Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka vendosur dje lënien në fuqi të vendimit për hetimin e Autoritetit të Dosjeve, pas kallëzimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ky i fundit pak kohë më parë kallëzoi Autoritetin për falsifikim e shpërdorim detyre si dhe akuzon këtë institucion se ka kryer 6 shkelje. Dhe për këtë arsye dje “Apeli” detyroi përfundimisht Prokurorinë të nisë hetimet. Po sa i takon këtij vendimi ditën e djeshme ka reaguar edhe Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, i cili gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, shprehet se po pret vendimin e arsyetuar dhe pastaj do të shprehet, ndërsa thekson se zbatimi i ligjit është kryefjalë e punës së këtij institucioni. “Tiranë 01.06.2023- Autoriteti u njoh nëpërmjet medias me njoftimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për lënien në fuqi të vendimit me Nr. 1959 Akti, datë 18.11.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Autoriteti për Informim mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit deklaron se është në pritje të vendimit të arsyetuar dhe siguron publikun se në veprimtarinë e tij zbaton parimet kushtetuese dhe ligjin e veçantë me të cilin normohet veprimtaria e tij institucionale, si dhe respekton parimet e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat që ka çdo institucion. Parimisht, si në çdo rast kur vendimet përmbajnë detyrime për Autoritetin, Autoriteti vepron duke zbatuar detyrimet e përcaktuara nga gjykata ose i ankimon vendimet në gjykatat më të larta. Autoriteti vlerëson ndjekjen e të njëjtës rrugë edhe nga institucione të tjera, sipas kompetencave, si dhe është i hapur për bashkëpunime me të gjitha institucioneve në përputhje me ligjin në fuqi të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në reagimin e Autoritetit të Dosjeve për gazetën “SOT”.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë