BREAKING NEWS

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD, demokratët rrezikojnë sanksione, Ambasada Amerikane deklaratë “bombë”, të kenë kujdes personat që shoqërohen me Sali Berishën dhe familjen e tij

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD,
x
BREAKING NEWS

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i lartë i SHBA zbarkon në Tiranë më 20 qershor, Joe Biden zgjat “emergjencë kombëtare” për të zhdukur korrupsionin në Shqipëri, zbardhet dokumenti që fundos familjen “Berisha”, sekuestrim pasurie për...

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i
x
BREAKING NEWS

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që do të fundosë Ilir Metën në SPAK, Kreshnik Spahiu zbulon detaje nga përgjimi që nëse merret seriozisht nga autoritetet mund të hapë “Kutinë e Pandorës” në politikë

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që
x
BREAKING NEWS

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti i shtetit për shkak të vjedhjeve dhe keqmenaxhimit, Spitali Amerikan zero investime në pajisje dhe përdor mjekët e spitaleve publike, qeveria asnjë kontroll

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti
x
BREAKING NEWS

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në nr.2 i qeverisë dhe ministre e tenderave në Shqipëri, ja detajet e forta që zbardhi media greke për bashkëpunëtoren e Ramës, nga “festa” me 50 milionë eurot që i ka borxh kompanisë “Acto...

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në
x
BREAKING NEWS

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po heton prokurori Sotir Kllapi, në skaner pronat dhe llogaritë bankare, nga tërheqja e 20 mijë euro në vitin 2008, lejet për ndërtime, vila në Gjirin e Lalzit, deri te mobilimi dhe misteri i...

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po
x
BREAKING NEWS

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e fundit e pyetjeve të tij në SPAK, ja provat që e kanë fundosur, juristi Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e
x
BREAKING NEWS

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur, Myslym Murrizi zbulon se çfarë po ndodh brenda opozitës dhe tregon "recetën" që do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur,
x

Politike

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi

“Foltorja” është përfshirë së fundmi nga zhvillime të forta. Lufta për poste është ndezur dhe aludimet se Argita Malltezi mund të jetë pasuese e Sali Berishës në krye të Rithemelimit ka bërë që të ndizet fitili i “fuçisë së barutit”. Por Malltezi, që së fundmi nuk i ka fshehur më ambiciet e saj për të trashëguar të atin në krye të Rithemelimit, duket se frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik. Dje në një postim në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ajo citonte pikërisht Josif Stalinin: “Unë besoj vetëm te një gjë: pushteti i vullnetit njerëzor.” Kjo thënie e Stalinit duket se e ka frymëzuar Argita Malltezi Berishën, duke e tejkaluar edhe babanë e saj, i cili, duhet thënë se, nuk ka pasur guxim kaq të madh për të cituar etërit e tij shpirtëror, madje ka bërë gjithçka për ta fshehur të kaluarën dhe formimin e tij, pavarësisht se në 34 vite nuk ka treguar gjë tjetër vetëm atë se e ka të pamundur të sillet ndryshe nga frymëzuesit e tij. Evi Kokalari ka mbetur e shokuar nga shprehja që ka shpërndarë Argita Malltezi, “Just WOW-Jam pa fjalë! Argita Malltezi Berisha ndan kuotën e Joseph Stalin. Më pas Kokalari thotë se Argita e ka fshirë postimin.

Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Nënkryetari i PD-së, Roland Bejko u shpreh dje se Foltorja ka hyrë në fazën e ngrënies së vetes së vet, njerëzit po i ikin dhe zhgënjimi në radhët e saj është i madh. 'Zonja Malltezi është non grata. Unë jam tek PD, ajo është një organizatë familjare. Demokratët shkuan me shpresë se Berisha është më i zoti se Basha. Tani ka zhgënjim. Shkuan disa deputetët së fundmi për kalkulime. Ka filluar leximi mbrapsht edhe prej tyre. Në këto kushte me një parti familjare, partinë e quante pronë të vetën. U çudit pse bënte rezistencë Basha, vajti ta nxirrte me shqelma. Tani është në fazën e ngrënies së vetes. Foltores i mungon kauza. Nuk i qëndroi tezave morale për të cilat njoftoi krijimin. Kështu ra Roma e lashtë, hëngri veten”, tha Bejko. Këtë fakt e konfirmoi vetë Belind Këlliçi, i cili u shpreh së fundmi se si çdo anëtarë i PD-së edhe Argita Malltezi ka të drejtën për të garuar për çdo pozicion, por theksoi se Partia Demokratike nuk e ka luksin për trashëgim të pushtetit, duke dalë kështu hapur kundër kandidaturës së saj. 

Argita e rrezikuar nga drejtësia

Goditja për “Foltoren” do të jetë edhe më e madhe nëse drejtësia nis hetimet edhe për Argita Berishën. Vetë ish-kryeministri tha vitin e kaluar kur dilte dhe mbronte nëpër konferenca fëmijët e tij se Londra e akuzon se ka prova për vajzën e tij, e cila ka vepruar si portiere për investitorët që vinin në Shqipëri. Në dosje, britanikët kanë llogaritë bankare dhe veprimtarinë e vajzës së tij. Pak muaj pasi Sali Berisha u zgjodh kryeministër i Shqipërisë në vitin 2005, vajza e tij Argita Malltezi u kthye në shtëpi nga Prishtina, duke lënë pas një punë të mirë paguar në Misionin e Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, për të hapur një zyrë ligjore në kryeqytetin Tiranë. Duke u bashkuar me një nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e saj në UNMIK, Flutura Kola, ata krijuan tre firma avokatësh-Malltezi&Kola, Kola&Associates dhe Malltezi&Associates, duke ndarë një zyrë dhe një listë në rritje të klientëve fitimprurës. Në pak muaj, ata u bënë avokatët e kërkuar për kompanitë shumëkombëshe që kërkonin të investonin në ekonominë shqiptare në rritje të shpejtë. Por ish-klientët pretendojnë se e kanë punësuar Malltezin për lidhjet e saj familjare dhe për të anashkaluar kërcënimet e shantazhit, jo vetëm për aftësitë e saj ligjore. Qëndrimi i Berishës si kryeministër i Shqipërisë nga viti 2005 deri në vitin 2013 u shënua më shumë nga skandale korrupsioni sesa ndershmëri. Malltezi&Kola u përfshinë në disa prej akuzave më së shumti për rolin e firmës në aferën Fazlliç dhe Argita Malltezi u akuzua nga opozita se vepronte si portiere e kryeministrit. Malltezi konsiderohej gjerësisht si një eminencë në qeverinë e babait të saj. E tillë ajo përshkruhet në dy memorandume të brendshme të Ambasadës Amerikane në Tiranë në atë kohë, të cilat u publikuan nga faqja e internetit Wiki Leaks.