
Media e njohur italiane: Ja vendet në Shqipëri ku "fshihen" minerale të çmuara dhe plani i madh që po përgatit Meloni për Tiranën

Situata brenda PD-së, Gaz Bardhi del me njoftimin urgjent

Gara e fortë mes Erdogan dhe Kilicdaroglu, ja kush është presidenti i ri i Turqisë

Sulmi me grusht ndaj Sali Berishës, mjekësia ligjore del me deklaratën e fundit për Gert Shehun

A do kandidojë Rudina Hajdari për kreun e PD? Ish-deputetja habit me përgjigjen

Kreshnik Spahiu bën paralajmërimin e frikshëm: Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, sovraniteti i Kosovës...

Tensionet në Veri të Kosovës/ Deputeti demokrat ngre alarmin dhe plas deklaratën ‘bombë’: Agjentët rus në Nish po pajisen me pasaporta diplomatike serbe

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare”/ Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e forta: Ja pse Rama ka zgjedhur partnere Turqinë, ndërsa Berisha ka Greqinë?

Jorida Tabaku: Tatimi socialist godet shtresën e mesme, një grusht biznesesh u kthyen në monopol, ligji mbi të ardhurat favorizon oligarkët

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Mars 2023

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se në shënjestër të qeverisë “Rama” në lidhje me taksat e tatimet, ka qenë shtresa e mesme e popullsisë. Në një reagim në “Facebook”, Tabaku u shpreh se kjo pjesë e shoqërisë është ngarkuar me barrën fiskale më të lartë, ndërsa qeveria nisi qokat e rëndomta fiskale ndaj një grushti të vogël biznesesh që u kthyen në monopolin ekonomik të vendit duke fituar tendera dhe koncesione. “Shtresa e mesme do të paguajë Tatimin Socialist! Prej vitit 2013 shtresa e mesme ka qenë shënjestra e preferuar e qeverive Rama. Në fillim njerëzit me dije, aftësi sipërmarrëse, inovacion dhe motori i një ekonomie u targetuan nga taksimi socialist progresiv. U ngarkuan me barrën fiskale më të lartë ndërsa qeveria nisi qokat e rëndomta fiskale ndaj një grushti të vogël biznesesh që u kthyen në monopolin ekonomik të vendit duke fituar tendera dhe koncesione. Dhjetë vjet me radhë taksimi socialist ka goditur shtresën e mesme dhe xhepat për çdo profesionist duke e përballur me një taksim të pandershëm dhe të padrejtë. Kjo nuk ka prodhuar as një sistem arsimor më të mirë, as një sistem shëndetësor më modern dhe as një qeveri për qytetarët. Ligji i fundit për Tatimin mbi të Ardhurat është hallka e radhës e zinxhirit të madh të ligjeve që godasin shtresën e mesme. Ky tatim socialist do t’u vendos një tatim profesionistëve, sipërmarrësve të vetëpunësuar në 23% ndërkohë që u fal oligarkëve taksat dhe u jep favore fiskale”, shkruan ajo. Ndërkohë ajo e ka quajtur Ligjin e fundit për Tatimin mbi të Ardhurat, si hallka e radhës e zinxhirit të madh të ligjeve që godasin shtresën e mesme, pasi godet profesionistët dhe sipërmarrësit e vetëpunësuar, ndërsa favorizon oligarkët. “Tatimi socialist nuk e shpëton as ekonominë nga informaliteti apo evazioni fiskal por është një tjetër shtysë për të shkuar aty. Tatimi Socialist nuk e shpëton buxhetin e shtetit nga gropa e PPP-ve dhe koncesioneve por rëndon pozitën e një tregu konkurrues ku nuk fiton tanimë më i zoti por ai që do qeveria. Tatimi socialist nuk investohet për një ekonomi ku në qendër janë qytetarët por në një ekonomi ku në qendër është oligarkia dhe interesat e saj. Tatimi socialist është anti-biznes dhe në kundërshti të plotë me parimet e një vendi që kërkon të zhvillojë ekonominë e tregut, meritokracinë dhe rritjen ekonomike. Nuk ka përse paguan shtresa e mesme për oligarkinë”, nënvizoi Tabaku.
Më të lexuarat


Situata brenda PD-së, Gaz Bardhi del me njoftimin urgjent

Media italiane i bën jehonë vizitës zyrtare të Presidentit Begaj në Itali

A do kandidojë Rudina Hajdari për kreun e PD? Ish-deputetja habit me përgjigjen

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare”/ Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e forta: Ja pse Rama ka zgjedhur partnere Turqinë, ndërsa Berisha ka Greqinë?

“Sulm i hapur i Ramës ndaj gjuhës shqipe”/ Berisha hedh akuza të rënda ndaj kryeministrit: Shkrirja e Akademisë Albanologjike, një akt antikombëtar

“Ishte shembulli i politikanit të urtë e të matur”/ Sot një vit nga ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, deputeti Leskaj kujton ish-presidentin

Vizita e Ramës në Lazarat, deputeti i PD ‘shpërthen’ në akuza të rënda: Si krimineli në vendin e krimit! E pritën ashtu si ai e meriton

Nuk përmbahet kreu i PD Krujë, ‘shpërthen’ ashpër ndaj Berishës: Nuk fitohet me aleat Ilir Metën dhe me armik SHBA-të

“Kur jam me ju, ndihem se jam me familjen time”/ Ambasadorja Kim nis turin e lamtumirës, ja mesazhi i rëndësishëm që jep

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'
