BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë, Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli, nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit është hapur ‘Kutia e Pandorës’, nga pazaret që thurnin në ish-bllok, te bisedat në Pragë dhe mes...

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë,
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja pse u largova nga Iliri dhe pse PL është një eksperiment i dështuar, ish-presidenti do të ketë të njëjtin fati si Berisha

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të
x
BREAKING NEWS

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23 maj merret vendimi për Izet Haxhinë, avokati i tij jep detajet e forta: Plani ishte për të vrarë Saliun në ’98, jo ish-deputetin demokrat, ja 23 provat që ish-truproja disponon për krimet e Be...

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për “SKY ECC” dhe dosjen “McGonigal”, në përgjime ka rënë edhe Edi Rama, ja të fshehtat nga koncesioni prej 20 milionë euro që ka përfituar ish-agjenti i FBI nga kryeministri shqiptar...

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për
x
BREAKING NEWS

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë, gjysma e grupit parlamentar të PS kanë vila në Lalëz dhe shtëpi te rezidenca e Gentiana Sulës, ja si rrëzohet Rama nga pushteti

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë,
x
BREAKING NEWS

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof gazetarin Klodian Tomorri, zbulon disa nga skandalet e bëra publike nga Nisma Thurje dhe del hapur në mbështetje të SPAK

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof
x
BREAKING NEWS

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të jetë rritja e pensioneve që do të realizohet në tetor, skema që po ndiqet dhe detajet nga dy bonuset që do të marrë mosha e tretë për këtë vit

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të
x
BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll
x

Politike

Kalimi i Pr.Ligjit për Referendumet te "Ligjet", Shehi: Shqipëria është bërë sot shtet me kancelar

Kalimi i Pr.Ligjit për Referendumet te "Ligjet", Shehi:

Deputeti Dashamir Shehi, thotë se projektligji për referendumet kaloi një ditë më parë në Komisionin parlamentar të Ligjeve, ndërsa në sirtarët e Kuvendit ka afro dy vjet.

"Projektligjin e kemi dorëzuar në vjeshtë 2022, e shoh si shenjë të mirë nëse kanë dëshirë për ta kaluar, më mirë vonë se sa kurrë.

Të drejtën referendare e kemi shkruar në Kushtetutë, asnjëherë nuk është zbatuar.

Duhet tu kthejmë shqiptarëve një të drejtë që e kanë në Kushtetutë por që nuk është zbatuar kurrë.

Ne kemi bërë dy herë referendume, në kohën kur nuk kishte Kushtetutë dhe për dy çështjet më madhore, një për Kushtetutën ne 1994 që u humb dhe një është bërë referendumi për formën e regjimit, do jemi republikë apo monarki.

Ne kemi bërë referendum për gjëra madhore në mungesë të Kushtetutës, tani që kemi Kushtetutë, nuk bëjmë."

Nga një studio televizive, ai deklaroi se është një e drejtë legjitime e qytetarëve shqiptarë ushtrimi i pushtetit nëpërmjet referendumit.

Sipas tij, çështja e sistemit zgjedhor mund të drejtohet edhe me referendum, pasi 2008, prodhoi pushtet për dy grupe politike dhe se sot vuajmë pasojat e kësaj situate.

"Sot Shqipëria, edhe pa e kuptuar vetë, është bërë një shtet me kancelar. Forca të reja politike nuk hyjnë në punë, se ligji është i tillë.

Dhe që nga viti 2008 nuk ka asnjë parti të re apo grup politik që mund të marrë një deputet.

Është bërë që të mos futet askush brenda, ose të futet në sqetullat e dy partive.

Ne kemi propozuar 30 deputetë, që nëse nuk kanë dëshirë të ndryshojnë sistemin zgjedhor, të ketë të drejtë populli shqiptar të shprehet.

Kjo është një formulë për të çarë rrethimin e autokracisë, aq më tepër që kjo është një formë e shkruar në Kushtetutë.

Se referendumi është ushtrim i drejtpërdrejtë i demokracisë pa institucione të tjera si ndërmjetëse.

Në Kushtetutë përcaktohet se duhen 50 mijë firma në nivel kombëtar, për të thirrur një referendum.

Por me demografinë aktuale dhe largimi, numri do ulet.

Ne kemi kërkuar që për referendumet kombëtare, të jetë numri i votave që duhet për një deputet.

Ky numër duhet të jetë në varësi të situatës së re.", përfundoi Shehi.