Presidenti Ilir Meta ka dalë sot një konferencë për mediat, ku ka folur për arsimin në vend, duke marrë shkas nga raporti i fundit që e rendiste Shqipërinë të fundit në rajon.
“Shqipëria e fundit në Europë dhe Rajon. Ky rezultat për arsimin është kambanë alarmi. Është kambanë që bie jo vetëm për qeverinë, por dhe për shoqërinë civile dhe për organizatat rinore. është e papranueshme se Sipas INSTAT, më pak se 30% e popullsisë, të jetë me arsim të mesëm. Vetëm 20% e vajzave dhe grave të zotërojnë arsim të mesëm. Arsimi 9-vjeccar që është i detyrueshëm. S’e meritojmë renditjen në fund të rajon dhe Europë për shkak të nivelit të ulët të investimeve. Kjo është braktisje masive nga rinia te vendit”, tha ai.