeverisur 4 vite me Ilir Metën, ata të cilët bëjnë objeksion këtë aleancën me Ilir Metën, ata harrojnë se mandatin të cilin ne u anëtarësuam në NATO, mandatit në të cilin liberalizuam vizat është mandat në të cilin ne qeverisëm me Ilir Metën. Largimi i Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve për të garantuar votën e lirë”, thotë ai duke nënvizuar se fryma e protestave nuk ka rënë, por opozita po punon për krijimin e tyre. “Nuk mund të zgjidhet me protesta një ditore, protestat një ditore ka qëllime të tjera, protesta e qëndrueshme ka qëllime të tjera. Nëqoftëse ne nuk krijojmë një protestë të qëndrueshme deri në rrëzimin e kësaj qeverie shqiptarët nuk kanë më votë të lirë”, nënvizoi ish-kryeministri Sali Berisha.

Më të lexuarat