I ftuar në “Real Story’ të gazetarit Sokol balla, kreu i Partisë së Lirisë ka komentuar largimin e deputetit Agron Çela, i cili kaloi tek Partia Socialiste.
I pyetur nga gazetari Balla se a ishte e rëndësishme influenca e Çelës në Shkodër, meta tha se kjo nuk është hera e parë që ka firo nga PL apo ish-LSI një vit më parë.
Sipas tij PL-së nuk i prish asnjë punë, madje i hapet rruga për dy mandate në Shkodër.
Balla: Zoti Çela dhe influenca e tij në Shkodër ka qenë e rëndësishme në Shkodër?
Meta: Unë mendoj se PL dhe ish-LSi është mësuar me fenomene të tilla. Në Fier psh na iku deputeti dhe i dyti pas deputetit, mori dyfishin LSI në Fier. Kështu që është hapur rruga për dy mandate në Shkodër.