
Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Kandidatët e parë të PS për zgjedhjet lokalet të 14 majit, konfirmohen disa prej tyre, Vlora mbetet në pikëpyetje, ja tre emrat e mundshëm

Shkruar nga Dario VELAJ 7 Shkurt 2023

Partia Socialiste po merr të gjithë kohën e nevojshme për të përzgjedhur të 61 kandidatët që do të kërkojnë postin e kryebashkiakut në zgjedhjet lokale të 14 majit. Tirana, Shkodra, Elbasani dhe shumë qytete kanë të rikonfirmuar emrat nga radhët e mazhorancës. Në shumicën prej tyre priten të caktohen kryetarët e bashkive në detyrë, të dalë nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, ku mori pjesë vetëm PS. Një dilemë e madhe mbetet përzgjedhja e kandidatit/kandidates së socialistëve për bashkinë e Vlorës, bastion historik i së majtës. Në media po qarkullojnë 3 emra që mund të votëbesohen nga baza socialiste e qytetit bregdetar për të përfaqësuar partinë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Skënder Brataj, Vilma Bello dhe Odise Moçka janë 3 emrat që po diskutohen për të garuar në Vlorë.
Të konfirmuarit; nga Veliaj, Llatja, Beci te Tërmet Peçi, ja emrat
Erion Veliaj në Tiranë, Gledjan Llatja në Elbasan, Benet Beci në Shkodër janë konfirmuar publikisht deri tani si kandidatët e selisë rozë në zgjedhjet e radhës për postin e kryebashkiakut. Edhe kryebashkiakja në detyrë e Durrësit, Emirjana Sako do të jetë kandidatë sërish për këtë qytet në 14 maj. Vetë kryeministri ka vendosur që jo vetëm Sako, por dhe të gjithë kryebashkiakët socialistë që fituan postin në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022 në Rrogozhinë, Dibër, Lushnjë, Vorë dhe Dibër, do të votëbesohen sërish nga PS për të kërkuar një tjetër mandat në krye të pushtetit lokal në 14 maj. Për rrjedhojë, Edison Memolla në Rrogozhinë, Rahim Spahiu në Dibër, Eriselda Sefa në Lushnjë dhe Blerim Shera në Vorë do të përfaqësojnë sërish partinë në pushtet në zgjedhjet lokale në këto 4 bashki. Edhe pse kishte shumë pikëpyetje për Armando Subashin në Fier dhe Qerim Ismailajn në Mallakastër nëse do të kandidonin sërish në këto qytete për shkak të skandalit të inceneratorëve dhe dënimit me 40 ditë punë për “falsifikim të formularit të dekriminalizimit” lidhur me një dënim në Greqi në 1999, i deleguari i PS për qarkun Fier, Taulant Balla bëri me dije para 2 ditësh se Subashi dhe Ismailaj janë të preferuarit e PS në këto 2 qytete. Në bashkitë e tjera të Shqipërisë, do të kërkojnë një tjetër mandat Pjerin Ndreu në Lezhë, Flamur Golemi në Gjirokastër. Ndërsa shumë gjasa kanë të rikandidohen: Ilir Xhakolli në Pogradec, Ervin Demo në Berat, Alma Hoxha në Përmet, Adrian Gurma në Sarandë, Kastriot Gurra në Librazhd, Ndrec Dedaj në Mirditë, Arif Tafani në Belsh dhe Tërmet Peçi në Tepelenë.
Gjici dhe Suli në dyshim, Avokati i Shtetit favorit për të garuar në Vlorë
Të sigurtë që nuk e kanë rikandidimin janë Safet Gjici në Kukës dhe Rakip Suli në Kamëz. Këto bashki kanë gjasa të forta të rimerren nga PD, pasi janë bastione të forta të selisë blu. Për sa i përket Vlorës, ndër 3 emrat e përfolur për t’u përzgjedhur si kandidat i PS në zgjedhjet lokale të 14 majit, më favorite është Avokati i Shtetit, Odise Moçka. Më herët, Moçka ka ushtruar funksionin e drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Hetimit Tatimor, ndërsa ka kryer detyrën e specialistit të Antikorrupsionit në Kryeministri. Nga ana tjetër, Skënder Brataj është një mjek me përvojë dhe drejton prej vitesh Shërbimin e Urgjencës Kombëtare. Vilma Bello ushtron aktualisht detyrën e zv/ministres së Turizmit dhe Mjedisit. Në legjislaturën e kaluar, ajo u votua si deputete e Vlorës dhe shërbeu si n/kryetare e grupit parlamentar të PS.
Zv/ministrat kandidatë në zgjedhjet e 14 majit? Ja ç’paralajmëroi Gjiknuri
Në një intervistë për “Vizion Plus” në 17 janar, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe njëherazi i deleguari i selisë rozë në Elbasan, Damian Gjiknuri paralajmëroi se në zgjedhjet e radhës, mund të përzgjidhen dhe zv/ministra si kandidatë për disa bashki të vendit. Megjithatë, ai nuk zbuloi emra konkretë. “Fokusi i PS për gjetjen e kandidatëve do të jetë jashtë grupit parlamentar. Një pjesë e zv/ministrave janë pjesë e strukturave të PS, njerëz të lidhur me terrenin, dhe mund të jetë edhe ndonjë i tillë. Nuk mund të them se tanimë kemi një zv/ministër por nuk do të ishte çudi që edhe mund të kishte të tillë”, bëri me dije Gjiknuri për “Vizion Plus”.
Më të lexuarat


Gazetari i njohur kritikon ashpër Blendi Fevziun: Vjen kryeministri Rama, të bën një skandal, të fyen dhe denigron dhe prapë e thërras në emision se me rëndësi janë klikimet

“Transporti urban në Tiranë do të jetë falas”, Belind Këlliçi sqaron deklaratën e bujshme

Zgjedhjet e 14 majit/ Ekspertja e ekonomisë 'shuplakë' Ramës: U kujtua për qytetarët para zgjedhjeve, për tu blerë votën

Ambasadorja Kim ka një mesazh për shqiptarët: Në një stivë do gjesh një dru të shtrembër...

Gazetari i njohur zbërthen prapaskenat mes PD dhe kandidatëve të primareve: Ja ujditë që po bëjnë në veri

Deputeti i PD-së reagon ashpër mbi situatën në vend: Në qeverisjen e Ramës më lehtë porosit vrasje se kafe

Deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Mund të gjendet një shteg për të dalë me një kandidat

“Ukraina dhe FBI, profilet në korrupsion”/ Media amerikane zbulon rolin e Dorian Duçkës me djalin e Joe Biden: Ishte lidhja e McGonigal me kryeministrin e korruptuar Edi Rama

Gazetari zbulon dy kandidatët e rinj që garojnë për Alibeajn

Zgjedhjet e 14 majit/ Koalicioni i Berishës dhe Metës prezanton një tjetër kandidatë, reagon deputeti me tone të forta ndaj qeverisë: Ai ha, pi dhe zhgërryhet si derrat bashkë me kryetarin e Bashkisë sot
