BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Politike

"Ka qenë edhe avokat i Mërtirit e Zotos", analisti i njohur hedh poshtë akuzat e Berishës ndaj Ramës për dhunimin e Mëngjesit: Non sens, qesharake

"Ka qenë edhe avokat i Mërtirit e Zotos", analisti i njohur

Akuzat e Rithemelimit të Berishës, se avokati Sokol Mëngjesi u sulmua me urdhër të Ramës, për analistin Plator Nesturi janë pa sens. I ftuar në një studio televizive, ndërsa dënoi ngjarjen e rëndë, analisti tha se Mëngjesi krahas Berishës, ka qenë edhe avokat i Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.

“Solidarizim dhe shërim të shpejtë. Aq më tepër kur kemi të bëjmë me aspekte të tjera për shkak të detyrës. Gjithsesi këtë çështje duhet ta sqarojnë organet kompetente. Unë uroj që siç patën edhe një urgjencë më të madhe për ta hetuar, për të kapur autorët, ti shkohet deri në fund motiveve. Vëmendjen më të madhe e mori dhe fakti tjetër që kjo ngjarje që padyshim është e rëndë mori konotacione të tjera. U akuzua direkt kryetari i mazhorancës se është ai shkaktari, madje ai që i ka çuar këto banditë për të goditur zotin Mëngjesi.

E para ishte shumë e nxituar, e dyta ishte element shumë i panevojshëm që nuk ka pse të marrë shkas nga këto gjëra të tjera. Për më tepër nëse ne marrim parasysh se mëngjesi është avokat i njohur dhe nuk ndjek vetëm rastin e Berishës. Ai madje është avokat i Mërtirit dhe Zotos për inceneratorët. I bie të presim dhe një deklaratë nga Zoto dhe Mërtiri se është goditur për hir të atyre. Por ka kundërshti në këtë mes sepse është vetë Rithemelimi që ka denoncuar inceneratorët dhe zoti Mëngjesi është edhe te zoti Berisha edhe te Klodian Zoto e Mërtiri. Pra kemi një non sens. Nëse i kapim ngushtë gjërat i bie që e bën jo vetëm qesharake gjithçka por realisht duhet të ketë një përgjegjësi në këtë mes”, shtoi ai në një intervistë televizive.

Më të lexuarat