I ftuar në një studio televizive, Azgan Haklaj, anëtar i Kryesisë së PD-së, ka komentuar shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Agron Zhukri pasi “ngeci” në filtrin e pastërtisë së vetingut, për shkak se nuk arrinte të justifikonte pasurinë.
Haklaj tha se Zhukri përbënte rrezik për sigurinë kombëtare pasi nën petkun e magjistratit tentoi të marrë peng PD-në, duke i dhënë vulën dhe logon e saj Rithemelimit.
“Ata përdorën një kamikaz të plepave, zotin Agron Zhukri për t’i dhënë logon dhe vulën e Partisë Demokratike zotit Sali Berisha. Gjithçka po qartësohet dhe kristalizohet, Tashmë moralisht vendimi ka rënë sepse është një njeri që nuk i justifikon pasurinë dhe do të thotë një njeri i korruptuar dhe SHBA-të këtë shqetësimin kanë, korrupsionin, Korrupsioni është rrezik i sigurisë kombëtare. Pra një njeri i korruptuar si Zhukri ka cënuar sigurinë kombëtare sepse me vendimin e tij janë përpjekur për të rrëmbyer opozitën shqiptare, Partinë Demokratike”,-tha Haklaj.