Nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi ka prapavijë dhe frymëzim politik.
Boçi: Ngjarja ka prapavijë politike dhe frymëzim politik.
Ka një mospërputhje në mënyrën se si është vepruar.
Drejtori i policisë jashtë detyrës së tij institucionale është përpjekur të marrë edhe funksionin e prokurorit duke përcaktuar edhe motivet e goditjes.
Dhuna ndaj avokatit, Nuri: Ngjarje e paprecedentë, gjendja e Sokol Mëngjesit është e rënduar
Shpresoj që të mos jetë si në rastin e Gerti Shella, në momentin kur goditi Sali Berishën ku u tha nga policia se motivacioni i tij ka qenë se ka pasur inat me vitin 97.
Çdo skenar ka perfeksionin e tij, që ai të duket sa më natyral.
Çështja ishte e fituar, ku është mospërputhja?
Përderisa ishte e fituar duket si një mungesë motivimi për të goditur avokatin.
Një kërcënim nuk bëhet me katër persona.
Nuk bëhet as me leva hekuri.