Kreu i Grupit të PS, Bledi Çuçi, dje në një deklaratë për media, foli për kaosin e Rithemelimit në Kuvend. Ai tha se PS do vazhdojë të qeverisë dhe miratojë ligjet. Çuçi tha se gjithçka po e bëjnë vetëm për t’i shërbyer Berishës, i cili është vënë në hetim nga SPAK për aferën e Partizanit.“Tymueset dhe barrikadat janë skenar i opozitës. Do vazhdojmë të miratojmë ligje, të qeverisim. Debati parlamentar nuk është vetëm seancë planer është edhe më i gjerë në komisione. Po opozitë? Me forcë nuk i marrim t’i fusim në komisione. Skenari ynë është të miratojmë ligjet. Nuk i ndezim ne flakadanët, nuk e bllokojmë ne foltoren, nuk heqim ne me dhunë. Për të penguar punën për arsye që nuk lidhen me parlamentin, por lidhet vetëm me një njeri që është në SPAK. Kjo është çështje e opozitës, jo e jona”, tha Çuçi. Partia Socialiste ka zhvendosur punimet e Komisioneve Parlamentare online pas kaosit që Rithemelimi krijon në Kryesinë e Kuvendit. I pyetur nga gazetarët mbi këtë çështje, Çuçi tha se mbledhjet online janë gjëja më normale që pas pandemisë dhe për zhvillimin e tyre online kanë konsensusin e Konferencës së Kryetarëve. “Pas pandemisë mbledhjet online janë gjëja më normale. Konsensus me anëtarët e Konferencës së Kryetarëve. Kemi bërë mbi një vit komisione online. Pandemia nuk parashikohet në rregulloren e Kuvendit, pas pandemisë komisionet online janë gjëja më e zakonshme”, u shpreh Çuçi. Po ashtu, kreu i Grupit të PS, Bledi Çuçi është pyetur nga gazetarët nëse mazhoranca është e hapur për dialog duke pasur parasysh situatën që është krijuar pas kaosit të Rithemelimit. Çuçi u shpreh se janë të hapur për dialog për hallet e shqiptarëve, jo për dialog.“Absolutisht për dialog. Duhet të vendosim grupin. Me gjithë? Ka vështirësi të puqësh gjithë grupet e opozitës. Nuk është PS që e ka katandis kështu, mos mendoni kurrë se do e bashkojë PS opozitën. Ne jemi të hapur për dialog në të mirë të shqiptarëve, jo dialog për pazar”, tha Çuçi.
Einxhell Shkira në një pritje të një ‘Baby Goc’?/ Moderatorja habit me veprimin e fundit
Einxhel ka postuar në instagramin e djalit të saj, Trev, një foto të tij ku shihet me flokët e kapura...
Lexo më shumë