Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar dje për kaosin e shkaktuar sërish nga grupi i Bardhit dhe Berishës në Kuvend. Ajo tha se dikush që mburret me faktin që zhvillimet e dhunshme në Kuvend kanë zënë faqen e parë të gazetave të huaja, do të thotë se ai person kërkon që vendi të kthehet pas nga progresi i bërë. “Numrat e shumtë të turistëve nuk vijnë vetë, ato vijnë me transformimin e infrastrukturës, me një ekonomi të qëndrueshme. Pamjet që ata po duan t’i tregojnë botës nga Kuvendi me lumturi e krenari të madhe që zjarri në Kuvendi ne Shqipërisë ka zënë faqet e gazetave ndërkombëtare. Të mburrësh se i vë flakën Kuvendit tënd, do të thotë se do që vendi yt të kthehet pas, nuk do të shohësh asnjë lloj pune sepse i ka bërë Edi Rama”, deklaroi deputetja Spiropali gjatë Asamblesë së Zgjeruar të PS në Shkodër.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë